• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Bilancet e ujit, ERRU: Problem raportimi, bëhet mbi vlerësime jo me matje konkrete

Editor Nga Editor
8 Shtator, 2025
në Aktualitet, Ekonomi
A A
Bilancet e ujit, ERRU: Problem raportimi, bëhet mbi vlerësime jo me matje konkrete
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përmirësimet që ka sjellë reforma e bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha nuk ka arritur në fakt ende të prekë në thelb raportimin e bilanceve të tyre.

Enti Rregullator i Ujit i referohet të dhënave tekniko-ekonomike të ndërmarrjeve të cilat duhet të përmirësohen më tej në disa tregues duke raportuar të dhëna faktike apo me matje konkrete dhe jo vlerësime.

“Pasaktësi jo të vogla konstatohen në drejtim të të dhënave tekniko-ekonomike si ato në bilancet e ujit që shoqëritë dorëzojnë pranë ERRU-së, të cilët hartohen me vlerësime dhe jo me instrumente matëse.

Kjo kryesisht për shkak të mungesës së ujëmatësve të mëdhenj në pikat kyçe të sistemeve të furnizimit me ujë. Si rezultat, Uji Pa të Ardhura, si treguesi kryesor i performancës së sektorit mund të rezultojë me shkallë relativisht jo të vogël pasaktësie.

Gjithashtu, pasaktësi konstatohen edhe në raportimet që bëjnë shoqëritë në drejtim të arkëtimeve të detyrimeve korrente dhe atyre të prapambetura, mbi bazën e të cilave llogariten treguesit e Norma e Arkëtimit Korrente dhe ajo e Përgjithshme” raporton ERRU.

Enti nënvizon se u ka rekomanduar në mënyrë të vazhdueshme drejtuesve të shoqërive UK nevojën për caktimin e një personi përgjegjës për raportimin e të dhënave tekniko ekonomike pranë ERRU dhe çdo institucioni tjetër të interesuar në mënyrë që të dhënat e raportuara prej tyre të jenë të njëjta për secilën palë duke pasqyruar kështu situatën reale të shoqërisë.

Deri më tani janë krijuar 14 shoqëri nga 15 që duhet të finalizoheshin sipas reformës së agregimit. Pak ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se kjo reformë do të kalojë në një fazë të dytë ku parashikohet krijimi i Operatorit Kombëtar të Ujit. Ky model i ri që do të adoptohet në sektor do të jetë i ngjashëm me skemën që funksionon sot sektori i energjisë. /Monitor

Etiketat: bilanceEnti Rregullator i Ujitmatje
Artikulli para

Të shkollohesh…

Artikulli pas

Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

Editor

Editor

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

Të Përzgjedhura

Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat që do të kthehen në hotel
Turizëm

Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat që do të kthehen në hotel

Nga SkyWeb
15 Shtator, 2026
0

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës ushtarake dhe Tunelit të...

Lexo të plotë
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

5 Janar, 2026
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

Nga punëtorë krahu në pronarë kompanish ndërtimi, media e madhe greke flet për suksesin e shqiptarëve

16 Korrik, 2026
Ilir Meta prezantohet në gjyq: Banoj te 313-ta, jam beqar

Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave

27 Shkurt, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Investimi në fotovoltaikë po funksionon: Privatët prodhuan 7% të totalit gjatë fillimit të 2026, rritje e fortë krahasuar me 2025

23 Maj, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr