• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

OSBE: Liria e medias në Shqipëri mbetet nën presion, gazetarët përballen me kërcënime dhe fushata denigruese

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
OSBE: Liria e medias në Shqipëri mbetet nën presion, gazetarët përballen me kërcënime dhe fushata denigruese
Share on FacebookShare on WhatsApp

Liria e medias në Shqipëri vijon të përballet me sfida serioze që lidhen me sigurinë e gazetarëve, presionet ekonomike dhe intimidimin online. Ky ishte mesazhi kryesor i përfaqësuesve të OSBE-së gjatë Konferencës për Median në Evropën Juglindore, e zhvilluar në Tiranë.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të OSBE-së, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, si dhe gazetarë dhe përfaqësues mediash nga Shqipëria dhe rajoni.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, deklaroi se sfidat ndaj lirisë së medias në vend kërkojnë vëmendje të vazhdueshme.

“Sfidat ndaj lirisë së medias në Shqipëri mbeten dhe kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Këto përfshijnë shqetësime që lidhen me sigurinë e gazetarëve, presionet ekonomike që ndikojnë në qëndrueshmërinë e mediave të pavarura, si dhe intimidimin dhe fushatat denigruese në internet”, deklaroi Tarran.

Në konferencë ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu, i cili theksoi se gazetarët po përballen me rritje të kërcënimeve dhe se siguria e tyre është kusht për ekzistencën e medias së lirë.

“Vetë gazetarët po përballen me rritje të kërcënimeve. Liria e medias është themeli i demokracisë. Gazetaria si e mirë publike është thelbësore. Pa siguri nuk ka gazetarë të lirë, nuk ka media të lirë. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, u shpreh Braathu.

Nga ana tjetër, ambasadori Tarran theksoi rëndësinë e forcimit të pavarësisë editoriale dhe mbrojtjes ligjore për gazetarët.

Sipas tij, nevojiten më shumë përpjekje për të rritur transparencën në media, për të garantuar zbatimin e mbrojtjeve ligjore dhe për të krijuar kushte që gazetarët të ushtrojnë profesionin sipas standardeve më të larta etike dhe profesionale.

“Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të forcuar transparencën, pavarësinë editoriale dhe zbatimin e qëndrueshëm të mbrojtjeve ligjore, duke mbështetur njëkohësisht kushte që u mundësojnë gazetarëve të respektojnë standardet më të larta profesionale, etike dhe të raportimit të paanshëm”, deklaroi ai.

Duke folur konkretisht për Shqipërinë, ambasadori Tarran përmendi edhe disa zhvillime pozitive, përfshirë krijimin e një pike kontakti në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për trajtimin e rasteve që lidhen me sigurinë e gazetarëve.

Sipas tij, ky mekanizëm, së bashku me disa ndryshime ligjore, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes së profesionistëve të medias.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka krijuar një pikë kontakti për sigurinë e gazetarëve, e cila, së bashku me disa ndryshime ligjore, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes së profesionistëve të medias”, theksoi Michel Tarran.

Artikulli para

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, VIA akuzon MABCO-n e Behgjet Pacollit për 429 ditë vonesa dhe 4.2 milionë euro dëm nga vonesat

Artikulli pas

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare/ Shënuan rritje me 16.9% në prill, përmirësohet deficiti tregtar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret
Aktualitet

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

3 Tetor, 2026
Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur
Aktualitet

Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

3 Tetor, 2026
“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci
Ekonomi

“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci

2 Tetor, 2026
Inflacioni në Eurozonë ngjitet në 3.8%, energjia shton presionin mbi BQE-në
Ekonomi

Inflacioni në Eurozonë ngjitet në 3.8%, energjia shton presionin mbi BQE-në

2 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

2 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare/ Shënuan rritje me 16.9% në prill, përmirësohet deficiti tregtar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës
Aktualitet

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

Nga Editor
25 Shkurt, 2026
0

Nëse më parë një qytetar që nisej nga terminali i Juglindjes në Tiranë drejt Korçës dhe udhëtimi zgjaste rreth 3...

Lexo të plotë
“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar

“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar

18 Shtator, 2026
Pacientët me kufje në vesh nën anestezi, studimi: Zgjohen më shpejt pas operacionit kur dëgjojnë muzikë

Pacientët me kufje në vesh nën anestezi, studimi: Zgjohen më shpejt pas operacionit kur dëgjojnë muzikë

26 Nëntor, 2025
Lëvizje brenda PD: Salianji mbledh më të votuarit e primareve, kërkon rikthimin e Këshillit Kombëtar

Lëvizje brenda PD: Salianji mbledh më të votuarit e primareve, kërkon rikthimin e Këshillit Kombëtar

27 Nëntor, 2025
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

REKORD/ TIA përpunoi 51 mijë pasagjerë brenda ditës, 12 fluturime në orë

8 Gusht, 2025

Të Fundit

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

3 Tetor, 2026
Makinat elektrike mund të shkaktojnë më shumë të përziera te disa pasagjerë

Makinat elektrike mund të shkaktojnë më shumë të përziera te disa pasagjerë

3 Tetor, 2026
Jo vetëm shenjë e plakjes, flokët e thinjur lidhen edhe me mbrojtjen nga kanceri

Jo vetëm shenjë e plakjes, flokët e thinjur lidhen edhe me mbrojtjen nga kanceri

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr