• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Të shkollohesh…

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Shtator, 2025
në OP-ED
A A
Të shkollohesh…
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Agim Baçi*

“Të shkollohesh” biri im do të thotë shumë, por ndonjëherë edhe asgjë, ose shumë pak për të kuptuar jetën njerëzore. Nuk kam qëllim të të dekurajoj duke të shkruar këto rreshta vetëm për të të thënë se shkolla nuk të jep disa gjëra të rëndësishme për të kuptuar si duhet jetën dhe sfidat e saj.
Ka shumë mësues që na kanë mbetur në mendje neve, prindërve të tu, e sigurisht do të të mbeten në mendje edhe ty dhe vëllait tënd disa prej tyre. Por jo për ato që kanë librat, por për mënyrën se si na e kanë qasur të mësuarit, se si kanë arritur të komunikojnë me ne, se çfarë kanë arritur të bëjnë të rëndësishme në jetën tonë e mbi të gjitha, se sa kanë besuar në aftësitë tona.
Por, biri im, duhet të dish se shumë gjëra thelbësore për jetën tonë i mësojmë jashtë kurrikulës së shkollës, pasi aty nuk na mësohet as si të dashurojmë, as si të kemi kurajë dhe as si të luajmë, si të grindemi, si të kërkojmë falje apo se si të falim dikë tjetër.
Biri im, kam kohë që edhe unë mësoj çdo ditë prej teje dhe prej vëllait tënd, sepse ju jeni bij të një kohe tjetër, asaj teknologjike dhe të informacionit.
Por, duhet të dish se ti dhe yt vëlla jeni njëkohësisht edhe vijim i kohës së përhershme, nga e cila të gjithë kemi nevojë të marrim disa gjëra, që shkolla nuk i ka në kurrikulat e saj – kjo është koha e të kuptuarit të vlerave të përhershme njerëzore, e të kuptuarit të tjetrit, e të kuptuarit të lirisë. P.sh., biri im, ndër gjërat më të shtrenjta në jetë janë miqësia pa interes dhe dashuria e sinqertë e të tjerëve ndaj nesh. Në botën e sotme nuk janë aspak të lehta për t’u arritur.
Nuk kanë qenë kurrë të lehta rrugët as për gjyshërit apo prindërit e tu për të kërkuar këto kënaqësi. Por përvoja jonë është vetëm një shtysë për ty, pasi sot, në një botë ku interesi ka mbuluar thuajse gjithçka e sidomos kur dija dhe ndershmëria nuk nënkupton më një rrugë me të cilën njerëzit krenohen, të kërkosh një miqësi dhe një dashuri të tillë është edhe më e vështirë sesa në kohën tonë.
Por në këtë udhë të gjetjes së këtyre kënaqësive, mos u shkarko kurrë nga përgjegjësia jote edhe nëse nuk i gjen për një kohë të gjatë e mos prano të të shkarkojmë as ne, prindërit e tu, nga kjo përgjegjësi, sepse shkarkimi nga përgjegjësia do të të kthejë ty në skllav të dëshirave, do të bëjë që të urresh lirinë tënde për të vendosur.
Biri im, të gjitha kohërat kanë vështirësitë e sfidat e veta. Dhuna e të gjitha llojeve, poshtërsitë apo grabitjet e ndryshme të pronës, gënjeshtrat apo mashtrimet kanë qenë gjithmonë pjesë e kësaj bote. Ndaj, që të jetosh mirë, të jetosh ndershmërisht, nuk të vjen si dhuratë nga qielli, por nga ajo që ti beson, nga guximi yt, nga kuraja jote, pasi ne në thelb jemi ajo që mbrojmë në përditshmërinë tonë, sepse ne jemi ajo që zgjedhim të bëjmë.
Me të drejtë mund të më pyesësh se përse po t’i them sot që je ende në shkollë të gjithë këto gjëra, nëse disa prej këtyre dijeve që po të them nuk i përkasin shkollës?
Po t’i them biri im, sepse në shkollë je me shumë nga bashkëmoshatarët e tu, me të cilët ke nevojë të debatosh, me të cilët bashkëndan disa prej ëndrrave të moshës tënde.
A i studion ëndrrat tuaja kurrikula?
A kanë për detyrë mësuesit të merren me ëndrrat tuaja? Jo, biri im, as kurrikulat e as mësuesit nuk mund të merren me ëndrrat tuaja. Por shkolla shpesh bëhet pjesë e mënyrës se si ëndërrojmë, ndërkohë që një mësues na fton në këtë rrugë e ndonjë tjetër na ul me këmbë në tokë, duke na kërkuar të shohim vetëm realitetin.
‘
Ndaj dhe dua që ta dish se jo gjithçka na e mëson shkolla apo mësuesi, por ne duhet të dimë se auditorët janë një autostradë ku ne mësohemi se si të ecim me të tjerët, të kuptojmë atë që na thuhet si pjesë e së tërës. E nëse mundesh që lirinë, kurajën, grindjen, faljen dhe ëndërrimin t’i diskutosh edhe me miqtë e tu, në shkollë dhe jashtë shkolle, atëherë ke nisur një rrugë që nuk do jesh kurrë vetëm.
Është një rrugë që edhe kur të rrëzohesh, do të kesh mundësi të ngrihesh për të ecur sërish. Ndaj, më lejo edhe një herë të të kujtoj se të shkosh në shkollë, nuk do të thotë edhe se “je bërë Njeri”.
*marrë nga profili i Facebook i autorit 
Etiketat: agim bacileter birit timshkollashkollohesh
Artikulli para

Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat online: Ishin 4 agjentë, na luteshin të regjistroheshim

Artikulli pas

Bilancet e ujit, ERRU: Problem raportimi, bëhet mbi vlerësime jo me matje konkrete

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!
OP-ED

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

24 Tetor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
OP-ED

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

23 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Pse nuk dorëhiqet Edi Rama

20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?
Aktualitet

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

20 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen
OP-ED

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Bilancet e ujit, ERRU: Problem raportimi, bëhet mbi vlerësime jo me matje konkrete

Bilancet e ujit, ERRU: Problem raportimi, bëhet mbi vlerësime jo me matje konkrete

Të Përzgjedhura

Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE
Ekonomi

Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE

Nga Editor
11 Shkurt, 2026
0

Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, sipas një raporti të Fondacionit Europian...

Lexo të plotë
Si gënjeu ministri i Bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD

Si gënjeu ministri i Bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD

18 Shkurt, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Stuhia Goretti godet Europën, fluturime dhe trena të anuluar

Stuhia Goretti godet Europën, fluturime dhe trena të anuluar

9 Janar, 2026
Google Maps përditëson Shqipërinë, nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View

Google Maps përditëson Shqipërinë, nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View

9 Korrik, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr