• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregu botëror arriti ta përballojë goditjen e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme dhe kufizimet në Ngushticën e Hormuzit, duke shmangur për momentin një krizë ushqimore. Megjithatë, çmimet e plehrave kimike pritet të mbeten të larta për një periudhë të gjatë.

Sipas Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë, kostoja mesatare e importit të uresë u rrit me 70% në tremujorin e dytë të vitit 2026. Shtrenjtim të fortë pësuan edhe amoniaku dhe squfuri, duke rritur kostot e prodhimit për fermerët.

Përpara konfliktit, rreth një e treta e tregtisë botërore të plehrave azotike kalonte përmes Hormuzit. Importet nga vendet që përdorin këtë rrugë ranë me 85%, por në nivel global rënia u kufizua në vetëm 6%.

Kriza e furnizimit u shmang falë furnizuesve alternativë, të cilët i rritën dërgesat me më shumë se 25%. Egjipti shtoi eksportet e uresë me 98%, Nigeria me 81%, ndërsa peshën në treg e rritën edhe SHBA-ja, Rusia dhe Kina.

Megjithëse mungesat u shmangën, çmimet e larta vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi bujqësinë. Ulja e përdorimit të plehrave kimike mund të lehtësojë përkohësisht kostot, por në afat më të gjatë rrezikon të ulë rendimentin e kulturave.

Komisioni Europian ka njoftuar të paktën 500 milionë euro mbështetje, që së bashku me fondet kombëtare mund të arrijë në 1.5 miliardë euro. Parlamenti Europian po diskuton gjithashtu përdorimin e të ardhurave nga mekanizmi i karbonit CBAM për mbështetjen e fermerëve dhe prodhuesve të plehrave kimike.

Për fermerët shqiptarë, shtrenjtimit ndërkombëtar i shtohen edhe problematikat e brendshme, duke nisur nga mbështetja e kufizuar dhe vështirësitë në përfitimin e subvencioneve.

Ata përballen gjithashtu me konkurrencën e produkteve bujqësore nga vendet e rajonit, ku fermerët mbështeten më shumë me subvencione dhe mund të dalin në treg me kosto e çmime më të ulëta.

Eksportuesit shqiptarë goditen edhe nga kursi i këmbimit. Dobësimi i euros ndaj lekut pakëson të ardhurat e përfituara nga shitjet jashtë vendit, ndërkohë që një pjesë e kostove të prodhimit mbetet e lartë.

Një tjetër problem është mungesa e ekspertizës dhe e koordinimit për programimin e prodhimit. Mbjellja pa informacion të mjaftueshëm për kërkesën mund të krijojë herë mbiprodhim dhe rënie çmimesh, e herë mungesa dhe shtrenjtim të produkteve.

Kriza globale e furnizimit është shmangur për momentin, por rritja e çmimeve të plehrave kimike dhe problemet lokale e bëjnë të domosdoshme një mbështetje më të madhe dhe më të koordinuar për fermerët shqiptarë. /skyweb.al

Etiketat: krizaushqimet
Artikulli para

Negociimi gjatë shitjes, deri sa % mund ta ulni çmimin e një apartamenti në Tiranë

Artikulli pas

“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen
Ekonomi

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen
Ekonomi

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Aktualitet

“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestuesit: Kjo është ura e ngritur për ju

6 Nëntor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Ekonomi

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII
Ekonomi

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar

“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar

Të Përzgjedhura

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Nga Editor
10 Qershor, 2026
0

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja për karburantet. Sipas vendimit të fundit, çmimi i shitjes me pakicë i...

Lexo të plotë
E keni pyetur ndonjëherë veten: Pse avionët ulen dhe ngrihen nga drejtime të ndryshme në Rinas?

E keni pyetur ndonjëherë veten: Pse avionët ulen dhe ngrihen nga drejtime të ndryshme në Rinas?

30 Dhjetor, 2025
“Isha i vdekur  për 40 minuta, por çfarë më mësoi kjo për jetën”: Rrëfimi i 39-vjeçarit që i shpëtoi arrestit kardiak

“Isha i vdekur për 40 minuta, por çfarë më mësoi kjo për jetën”: Rrëfimi i 39-vjeçarit që i shpëtoi arrestit kardiak

12 Shkurt, 2026
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Grevat e stafit paralizojnë Lufthansa-n, qindra fluturime të anuluara

15 Prill, 2026
Tri shkronjat që gjenden në çdo dollap, si zinxhirët e veshjeve YKK pushtuan tregun botëror

Tri shkronjat që gjenden në çdo dollap, si zinxhirët e veshjeve YKK pushtuan tregun botëror

3 Gusht, 2026

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr