• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Editor Nga Editor
11 Shtator, 2026
në Shëndet
A A
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Share on FacebookShare on WhatsApp

A ke fjetur ndonjëherë pranë një partneri që gërhet dhe je zgjuar të nesërmen duke u ndjerw i stresuar, i papërqendruar ose me probleme me kujtesën?

Meqë gërhitja është relativisht e zakonshme, shpesh lihet pa trajtuar dhe konsiderohet thjesht si një bezdi e padëmshme. Por, sipas ekspertëve, të flesh pranë një personi që gërhet mund të ndikojë në shëndetin tënd.

Gërhitja shkaktohet nga dridhja e indeve të buta në rrugët e sipërme të frymëmarrjes gjatë gjumit, shpjegon Dr. Clare Simon, dentiste me interes të veçantë në mjekësinë dentare të gjumit.

Rreth 40% e popullsisë së rritur në Mbretërinë e Bashkuar gërhet, ndërsa problemi prek më shumë burrat sesa gratë, sipas British Snoring and Sleep Apnoea Association (BSSAA).

Dhe 75% e njerëzve që kanë një partner që gërhet thonë se gjumi i tyre është ndikuar, sipas një sondazhi amerikan të kryer nga Sleep Foundation.

Ja çfarë duhet të dini për ndikimin te partneri dhe çfarë mund të bëni për këtë.

Përqendrimi dhe kujtesa

Prof. Ama Johal, ortodontiste konsulente dhe eksperte e gjumit në Aerox Health, shpjegon se partneri i një personi që gërhet mund të ndikohet aq shumë, saqë “arrin në pikën kur, si përpjekje të fundit, ngrihet dhe shkon të flejë në një dhomë tjetër, sepse thjesht duhet të flejë”.

Gjatë natës, ne kalojmë nëpër faza të ndryshme të gjumit, të cilat përsëriten zakonisht çdo 90 minuta.

Fazat më të thella të gjumit janë të rëndësishme për rikuperimin fizik.

Nëse gjumi ndërpritet shpesh, mund të kaloni më pak kohë në fazat rikuperuese të gjumit. Kjo do të thotë se mund të zgjoheni të lodhur, edhe nëse keni kaluar shumë kohë në shtrat, shpjegon BSSAA.

Truri përpunon dhe ruan informacionin e ditës gjatë gjumit. Gjumi i fragmentuar – i cili mund të ndodhë kur zgjoheni për shkak të gërhitjes së partnerit – mund ta ndërpresë këtë proces, duke ndikuar në përqendrimin dhe kujtesën.

Gjumi i çrregulluar mund të ndikojë gjithashtu në rregullimin e hormoneve, gjë që ndikon në nivelet e energjisë dhe motivimin.

Gjumi gjithashtu luan një rol në rregullimin e sistemeve të trurit që lidhen me stresin dhe reagimet emocionale. Kur gjumi ndërpritet, këto sisteme mund të çrregullohen, duke ju bërë më nervozë dhe më pak të aftë për të përballuar stresin.

Këtë e ka përjetuar edhe Meg Warren, 29 vjeçe, kur gërhitja e ish-partnerit të saj nuk e linte të flinte.

Ajo thotë: “Pa përjashtim, pas një zgjimi të shkaktuar nga gërhitja, ndihesha jashtëzakonisht vigjilente dhe në gatishmëri.”

Meg, e cila punon si oficere e medias në një organizatë bamirësie, e shtynte partnerin gjatë natës dhe përpiqej ta bindte të flinte në krah, në vend që të flinte me shpinë.

Ajo thotë se zgjohej “e përgjumur dhe e trullosur, ndonjëherë aq shumë sa dukej sikur kisha një gjendje të ngjashme me atë pas konsumimit të tepërt të alkoolit”.

Gërhitja ndikoi edhe në marrëdhënien e tyre. Meg shpjegon: “Gjithmonë thosha se, nëse do të jetonim bashkë, do të na duhej një dhomë gjumi rezervë për netët kur gërhitja do të ishte vërtet e padurueshme.”

Simon thotë se gjumi i ndërprerë, i shkaktuar nga gërhitja e partnerit, mund të çojë në irritim, debate dhe – nëse vendoset që partnerët të flenë në dhoma të veçanta – në më pak intimitet.

Kur është koha për të kërkuar ndihmë?

Sipas Simon dhe Johal, ka gjëra që mund të bëhen. Por fillimisht është e rëndësishme të dalloni nëse partneri thjesht gërhet apo nëse ka apnea të gjumit.

“Çfarë nuk dëshironi të bëni është thjesht ta bëni dikë të jetë më i qetë gjatë natës, ndërkohë që mund të humbisni mundësinë për të zbuluar një çrregullim të frymëmarrjes gjatë gjumit,” thotë Simon.

Shenjat e apnesë së gjumit, një çrregullim që shkakton ndalimin dhe rifillimin e përsëritur të frymëmarrjes gjatë gjumit, përfshijnë pauza në frymëmarrje, mbytje ose marrje fryme me vështirësi gjatë natës, zgjime të shpeshta dhe dhimbje koke në mëngjes.

Përshtatur nga BBC.

/Skyweb.al

Etiketat: gerhitja
Artikulli para

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

Artikulli pas

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin
Shëndet

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?
Shëndet

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje
Shëndet

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve
Shëndet

Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve

24 Tetor, 2026
Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale
Shëndet

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Të Përzgjedhura

Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen
Aktualitet

Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen

Nga Editor
9 Shtator, 2025
0

Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e re ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, duke paralajmëruar ndëshkime të rënda penale...

Lexo të plotë
A ndihmon vera e kuqe në shëndetin e zemrës?

A ndihmon vera e kuqe në shëndetin e zemrës?

1 Dhjetor, 2025
Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

3 Korrik, 2025
Konservuesit në ushqime ndikojnë në tensionin e lartë dhe infarktin e zemrës

Konservuesit në ushqime ndikojnë në tensionin e lartë dhe infarktin e zemrës

24 Maj, 2026
Miratohet regjistri online për personat që u ndalohet hyrja në kazino dhe lloto

Miratohet regjistri online për personat që u ndalohet hyrja në kazino dhe lloto

1 Mars, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr