• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 29 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Irani mbyll Hormuzin pas sulmeve amerikane, pritet shtrenjtim i naftës

SkyWeb SkyWeb
12 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave ushtarake iraniane, pas sulmit të Gardës Revolucionare ndaj një anijeje tregtare me flamur qipriot në Ngushticën e Hormuzit.

Komanda Qendrore Amerikane, CENTCOM, njoftoi se gjatë tre netëve radhazi janë goditur më shumë se 300 objektiva në Iran.

Në shënjestër kanë qenë sisteme raketore, dronë, infrastrukturë detare, depo municionesh, rrjete komunikimi dhe sisteme vëzhgimi bregdetar. Sipas CENTCOM, qëllimi i sulmeve është dobësimi i aftësisë së Iranit për të sulmuar anije tregtare dhe civile që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Sulmet amerikane erdhën pasi forcat iraniane goditën anijen tregtare M/V GFS Galaxy, e cila po lundronte në këtë korridor strategjik detar. Autoritetet amerikane thonë se një anëtar i ekuipazhit rezulton i zhdukur, ndërsa anija ka pësuar dëme serioze dhe nuk mund të vazhdojë lundrimin.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare iraniane pretendon se ka qëlluar me paralajmërim ndaj një anijeje që po kalonte në një rrugë “të paautorizuar”.

Teherani njoftoi më pas mbylljen e Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të dytë”, duke rritur ndjeshëm frikën për furnizimet globale me naftë. Irani njoftoi gjithashtu sulme me raketa ndaj bazës strategjike amerikane Al Udeid në Katar dhe bazës Prince Hassan në Jordani.

Sipas Gardës Revolucionare, këto sulme ishin përgjigje direkte ndaj bombardimeve amerikane në jug të Iranit.

Kriza ka alarmuar edhe vendet e Gjirit. Katari njoftoi se ka interceptuar një sulm raketor, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se janë aktivizuar operacionet kundër kërcënimeve nga raketat dhe dronët.

Në Bahrein, autoritetet aktivizuan sirenat e alarmit dhe u kërkuan banorëve të shkojnë në vendstrehime të sigurta.

Mediat shtetërore iraniane raportuan shpërthime të fuqishme në zona të rëndësishme energjetike dhe portuale, përfshirë Bushehr, Asaluyeh dhe Bandar Abbas. Përshkallëzimi i ri e bën edhe më të pasigurt çdo përpjekje diplomatike, ndërsa mbyllja e Hormuzit rrezikon të godasë tregtinë globale të naftës dhe të rrisë çmimet në tregjet ndërkombëtare.

Artikulli para

Maldivet e Linjes së Mesme, shihni ç’po ndërton Arabia Saudite në Detin e Kuq në një hapësirë sa Shqipëria

Artikulli pas

Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 
Kryesore

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 

28 Nëntor, 2026
IUTE Credit mbahet në këmbë prej interesave galopante që u merr shqiptarëve, bilanci zbulon miliardat që vilen në Shqipëri
Ekonomi

IUTE Credit mbahet në këmbë prej interesave galopante që u merr shqiptarëve, bilanci zbulon miliardat që vilen në Shqipëri

28 Nëntor, 2026
Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve
Fokus

Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

28 Nëntor, 2026
Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro
Ekonomi

Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro

28 Nëntor, 2026
Black Friday: Në cilat vende të Evropës konsumatorët janë më pesimistë për blerjet?
Ekonomi

Black Friday: Në cilat vende të Evropës konsumatorët janë më pesimistë për blerjet?

28 Nëntor, 2026
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani
Ekonomi

Ndalohen dhuratat dhe shpërblimet për mjekët nga kompanitë farmaceutike, kufizohet sponsorizimi i aktiviteteve

28 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

Të Përzgjedhura

Java nis me rënie për Euron, Dollarin dhe Paundin
Ekonomi

Java nis me rënie për Euron, Dollarin dhe Paundin

Editor
15 Shtator, 2025
0

Dollari amerikan ka shënuar zbritje nga java e kaluar, teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 82.1 lekë...

Lexo të plotë
125 raste të reja me HIV në Shqipëri, më shumë meshkuj të prekur

125 raste të reja me HIV në Shqipëri, më shumë meshkuj të prekur

1 Dhjetor, 2025
Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

27 Shkurt, 2026
Euronews Travel: Si u kthye Shqipëria në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

Euronews Travel: Si u kthye Shqipëria në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

23 Shtator, 2026
Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve

Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve

15 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: 28 Nëntori nuk është vetëm festë, por edhe përgjegjësi. Drejt BE-së me institucione të forta dhe shtet të së drejtës

Presidenti Begaj: 28 Nëntori nuk është vetëm festë, por edhe përgjegjësi. Drejt BE-së me institucione të forta dhe shtet të së drejtës

28 Nëntor, 2026
MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 

28 Nëntor, 2026
IUTE Credit mbahet në këmbë prej interesave galopante që u merr shqiptarëve, bilanci zbulon miliardat që vilen në Shqipëri

IUTE Credit mbahet në këmbë prej interesave galopante që u merr shqiptarëve, bilanci zbulon miliardat që vilen në Shqipëri

28 Nëntor, 2026
Çdo dy vjet, avionët “zhduken” nga qielli për disa javë: Çfarë ndodh brenda hangarëve

Çdo dy vjet, avionët “zhduken” nga qielli për disa javë: Çfarë ndodh brenda hangarëve

28 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In