• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 5 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator

Editor Nga Editor
23 Janar, 2026
në Shëndet
A A
0
Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vetëm një në çdo gjashtë milionë njerëz në botë kanë llojin e gjakut Rh null, një nga format më të rralla të gjakut që ekziston. Aktualisht, kërkuesit shkencorë po përpiqen ta rrisin këtë lloj gjaku në laborator, me shpresën se mund të shpëtojë jetë.

Transfuzionet e gjakut kanë revolucionarizuar mjekësinë moderne. Për këdo që pëson një aksident ose ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, gjaku i dhuruar mund të jetë shpëtimtar.

Por jo të gjithë mund të përfitojnë nga kjo procedurë. Njerëzit me lloje të rralla gjaku e kanë tepër të vështirë të gjejnë një dhurues që përputhet me ta.

Një nga më të rrallët është llojet Rh null, që është zbuluar vetëm tek rreth 50 persona në gjithë botën. Në rast aksidenti, mundësia që ata të gjejnë gjak të përputhshëm është jashtëzakonisht e vogël. Për këtë arsye, personat me këtë lloj gjaku këshillohen të ruajnë vetë gjakun e tyre në ngrirje afatgjatë.

Megjithatë, pavarësisht rrallësisë së tij, ky lloj gjaku ka një vlerë të jashtëzakonshme mjekësore. Në komunitetin shkencor njihet si “gjak i artë”, për shkak të potencialit që ka për t’u përdorur në kërkimin e mënyrave për krijimin e transfuzioneve universal, gjak që mund t’i jepet kujtdo, pa shkaktuar reagime imune.

Lloji i gjakut përcaktohet nga prania ose mungesa e antigjeneve në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Këto antigjene janë proteina ose sheqerna që trupi i njeh si “të vetat” ose “të huaja”.

Nëse një person merr gjak që përmban antigjene të ndryshme nga të vetat, sistemi imunitar reagon duke e sulmuar gjakun e dhuruar, gjë që mund të jetë vdekjeprurëse.

Dy sistemet kryesore të grupeve të gjakut janë ABO dhe Rhesus (Rh).

Grupi A ka antigjenin A,

B ka antigjenin B,

AB ka të dy,

ndërsa O nuk ka asnjërin.

Secili grup mund të jetë Rh pozitiv ose negativ, në varësi të pranisë së antigjenit Rh(D).

Shpesh thuhet se O negativ është gjaku universal, por kjo është një thjeshtim i tepruar.

Sot njihen 47 sisteme të ndryshme të gjakut dhe 366 antigjene, që do të thotë se edhe një person me gjak O negativ mund të ketë reaksione ndaj disa prej tyre.

Në sistemin Rh ekzistojnë më shumë se 50 antigjene. Kur themi “Rh negativ”, zakonisht i referohemi mungesës së antigjenit Rh(D), por qelizat ende përmbajnë antigjene të tjera të grupit Rh.

Në të kundërt, personat me Rh null nuk kanë asnjë nga këto 50 antigjene – një fenomen tepër i rrallë. Kjo do të thotë se ata nuk mund të marrin gjak nga askush tjetër, por gjaku i tyre përputhet me të gjithë llojet e tjerë Rh.

Nëse një person ka O Rh null, gjaku i tij mund të përdoret pothuajse për këdo, ndaj konsiderohet “universal” dhe me vlerë të jashtëzakonshme.

Në vitin 2018, shkencëtarët nga Universiteti i Bristol-it arritën të rikrijojnë gjak Rh null në laborator. Ata përdorën një linjë qelizash të papjekura të kuqe dhe, përmes teknikës së Crispr-Cas9, fshinë gjenet që kodonin pesë grupet kryesore të antigjeneve që zakonisht shkaktojnë probleme gjatë transfuzioneve, përfshirë ABO, Rh, Kell, Duffy dhe GPB.

“Zbuluam se nëse i hiqnim këto pesë, do të krijonim një qelizë gjaku tepër të përputhshme, sepse do të eliminoheshin pesë grupet më problematike,” shpjegon profesori Ash Toye, drejtues i studimit.

Qelizat e krijuara në laborator mund të jenë të përshtatshme për shumicën e njerëzve, përfshirë edhe ata me lloje jashtëzakonisht të rralla si Rh null apo fenotipi Bombay, një tjetër lloj i rrallë gjaku që gjendet vetëm tek një në çdo katër milionë persona dhe që nuk mund të marrë as A, as B, as O, as AB. /Skyweb.al

Etiketat: gjakulaborator
Artikulli para

Pasuritë që iu konfiskuan krimit/ Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?

Artikulli pas

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

Editor

Editor

Nga Kategoria

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç
Aktualitet

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
Qëndrimi në telefon dëmton qafën, disa ushtrime të thjeshta që ndihmojnë
Shëndet

Qëndrimi në telefon dëmton qafën, disa ushtrime të thjeshta që ndihmojnë

5 Tetor, 2026
Pse disa njerëz jetojnë mbi 100 vjeç? Shkencëtarët japonezë zbulojnë përgjigjen
Shëndet

Vendi më i mirë për pensionistët nuk është më në Evropë

5 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor për Alzheimerin, një molekulë rikthen kujtesën te kafshët
Shëndet

Zbulim i ri shkencor për Alzheimerin, një molekulë rikthen kujtesën te kafshët

5 Tetor, 2026
Nobeli në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve për një zbulim që ndryshoi studimin e trurit
Shëndet

Nobeli në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve për një zbulim që ndryshoi studimin e trurit

5 Tetor, 2026
Kirurgu me mikrofon në dorë! Ermal Pashaj merr titullin prestigjioz europian
Shëndet

Kirurgu me mikrofon në dorë! Ermal Pashaj merr titullin prestigjioz europian

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qose vlerëson këshilltarin amerikan Richard F. Bates në rritjen e standardeve të AMP-së
Aktualitet

Qose vlerëson këshilltarin amerikan Richard F. Bates në rritjen e standardeve të AMP-së

Nga SkyWeb
24 Qershor, 2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, zhvilloi takim me stafin e institucionit dhe Richard F....

Lexo të plotë
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

26 Shkurt, 2026
VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista

2 miliardë euro investime, vetëm gjatë 2025 u licencuan 71 projekte fotovoltaike për prodhim energjie

14 Janar, 2026
Rama prezanton planin për prodhimin e mjeteve ushtarake te ish-Uzina e Autotraktorëve

Rama: Burg kush kapet duke vjedhur ujin

3 Shtator, 2025
Në kurthin e piramidave online edhe qindra punonjës policie

Në kurthin e piramidave online edhe qindra punonjës policie

23 Shtator, 2025

Të Fundit

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
AMP arreston policin në Elbasan

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr