• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria hyn në prodhimin e anijeve ushtarake, “Kayo” firmos marrëveshje me gjigantin italian Fincantieri

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shqipëria hyn në prodhimin e anijeve ushtarake, “Kayo” firmos marrëveshje me gjigantin italian Fincantieri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria hedh një hap të ri në industrinë e mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak, pasi shoqëria shtetërore “Kayo” sh.a ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë italiane “Fincantieri”, një nga ndërtuesit më të mëdhenj të anijeve tregtare dhe ushtarake në Evropë.

Marrëveshja synon të hapë rrugën për prodhimin e mjeteve lundruese detare në Shqipëri, fillimisht për nevojat e Forcave të Armatosura dhe më pas për eksport në tregjet ndërkombëtare.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, presidenti i “Fincantieri”, Pierroberto Folgiero, si dhe përfaqësues të industrisë.

Kryeministri Rama deklaroi se dy anijet e para që do të ndërtohen do të jenë për ushtrinë shqiptare, duke e çuar në shtatë numrin e anijeve të flotës detare. Sipas tij, më pas prodhimi do të zgjerohet me synimin për eksport, duke u mbështetur në teknologji inovative.

Ai theksoi se projekti nuk ka vetëm dimension ushtarak, por edhe ekonomik dhe arsimor, duke përfshirë të rinjtë e shkollës industriale të Vlorës në këtë proces, si pjesë e formimit profesional dhe zhvillimit të kapaciteteve vendase.

Nga ana tjetër, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e cilësoi marrëveshjen si strategjike, duke theksuar se Shqipëria pritet të shndërrohet në një bazë të re europiane të “Fincantieri” për prodhimin e anijeve të vogla dhe të mesme.

Sipas tij, modeli i biznesit parashikon që mbi 90% e klientëve të jenë ndërkombëtarë, duke e pozicionuar “Kayo” si një partner industrial në rrjetin global të kompanisë italiane.

Projekti parashikon ndërtimin e një kantieri të ri në Pashaliman, ku pritet të punësohen rreth 400 persona. Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin industrial të vendit, duke krijuar vende pune dhe duke rritur kapacitetet prodhuese dhe teknologjike në Shqipëri. /skyweb.al

Artikulli para

Von der Leyen: Lufta në Lindjen e Mesme i kushton BE-së 500 milionë euro në ditë energji

Artikulli pas

Qeveria njofton mbylljen e akteve nënligjore deri në fund të majit dhe nisjen e Paqes Fiskale gjatë verës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance
Ekonomi

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”
Ekonomi

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
Aktualitet

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!
Ekonomi

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

Qeveria njofton mbylljen e akteve nënligjore deri në fund të majit dhe nisjen e Paqes Fiskale gjatë verës

Të Përzgjedhura

Maldivet e Linjes së Mesme, shihni ç’po ndërton Arabia Saudite në Detin e Kuq në një hapësirë sa Shqipëria
Turizëm

Maldivet e Linjes së Mesme, shihni ç’po ndërton Arabia Saudite në Detin e Kuq në një hapësirë sa Shqipëria

Nga SkyWeb
12 Korrik, 2026
0

Arabia Saudite po ndërton një destinacion të madh luksoz në brigjet e Detit të Kuq, me synimin për të tërhequr...

Lexo të plotë
Tarifat e Trump ndikojnë në çmimin e kafesë, SHBA tërësisht e varur nga importet

Tarifat e Trump ndikojnë në çmimin e kafesë, SHBA tërësisht e varur nga importet

13 Shtator, 2025
Stres dhe të trishtuar, 46 % e punonjësve shqiptarë të pakënaqur në punë

Stres dhe të trishtuar, 46 % e punonjësve shqiptarë të pakënaqur në punë

24 Shtator, 2025
Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera

Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera

18 Shtator, 2026
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

22 Janar, 2026

Të Fundit

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr