• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Blendi Klosi: Pushtetet janë të ndara, Gjykata ( e pazgjedhur nga populli) s’mund të pezullojë një ministër

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
Blendi Klosi: Pushtetet janë të ndara, Gjykata ( e pazgjedhur nga populli) s’mund të pezullojë një ministër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar këtë të hënë zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese lidhur me rastin Balluku, duke sqaruar qëndrimin e mazhorancës për raportin mes drejtësisë dhe pushtetit ekzekutiv.

Në një intervistë për Euronews Albania, Klosi theksoi se Partia Socialiste vijon të mbështesë pa kushte drejtësinë e re dhe institucionet e saj, por nuk është dakord me ndërhyrjen e pushtetit gjyqësor në funksione që, sipas mazhorancës, janë të padelegueshme dhe burojnë nga vullneti i qytetarëve.

Sipas Klosit, në aspektin formal nuk ka një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa debati i vërtetë lidhet me procedurat dhe jo me parimin e mbështetjes ndaj drejtësisë.

Ai nënvizoi se mbështetja për reformën në drejtësi mbetet e palëkundur, por kjo nuk përjashton të drejtën e mazhorancës për të shprehur rezervat e saj mbi mënyrën se si interpretohet raporti mes institucioneve.

Klosi iu referua edhe qëndrimit të kryeministrit pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, duke theksuar se mazhoranca i qëndron fort parimit të ndarjes së pushteteve.

Sipas tij, çështja që ngre debat nuk është hetimi apo vendimmarrja e drejtësisë, por fakti nëse një funksion i zgjedhur dhe i padelegueshëm mund të pezullohet nga një organ që nuk buron nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve.

Ai shtoi se as Kuvendi dhe as Kryeministri nuk kanë marrë një sqarim të qartë nga vendimi i Kushtetueses mbi këtë raport institucional. Për Partinë Socialiste, theksoi Klosi, është e papranueshme që një organ që nuk është i zgjedhur nga populli të pezullojë një ministër, pasi bëhet fjalë për një funksion kushtetues të padelegueshëm.

Deklaratat e Klosit vijnë në vijim të debatit politik dhe institucional të hapur pas rastit Balluku, ndërsa mazhoranca ka paralajmëruar se do të kërkojë zgjidhje përmes ndërhyrjeve ligjore, duke theksuar se mbështetja për drejtësinë mbetet e pandryshuar.

Artikulli para

Inteligjenca Artificiale hyn në sallën e operacionit, por shtohen shqetësimet për sigurinë

Artikulli pas

Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë
Aktualitet

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia
Aktualitet

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën
Aktualitet

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë
Aktualitet

Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë

1 Tetor, 2026
Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane
Aktualitet

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet

Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton planin e ri, ndryshon lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton planin e ri, ndryshon lëvizja e mjeteve

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan të ri të menaxhimit të trafikut në...

Lexo të plotë
Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

5 Qershor, 2026
“Air France” dhe “Airbus” shpallen fajtorë për tragjedinë ajrore Rio de Zhaneiro-Paris

“Air France” dhe “Airbus” shpallen fajtorë për tragjedinë ajrore Rio de Zhaneiro-Paris

21 Maj, 2026
SHBA godet me tarifa 60 vende të reja, përfshirë edhe BE

SHBA godet me tarifa 60 vende të reja, përfshirë edhe BE

24 Korrik, 2026
HISTORIKE/ Avioni Airbus A350-1000 i Qantas në ajër për 19 orë nga Franca në Australi

HISTORIKE/ Avioni Airbus A350-1000 i Qantas në ajër për 19 orë nga Franca në Australi

25 Korrik, 2026

Të Fundit

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr