• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Editor Nga Editor
11 Shtator, 2026
në Shëndet
A A
Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kur avionët e rrëmbyer rrëzuan dy kullat binjake të World Trade Center më 11 shtator 2001, rreth 25,000 fëmijë jetonin ose ndiqnin shkollën aty pranë, në pjesën e poshtme të Manhatanit, ndërsa mijëra të tjerë ndodheshin në lagjet përreth. Disa ishin foshnja dhe fëmijë të vegjël, ndërsa të tjerë ende nuk kishin lindur dhe ndodheshin në barkun e nënave të tyre.

Edhe pse këta fëmijë u ekspozuan ndaj resë masive toksike dhe pluhurit që u përhap pas shembjes së kullave, i cili përmbante beton të pulverizuar, fibra qelqi, azbest dhe ndotës të tjerë, shumë pak prej tyre u përfshinë në studimet shëndetësore afatgjata të financuara nga qeveria për të mbijetuarit e sulmeve në World Trade Center. Këto studime u përqendruan kryesisht te punonjësit e emergjencave dhe të rriturit e tjerë, shkruan Reters.

Si rezultat, nuk ka pasur një mënyrë sistematike për të ndjekur sëmundjet kronike, përfshirë kanceret, sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet që lidhen me shëndetin riprodhues, të cilat mund të shfaqen vetëm tani, ndërsa këta fëmijë po arrijnë moshën 30 dhe 40 vjeç, thonë shkencëtarët.

Mbeten ende pyetje të rëndësishme nëse ekspozimi ndaj toksinave dhe trauma e përjetuar më 11 shtator dhe pas tij kanë rritur rrezikun e problemeve shëndetësore afatgjata te këta persona, sipas shkencëtarëve.

Për të adresuar këto boshllëqe, Kongresi njoftoi në vitin 2022 se do të financonte një studim të këtyre individëve, i cili do të zhvillohej nën mbikëqyrjen e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Muajin e kaluar, CDC njoftoi se do të pranonte aplikime nga studiues për të ngritur Qendrën Koordinuese të Kërkimeve për të Rinjtë e World Trade Center dhe për të identifikuar e ndjekur një grup kërkimor të të rinjve, të njohur si “Youth Research Cohort”.

Agjencia ka përcaktuar se pjesëmarrësit në studim duhet të kenë qenë 21 vjeç ose më të rinj, ose të kenë qenë ende në barkun e nënës, dhe të kenë jetuar në zonën poshtë Rrugës 14 në Manhattan ose kudo në Brooklyn, më 11 shtator 2001 ose pas kësaj date.

Për krahasim, do të rekrutohen edhe persona të së njëjtës grupmoshë, por që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj këtyre faktorëve.

Nuk është e qartë se sa pjesëmarrës shpreson të rekrutojë CDC-ja, por një zëdhënës i agjencisë tha se pritet të shpenzohen deri në 50 milionë dollarë në total për programin. Data e parashikuar e fillimit të projektit është 1 korrik 2027, tha zëdhënësi.

Anëtarët e publikut mund të regjistrohen online për të marrë përditësime dhe për t’u njoftuar kur të hapet regjistrimi për personat që plotësojnë kushtet për të marrë pjesë.

Programi Shëndetësor i World Trade Center i CDC-së dhe Regjistri Shëndetësor i World Trade Center i Departamentit të Shëndetësisë së qytetit të Nju Jorkut ofruan shërbime për fëmijët gjatë viteve të para pas sulmeve. Megjithatë, shumica e fëmijëve të prekur morën kujdes shëndetësor nga pediatrit e tyre, ndërsa shumë prej të rriturve të mbijetuar nuk kishin sigurim shëndetësor dhe kishin nevojë për shërbimet e këtyre programeve, kujton Dr. Joan Reibman, specialiste e sëmundjeve të mushkërive në NYU Langone Medical Center. /skyweb.al

Artikulli para

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Artikulli pas

Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin
Shëndet

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?
Shëndet

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje
Shëndet

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve
Shëndet

Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve

24 Tetor, 2026
Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale
Shëndet

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

Të Përzgjedhura

Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD
Ekonomi

Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD

Nga SkyWeb
14 Tetor, 2026
0

Llogaritë individuale me vlerë mbi 1 milion dollarë do t’u nënshtrohen procedurave të zgjeruara të verifikimit, sipas projektligjit për shkëmbimin...

Lexo të plotë
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Rama fton investitorët e huaj: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

Rama fton investitorët e huaj: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish

23 Shtator, 2025
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Më shumë se një linjë e re, ulja e avionit A330 nga Toronto certifikon TIA-n për fluturime ndërkontinentale

20 Qershor, 2026
Suedia ngre alarmin: Nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

Suedia ngre alarmin: Nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

6 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr