• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 29 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Turizëm

Maldivet e Linjes së Mesme, shihni ç’po ndërton Arabia Saudite në Detin e Kuq në një hapësirë sa Shqipëria

SkyWeb SkyWeb
12 Korrik, 2026
në Turizëm
A A
Maldivet e Linjes së Mesme, shihni ç’po ndërton Arabia Saudite në Detin e Kuq në një hapësirë sa Shqipëria
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Arabia Saudite po ndërton një destinacion të madh luksoz në brigjet e Detit të Kuq, me synimin për të tërhequr turistët më të pasur në botë.

Projekti quhet The Red Sea dhe shtrihet në një zonë prej 28 mijë kilometrash katrorë, me ishuj të paprekur, plazhe, shkëmbinj koralorë, shkretëtirë dhe male.

Në total, zona përfshin më shumë se 90 ishuj, por ndërtimi do të lejohet vetëm në 22 prej tyre, për të ruajtur natyrën dhe për ta mbajtur destinacionin ekskluziv.

Ideja është të krijohet një alternativë ndaj Maldiveve, por me më shumë larmi. Turistët mund të bëjnë zhytje në det në mëngjes dhe pasdite të shkojnë në shkretëtirë ose në male.

Stephen Cheesebrough, drejtues në Red Sea Global, thotë se projekti nuk është vetëm për luks, por edhe për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Sipas kompanisë, resortet do të funksionojnë me energji të rinovueshme, uji do të riciklohet dhe synimi është që mbetjet të mos përfundojnë në landfill.

Aktualisht në zonë janë hapur 11 hotele, ndërsa resorte të tjera pritet të hapen në muajt në vijim, sidomos në ishullin Shura, që do të jetë qendra kryesore e projektit.

Përveç hoteleve, aty do të ketë restorante, dyqane, marina, fusha golfi, zona për sporte ujore, zhytje, lundrim dhe ecje në natyrë.

Arabia Saudite kërkon që The Red Sea të shërbejë edhe si portë hyrëse për vizitorët që duan të zbulojnë pjesë të tjera të vendit, si AlUla apo Jeddah.

Aeroporti Ndërkombëtar Red Sea ka lidhje me Riadin, Jeddah, Dubain, Dohën dhe Milanon, ndërsa pritet zgjerim i fluturimeve me Europën.

Deri në vitin 2030, projekti synon të ketë 50 hotele, rreth 8 mijë dhoma, mbi 1 mijë rezidenca dhe të presë rreth 1 milion vizitorë në vit.

Nëse plani realizohet, Arabia Saudite mund të kthehet në një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit luksoz në botë.

Artikulli para

Fluturimi tragjik, kombinimet fatale që çuan në rrëzimin e avionit të Air France dhe dënimi që dha sëfundmi gjykata

Artikulli pas

Irani mbyll Hormuzin pas sulmeve amerikane, pritet shtrenjtim i naftës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty
Turizëm

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Turizëm

“Travel Off Path”: Saranda, pikënisja për të zbuluar dy vende evropiane

27 Nëntor, 2026
Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje
Ekonomi

Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje

27 Nëntor, 2026
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj
Turizëm

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare
Turizëm

“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare

25 Nëntor, 2026
Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë
Turizëm

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

25 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit

Irani mbyll Hormuzin pas sulmeve amerikane, pritet shtrenjtim i naftës

Të Përzgjedhura

“O Gazooooo….!” Zegjineja paska qenë roje te Ilyrian Guard, llogaria bankare plotë edhe pse tepër e re
Aktualitet

“O Gazooooo….!” Zegjineja paska qenë roje te Ilyrian Guard, llogaria bankare plotë edhe pse tepër e re

SkyWeb
27 Nëntor, 2025
0

Deputetja 27-vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushi, u bë virale gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet parlamentare. Ajo e fitoi...

Lexo të plotë
Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

Vendimi i Kushtetueses botohet në Fletoren Zyrtare, Balluku rikthehet zyrtarisht në detyrë

13 Dhjetor, 2025
Temperaturat ekstreme, OBSH paralajmëron: Është vetëm fillimi, verat e ardhshme do jenë më të nxehta

Temperaturat ekstreme, OBSH paralajmëron: Është vetëm fillimi, verat e ardhshme do jenë më të nxehta

1 Korrik, 2026
Pesticide mbi normë, Kroacia bllokon 8 mijë kilogramë speca të kuq djegës nga Shqipëria

Pesticide mbi normë, Kroacia bllokon 8 mijë kilogramë speca të kuq djegës nga Shqipëria

1 Tetor, 2025
Fondet e Investimit 3 herë më fitimprurëse se prona, SIGAL Invest si mundësi e leverdishme për investitorët

Fondet e Investimit 3 herë më fitimprurëse se prona, SIGAL Invest si mundësi e leverdishme për investitorët

20 Tetor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: 28 Nëntori nuk është vetëm festë, por edhe përgjegjësi. Drejt BE-së me institucione të forta dhe shtet të së drejtës

Presidenti Begaj: 28 Nëntori nuk është vetëm festë, por edhe përgjegjësi. Drejt BE-së me institucione të forta dhe shtet të së drejtës

28 Nëntor, 2026
MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 

28 Nëntor, 2026
IUTE Credit mbahet në këmbë prej interesave galopante që u merr shqiptarëve, bilanci zbulon miliardat që vilen në Shqipëri

IUTE Credit mbahet në këmbë prej interesave galopante që u merr shqiptarëve, bilanci zbulon miliardat që vilen në Shqipëri

28 Nëntor, 2026
Çdo dy vjet, avionët “zhduken” nga qielli për disa javë: Çfarë ndodh brenda hangarëve

Çdo dy vjet, avionët “zhduken” nga qielli për disa javë: Çfarë ndodh brenda hangarëve

28 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In