• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat që do të kthehen në hotel

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Shtator, 2026
në Turizëm
A A
Plani për Porto Palermon, nga Muzeu i Luftës së Ftohtë tek ish-kazermat që do të kthehen në hotel
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës ushtarake dhe Tunelit të Nëndetëseve në Porto Palermo në një kompleks të ri publik kushtuar kujtesës së Luftës së Ftohtë, kulturës dhe vizitës.

Projekti parashikon që tuneli i nëndetëseve të bëhet Muzeu i Luftës së Ftohtë, ndërsa ish-kazermat ushtarake të ripërdoren për akomodim, gastronomi, aktivitete kulturore dhe edukative.

“Dikur i ndërtuar për të mbetur i fshehur. Nesër, një mundësi për të hyrë, kuptuar dhe kujtuar”, thuhet në thirrjen e publikuar nga AKPT, e cila fton arkitektë dhe ekipe multidisiplinare nga Shqipëria dhe jashtë vendit të paraqesin koncept-idetë e tyre.

Konkursi organizohet nga AKPT në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake. Sipas dokumentacionit të konkursit, AKPT është ngarkuar si organi qendror blerës për zhvillimin e procedurës.

Në qendër të ndërhyrjes është Tuneli i Nëndetëseve. Dokumenti e përshkruan atë jo thjesht si hapësirën ku do të vendoset muzeu, por si vetë objektin kryesor të tij. “Tuneli nuk është thjesht një hapësirë në të cilën duhet vendosur një muze. Vetë tuneli është artefakti kryesor i muzeut”, thuhet në termat e referencës.

Tuneli ka një gjatësi të raportuar prej rreth 655 metrash, lartësi rreth 11 metra dhe gjerësi minimale rreth 11 metra. Pjesa ujore varion nga rreth 7 deri në 14 metra në gjerësi, ndërsa thellësia është kryesisht 6-8 metra dhe në zona të caktuara arrin rreth 11 metra.

Kompleksi nëntokësor nisi të ndërtohej në 1969, gjatë bashkëpunimit të atëhershëm mes Shqipërisë dhe Kinës, dhe punimet vijuan për afro dy dekada. Ai u projektua fillimisht për mjete detare dhe më pas u përshtat për përdorimin nga flota shqiptare e nëndetëseve, përfshirë nëndetëset e Projektit 613, të njohura nga NATO si klasa “Whiskey”.

Tuneli ishte projektuar sipas standardeve të kohës për mbrojtjen antibërthamore. Dy portat e tij të blinduara dhe hermetike ishin ndërtuar për t’u rezistuar sulmeve ajrore dhe shpërthimeve deri në 10 kiloton. Hyrja jugore është sot e hapur, ndërsa porta veriore mbetet e mbyllur.

 

Ish-kazermat, nga baza ushtarake në qëndrim për vizitorët

Konkursi shkon përtej muzeut në brendësi të tunelit. Ish-kazermat, shumica e të cilave janë aktualisht të degraduara, do të marrin funksione të reja. Dokumenti parashikon që akomodimi të jetë i lidhur drejtpërdrejt me identitetin e ish-bazës, muzeun dhe peizazhin.

Në ish-kazerma mund të zhvillohen gjithashtu funksione pritjeje, gastronomi, edukim, kulturë dhe shërbime të tjera të nevojshme për kompleksin.

Termat e referencës përcaktojnë se vizitorët mund të qëndrojnë në Porto Palermo për një natë ose për periudha më të gjata, të lidhura me programe kulturore, edukative apo kërkimore. Por dokumenti vendos një kufi të qartë ndaj zhvillimit tradicional turistik.

“Qëllimi nuk është krijimi i një destinacioni konvencional turistik bregdetar”, por një formë mikpritjeje e lidhur me historinë, kulturën, peizazhin dhe karakterin e Porto Palermos.

Po kështu, projekti nuk duhet të synojë maksimizimin e shtretërve. Termat kërkojnë që kapaciteti i akomodimit të përcaktohet nga potenciali i ndërtesave ekzistuese, cilësia e qëndrimit dhe kapaciteti real i territorit.

Synimi është që muzeu, aktivitetet kulturore dhe qëndrimi në ish-bazë të krijojnë arsye për ta vizituar Porto Palermon edhe jashtë sezonit veror. Dokumenti kërkon gjithashtu lidhje me ekonominë vendase përmes punësimit, sipërmarrjeve të vogla, gastronomisë lokale, artizanatit, guidave dhe shërbimeve të tjera.

 

Një pjesë e Porto Palermos mbetet bazë ushtarake

Transformimi nuk do të përfshijë të gjithë ish-kompleksin. Një pjesë e Porto Palermos vazhdon të përdoret nga Forcat Detare Shqiptare për funksione operacionale dhe stërvitore.

Moli i vogël dhe godina pranë tij do të mbeten në përdorim ushtarak, ndërsa helipadi do të vazhdojë të ruajë funksionin operacional të Forcave Detare. Jashtë periudhave kur nevojitet për operacione ose stërvitje, helipadi mund të përdoret edhe nga kompleksi i ri, sipas kushteve të sigurisë.

Konkursi zhvillohet gjithashtu brenda një territori të mbrojtur. Parku Natyror i Gjirit të Porto Palermos ka një sipërfaqe prej rreth 1,695 hektarësh, gati 88% e së cilës është detare. Zona me regjim strikt mbrojtjeje që mbivendoset me territorin e konkursit përcaktohet si zonë pa ndërhyrje fizike.

Edhe Kalaja e Porto Palermos mbetet jashtë ndërhyrjes. Sipas kushteve të konkursit, ajo nuk është objekt projektimi dhe duhet të trajtohet si pjesë e eksperiencës së përgjithshme të vizitorit dhe e marrëdhënies mes muzeut, gjirit dhe peizazhit./ N.Maho

/monitor.al

Etiketat: hotelporto palermo
Artikulli para

Sistemi EES sjell vonesa, nëntë vende të BE-së kërkojnë shtyrjen e kontrolleve të reja

Artikulli pas

Tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë për Pedonalen përfundon me një ofertues

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Turizëm

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Tatimet gati, ligji i ri detyron regjistrimin e njësive në Air BNB dhe Booking

29 Tetor, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin
Turizëm

Rritja e TVSH-së në akomodim, Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër: Rrezikohet konkurrueshmëria

28 Tetor, 2026
Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave
Turizëm

Media amerikane: Shqipëria, destinacion me kosto të përballueshme për pushime në 2027

28 Tetor, 2026
Kalaja e Gjirokastrës në krye të preferencave të vizitorëve të huaj
Turizëm

Media britanike rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të lira për pushime në Evropë

27 Tetor, 2026
TENDERI/ Shteti shqiptar vë në dispozicion 44 mijë euro për akomodimin e dy menaxherëve turq, kërkohet jastëk me pupla
Kryesore

Hotelet dhe agroturizmet rritën fitimet dhe nuk ulën çmimet, qeveria çon në 10% TVSH-në për turizmin: Nuk pati ndikim!

27 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë për Pedonalen përfundon me një ofertues

Tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë për Pedonalen përfundon me një ofertues

Të Përzgjedhura

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, Instagram; Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve
Ekonomi

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, Instagram; Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Nga SkyWeb
19 Shkurt, 2026
0

Nëse je individ, pra nuk je i pajisur me NIPT biznesi, por gjatë vitit 2025 ke gjeneruar të ardhur me...

Lexo të plotë
WOW! Pas mega skandalit AKSHI, qeveria bëhet gati të kalojë në një “dorë” miliardat e tenderëve të teknologjisë së informacionit

WOW! Pas mega skandalit AKSHI, qeveria bëhet gati të kalojë në një “dorë” miliardat e tenderëve të teknologjisë së informacionit

11 Shkurt, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

23 Tetor, 2025
Pabarazia financiare, INSTAT thotë se jemi më mirë se Serbia, gjithë vendet e rajonit, përfshi dhe Bullgarinë

Pabarazia financiare, INSTAT thotë se jemi më mirë se Serbia, gjithë vendet e rajonit, përfshi dhe Bullgarinë

16 Tetor, 2025
Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë

Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë

23 Shkurt, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr