• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Siguracion edhe për monopatinat! Ligji i ri zgjeron mbrojtjen për përdoruesit e rrugës

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Monopatinat elektrike që plotësojnë kritere të caktuara teknike do të përfshihen në skemën e sigurimit të detyrueshëm, duke zgjeruar mbrojtjen financiare për këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës në rast aksidentesh.

Ndryshimi parashikohet në projektligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili zgjeron përkufizimin e mjeteve motorike për të përfshirë edhe disa kategori të mjeteve të vogla elektrike.

Sipas nenit 3 të projektligjit, konsiderohet mjet motorik çdo mjet që lëviz në tokë me fuqi mekanike dhe ka shpejtësi maksimale të projektuar mbi 25 kilometra në orë.

Ligji i ri do të shkaktojë “tërmet” në tregun e sigurimeve, të paktën 3 kompani rrezikojnë të dalin nga loja! 

Në këtë kategori përfshihen gjithashtu mjetet me peshë neto mbi 25 kilogramë, nëse shpejtësia e tyre maksimale e projektuar është mbi 14 kilometra në orë.

Kjo do të thotë se një monopatinë elektrike me shpejtësi maksimale të projektuar prej 30 km/orë do të klasifikohet si mjet motorik për qëllime të sigurimit të detyrueshëm, pavarësisht peshës së saj.

Po kështu, një monopatinë që peshon 30 kilogramë dhe ka shpejtësi maksimale të projektuar prej 20 km/orë do të përfshihet në detyrimin për sigurim.

Ndërsa një monopatinë me peshë 20 kilogramë dhe shpejtësi maksimale të projektuar prej 25 km/orë nuk do të përfshihet në këtë detyrim mbi bazën e kritereve të përcaktuara.

Çfarë detyrimesh do të kenë pronarët e monopatinave?

Neni 4 i projektligjit përcakton se pronari i çdo mjeti që klasifikohet si mjet motorik duhet të lidhë kontratë sigurimi të përgjegjësisë ndaj palëve të treta përpara përdorimit të tij dhe ta rinovojë atë për aq kohë sa mjeti mbetet në qarkullim.

Për rrjedhojë, edhe pronarët e monopatinave që plotësojnë kriteret e mësipërme do të duhet të pajisen me siguracion të vlefshëm përpara se t’i përdorin ato.

Gjatë qarkullimit, përdoruesit do të jenë gjithashtu të detyruar të mbajnë policën e sigurimit ose një dokument tjetër që provon ekzistencën e kontratës dhe ta paraqesin kur kërkohet nga autoritetet e kontrollit.

Në rast aksidenti, drejtuesi duhet t’u japë personave të përfshirë të dhënat personale dhe informacionin mbi siguracionin, si dhe të bashkëpunojë për përcaktimin e përgjegjësisë dhe vlerësimin e dëmeve.

Siguracioni do të mbulojë dëmet ndaj personave dhe pronës.

Nëse përdoruesi i një monopatine të siguruar përplas një këmbësor ose çiklist dhe i shkakton dëmtime shëndetësore, kompania e sigurimit do të mbulojë përgjegjësinë për dëmshpërblimin, sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në ligj.

Mbulimi përfshin edhe dëmet materiale, si dëmtimi i një automjeti, biçiklete apo pasurie tjetër.

Megjithatë, sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë ndaj palëve të treta nuk është sigurim personal për vetë përdoruesin e monopatinës dhe nuk garanton automatikisht mbulimin e dëmtimeve të tij kur është shkaktar i aksidentit.

Jo të gjitha monopatinat do të kenë detyrim për siguracion.

Projektligji bën dallimin në bazë të peshës dhe shpejtësisë maksimale të projektuar të mjetit, jo thjesht faktit që ai funksionon me energji elektrike.

Për këtë arsye, një pjesë e monopatinave të zakonshme mund të mbeten jashtë skemës, ndërsa modelet më të shpejta ose më të rënda do t’i nënshtrohen sigurimit të detyrueshëm.

Një element i rëndësishëm është se klasifikimi varet nga karakteristikat teknike të mjetit dhe jo nga shpejtësia me të cilën ai lëviz në momentin e kontrollit.

Projektligji parashikon gjithashtu përjashtime nga detyrimi për sigurim për kategori të caktuara mjetesh të tërhequra ligjërisht nga përdorimi ose që përdoren ekskluzivisht në zona me akses të kufizuar. Në këto raste, mbulimi i dëmeve ndaj palëve të treta parashikohet nëpërmjet Fondit të Kompensimit.

Ndryshimi synon të përshtatë sistemin e sigurimeve me përhapjen e mjeteve të reja të transportit elektrik dhe të krijojë një mekanizëm financiar për dëmshpërblimin e personave që mund të lëndohen nga përdorimi i tyre.

Megjithatë, projektligji nuk përcakton një tarifë të veçantë siguracioni për monopatinat elektrike. Kostoja e policës dhe hollësitë e zbatimit do të varen nga kuadri përkatës rregullator.

Ndryshimet janë ende në fazën e projektligjit dhe do të bëhen të zbatueshme pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të dispozitave përkatëse. /skyweb.al

Etiketat: monopatina
Artikulli para

Aeroporti i Tiranës kryeson në Europë për rritjen e pasagjerëve! Rritje 23.3% në tremujorin e tretë të vitit

Artikulli pas

Mjekët pa alternativa trajtimi: Mbi 35 mijë të vdekur çdo vit në Europë nga rezistenca ndaj antibiotikëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Kadastra pezullon deri në 21 ditë shërbimet për pronat në Durrës! Preken 45 zona kadastrale

18 Nëntor, 2026
“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen
Ekonomi

“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen

18 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Mjekët pa alternativa trajtimi: Mbi 35 mijë të vdekur çdo vit në Europë nga rezistenca ndaj antibiotikëve

Mjekët pa alternativa trajtimi: Mbi 35 mijë të vdekur çdo vit në Europë nga rezistenca ndaj antibiotikëve

Të Përzgjedhura

Drejtori i Policisë. Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre
Aktualitet

Drejtori i Policisë. Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre

Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se siguria mbetet elementi kyç që garanton besimin e turistëve...

Lexo të plotë
Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro: Çfarë po përgatitet?!

Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro: Çfarë po përgatitet?!

4 Tetor, 2026
Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West

Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West

8 Korrik, 2026
Rama: Qendra e re e Drejtësisë do të financohet nga buxheti, investimi më i madh administrativ në vend

Rama: Qendra e re e Drejtësisë do të financohet nga buxheti, investimi më i madh administrativ në vend

12 Shkurt, 2026
Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

11 Tetor, 2025

Të Fundit

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr