• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shteti shqiptar do të japë 4 milionë euro për koncertin që Kanye West do mbajë të shtunën në Tiranë.

Nga këmbëngulja se koncerti nuk do t’i kushtonte asnjë qindarkë buxhetit të shtetit, te realiteti i një financimi prej 4 milionë eurosh, duket se premtimet kanë ndryshuar.

Fillimisht, si Zyra e Kryeministrit, ashtu edhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit deklaruan se koncerti nuk do të financohej nga fondet publike. Por më 7 korrik, gjatë një inspektimi të punimeve në “Eagle Stadium”, një strukturë që po ndërtohet nga e para posaçërisht për zhvillimin e këtij aktiviteti muzikor, Kryeministri Edi Rama konfirmoi përfshirjen financiare të shtetit në organizimin e koncertit.

Si erdhi ky ndryshim “i papritur”?

Lajmin për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë e bëri të ditur për herë të parë vetë Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale më 30 prill, ku e prezantoi ardhjen e artistit si një ngjarje historike për vendin.

Kanye West, një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, është gjithashtu një figurë kontroverse për shkak të deklaratave të tij publike, përfshirë akuzat për antisemitizëm dhe komentet e tij mbi Adolf Hitlerin.

Në ditët e para pas njoftimit për koncertin, institucionet shqiptare mohuan që aktiviteti do të financohej nga fondet publike. Zyra e Kryeministrit i deklaroi se koncerti nuk do të sponsorizohej nga institucionet shqiptare.

Të njëjtën linjë mbajti edhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili në një dalje mediatike më 1 maj deklaroi se shteti nuk do të mbulonte kostot e organizimit të eventit.

“Asnjë fond i shtetit shqiptar nuk shkon për organizimin e eventit, skenën dhe gjithë logjistikën e koncertit. Mbështetja jonë është në kapacitete njerëzore, për pjesën jashtë dhe të mbarëvajtjes së eventit”, u shpreh ministri.

Për të verifikuar pretendimet mbi financimin e koncertit, Citizens iu drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në përgjigjen e datës 10 qershor, ministria deklaroi se për organizimin e këtij aktiviteti “nuk është parashikuar asnjë fond publik, grant, subvencion apo mbulim shpenzimesh nga buxheti i shtetit”.

“Eventi financohet tërësisht nga organizatorët privatë”, theksohet në përgjigje.

Pa kaluar ende një muaj nga marrja e kësaj përgjigjeje, gjërat ndryshuan.

Më 6 korrik, Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ Nr. 3, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, nënshkruar nga vetë Kryeministri Rama. Akti autorizon shumën 400,000,000 lekë, më shumë se 4 milionë euro, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, që i shtohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në zërin “Transferta të brendshme”, program “Zhvillimi i turizmit”.

Vetë akti e emërton përfituesin: koncerti i Kanye West, që zhvillohet në Tiranë më 11 korrik 2026. Neni 3 i aktit autorizon ministrinë të nënshkruajë marrëveshje të drejtpërdrejtë me kompaninë organizatore të eventit, pa procedurë tenderimi publik.

Një ditë më vonë, më 7 korrik, gjatë inspektimit të punimeve për stadiumin në Kashar, Kryeministri Edi Rama e pranoi publikisht ndërhyrjen financiare të shtetit. “Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm për të dhënë, jo dhjetëra milionë euro siç thonë sorrat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë se mijëra njerëz që kanë prerë bileta nga 80 shtete […] të mund të marrin pjesë në këtë event”, u shpreh Rama.

Megjithatë, deklarata e Ramës dhe procedura e ndjekur e lë të pa sqaruar cilat zëra konkretë do të financohet me këto 4 milionë euro, cilat janë shërbimet apo kostot që do të mbulohen dhe se si lidhet kjo shumë drejtpërdrejt me garantimin e ardhjes së spektatorëve në aktivitet.

Menjëherë, shumë qytetarë i janë kundërpërgjigjur në rrjete sociale, duke argumentuar se ato para mund të shkonin për  të zgjidhur problemet imediate të vendit.

A ka ngecur shitja e biletave?

Koncerti i Kanye West është një bast i madh financiar dhe logjistik për Shqipërinë. Deri në fund të majit, organizatorët deklaronin se ishin shitur rreth 25 mijë bileta, nga 60 mijë që është kapaciteti total i stadiumit të përkohshëm. Ndërsa, për ta bërë eventin ekonomikisht të leverdishëm, duhet të shiten të paktën 40 mijë bileta.

Situata me shitjen e biletave sot, nuk duket dhe aq pozitive. Një kërkim në faqen zyrtare të koncertit, tregon se një pjesë shume e madhe e vendeve janë bosh dhe shumë pak ditë përpara koncertit, ka ende mijëra bileta në shitje.

Foto: Gjendja e biletave të konceritit (Pikat me ngjyra janë të ulëse të pa shitura)

Ndërkohë, i gjithë buxheti i thirrjes publike të Ministrisë së Kulturës për ngjarje kulturore dhe turistike, është 190 milionë lekë, shumë që nuk përbën as gjysmën e parave që taksapaguesit po ju japin sipërmarrësve që po organizojnë këtë koncert. /Citizens.al

Etiketat: kanye west
Artikulli para

“Presim VKM-në”, Ilir Shtufi mori truallin e Gardës për kullë kundrejt parkimit: Zbulohet VKM-ja që prisnin personat në hetim

Artikulli pas

Gjigantët amerikanë dhe gjermanë, bashkë për raketën e së ardhmes

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

20 Nëntor, 2026
Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin
Aktualitet

Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin

20 Nëntor, 2026
Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë
Aktualitet

Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

20 Nëntor, 2026
GTA 6 thyen rekordet, shitjet vlerësohen në mbi 2.3 miliardë dollarë
Aktualitet

GTA 6 thyen rekordet, shitjet vlerësohen në mbi 2.3 miliardë dollarë

20 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit
Aktualitet

Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Gjigantët amerikanë dhe gjermanë, bashkë për raketën e së ardhmes

Gjigantët amerikanë dhe gjermanë, bashkë për raketën e së ardhmes

Të Përzgjedhura

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

Nga SkyWeb
20 Tetor, 2026
0

Ministria e Arsimit dhe Sportit, e drejtuar nga Mirela Kumbaro, ka njoftuar vënien në dispozicion të mbi 20 psikologëve për...

Lexo të plotë
Vera ekstreme në Evropë, 43 miliard euro dëme nga i nxehti dhe përmbytjet

Tetë qarqe në alarm për zjarret, temperaturat ngjiten deri në 39 gradë këtë fundjavë

8 Gusht, 2026
FOTO LAJM/ Festë me balerina, ç’është gjithë kjo EKSTAZË e Blendi Gonxhes teksa Rama s’di ku të fusë kokën?!

FOTO LAJM/ Festë me balerina, ç’është gjithë kjo EKSTAZË e Blendi Gonxhes teksa Rama s’di ku të fusë kokën?!

27 Dhjetor, 2025
Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje

Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje

31 Dhjetor, 2025
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës

Krahas betejës për plaçkë mes aksionerëve, probleme të tjera për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Apelit merr vendimin

1 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

20 Nëntor, 2026
Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

20 Nëntor, 2026
Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

20 Nëntor, 2026
ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

20 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr