• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Suedia ngre alarmin: Nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

Editor Nga Editor
6 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Suedia ngre alarmin: Nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Marina suedeze raporton se pothuajse çdo javë përballet me nëndetëse ruse në Detin Baltik, ndërsa Stokholmi parashikon se prania ushtarake e Moskës në rajon do të rritet pasi të vendoset një armëpushim në Ukrainë. Lajmi u konfirmua nga shefi i operacioneve të marinës, kapiten Marko Petkovic, i cili theksoi se Rusia po zgjeron dhe modernizon vazhdimisht flotën e saj detare.

Sipas tij, identifikimi i mjeteve detare ruse është bërë pjesë e përditshmërisë për marinën suedeze. “Kjo ndodh shumë shpesh. Numri i rasteve është rritur vit pas viti,” tha Petkovic. Ai shtoi se situata në Baltik po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, për shkak të sulmeve të dyshuara hibride me dronë, rrezikut të sabotimit të infrastrukturës nënujore dhe qarkullimit të anijeve të vjetra të transportit të naftës nga “flota hije” ruse. Edhe Mbretëria e Bashkuar javët e fundit ngriti alarmin, pasi një anije ruse spiune hyri në ujërat e saj dhe përdori rreze lazer kundër pilotëve ushtarakë, një veprim që Londra e përshkroi si shenjë të “një epoke të re kërcënimesh”.

Petkovic shpjegoi se relievi i ndërlikuar nënujore në Baltik u jep avantazh nëndetëseve, të cilat mund të fshihen lehtësisht. Ai vuri në dukje se Rusia prodhon çdo vit një nëndetëse të klasës “Kilo” në Shën Petersburg dhe Kaliningrad, pjesë e një programi modernizimi të flotës.

Sipas tij, nëse arrihet armëpushim në Ukrainë, Rusia pritet të rrisë praninë e saj detare në Baltik. Për këtë arsye, ai theksoi se Suedia duhet të vazhdojë forcimin e kapaciteteve të marinës.

Petkovic ngriti gjithashtu shqetësime për flotën civile ruse të cisternave që transportojnë naftë në mënyrë të kamufluar. Ai tha se “flota hije” nuk përbën kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak, por mund të shfrytëzohet për aktivitete që kërcënojnë sigurinë e rajonit, duke përfshirë nisjen e dronëve.

Ai theksoi se infrastruktura nënujore në Baltik mbetet e cenueshme për shkak të kushteve specifike të ujit, gjë që ndikon veçanërisht Suedinë, Norvegjinë, Finlandën, Estoninë dhe Lituaninë — vende të varura nga linjat detare për komunikim dhe furnizim.

Megjithatë, Petkovic vlerësoi se rritja e vigjilencës së NATO-s ka sjellë rezultate pozitive. “Që nga fillimi i operacionit ‘Baltic Sentry’ në janar, nuk kemi pasur asnjë incident me kabllot nënujore,” tha ai, duke theksuar se prania e aleancës ka rritur ndjeshëm ndërgjegjësimin dhe kujdesin e flotës tregtare në rajon.

Etiketat: nendetesesuedia
Artikulli para

Aktivitetet që iu ndihmojnë të jetoni më gjatë

Artikulli pas

Elon Musk: BE duhet të shpërbëhet, të kthehet sovraniteti i shteteve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo
Aktualitet

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

23 Tetor, 2026
Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas
Aktualitet

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët
Aktualitet

E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto

Elon Musk: BE duhet të shpërbëhet, të kthehet sovraniteti i shteteve

Të Përzgjedhura

Iku Air Albania, AJet nis fluturimet direkt Stamboll-Tiranë
Aviacion

Iku Air Albania, AJet nis fluturimet direkt Stamboll-Tiranë

Nga SkyWeb
5 Janar, 2026
0

Kompania ajrore turke me kosto të ulët AJet ka njoftuar nisjen e linjave të reja direkte për në kryeqytetin e...

Lexo të plotë
Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

29 Nëntor, 2025
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

30 Dhjetor, 2025
Proteinat në gjak, çelësi për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike

Proteinat në gjak, çelësi për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike

4 Janar, 2026
A mund të rrisë konsumi i sheqerit në fëmijëri rrezikun e ankthit në moshë madhore?

A mund të rrisë konsumi i sheqerit në fëmijëri rrezikun e ankthit në moshë madhore?

25 Shtator, 2026

Të Fundit

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr