• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat online: Ishin 4 agjentë, na luteshin të regjistroheshim

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Shtator, 2025
në Aktualitet
A A
Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat online: Ishin 4 agjentë, na luteshin të regjistroheshim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një skemë piramidale online ka goditur qytetin e Divjakës, duke joshur qindra banorë përmes premtimeve për fitime të shpejta. Josif Kruti, një banor i zonës, ka rrëfyer për A2 CNN detaje nga mënyra se si funksionoi mashtrimi me platformën TXEX, ku “agjentë” të vetëshpallur bindnin qytetarët të investonin shuma nga 1 deri në 4 milionë lekë të vjetra.

“Unë dhe bashkëshortja nuk guxuam kurrë, pasi kemi pasur përvojën e hidhur të viteve 1996-1997,” tregon Kruti. Sipas tij, edhe pse kishte presione nga të afërm dhe të rinj që e shikonin si një mundësi të lehtë fitimi, ai nuk pranoi të regjistrohej. “Shoqet e djalit, ish-nxënës, madje edhe miq e shokë, më thoshin ‘është e sigurt, një milion nuk është gjë’. Por unë u thosha: si guxoni të rrezikoni kështu?”

Kruti zbulon se në Divjakë vepronin të paktën katër persona si “agjentë kryesorë”, të cilët i bindnin njerëzit duke u treguar se ata vetë po fitonin. Fillimisht, disa banorë hodhën shuma të vogla, por më pas investuan kursime të tëra, duke besuar se do të dyfishoheshin. “Në tavolina kafenesh flitej hapur, dikush thoshte hodha dy milionë, një tjetër katër milionë. Por në fund, të gjithë humbën,” rrëfen ai.

Sipas dëshmisë, pjesëmarrësit u bënë të varur nga skema, duke lënë punët për të ndjekur oraret e caktuara të programit online ku shihnin në ekran lëvizjet e shumave. “Ishin bërë si të dehur pas kësaj. U dukej sikur paratë po shtoheshin vetë,” shtoi Kruti.

Investimet kryheshin përmes filialeve të bankave, ku paratë kaloheshin në adresat e platformës TXEX, që më pas zhdukej pa lënë gjurmë.

Ajo që e bën skemën edhe më të rrezikshme është fakti se viktimat nuk ishin vetëm qytetarë të thjeshtë, por edhe njerëz me arsim të lartë, madje edhe mësues. “Më thoshin, provo me një milion nga lekët e mia, është e sigurt,” tregon Kruti, por ai refuzoi.

Ngjarja në Divjakë ka hapur plagët e vjetra të traumës së skemave piramidale të viteve ’90, duke rikthyer frikën se mashtrime të tilla po marrin jetë të re online dhe po dëmtojnë edhe një herë qytetarët shqiptarë.

Artikulli para

Turizmi qarkulloi 929 milionë euro: Akomodimi dhe ushqimi, rritje të lartë në 7-mujor

Artikulli pas

Të shkollohesh…

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi
Aktualitet

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Artikulli pas
Të shkollohesh…

Të shkollohesh…

Të Përzgjedhura

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi
Aviacion

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2025
0

Një Boeing 787-8 Dreamliner me destinacion Britaninë e Madhe u rrëzua mëngjesin e sotëm në Ahmedabad të Indisë duke shkaktuar...

Lexo të plotë
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

12 Korrik, 2026
Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te WizzAir do të zgjasë të paktën deri në 2027

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te WizzAir do të zgjasë të paktën deri në 2027

10 Tetor, 2025
Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator

Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator

23 Janar, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr