• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Tetor, 2026
në Aktualitet
A A
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

A protester holds a scarf reading: "Oh, how good it is to be Albanian", amid an anti-government protest by students in Tirana, Albania, October 17, 2026. REUTERS/Florion Goga

Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Arsimit dhe Sportit, e drejtuar nga Mirela Kumbaro, ka njoftuar vënien në dispozicion të mbi 20 psikologëve për qytetarët që mund të jenë ndikuar emocionalisht nga protestat e dhunshme të ditëve të fundit në Tiranë.

Përmes një njoftimi zyrtar, ministria bën të ditur se, në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut, do të ofrohet mbështetje psikologjike për qytetarët, të rinjtë, të miturit dhe nxënësit e shkollave.

Sipas ministrisë, nisma synon t’u vijë në ndihmë personave që janë ekspozuar ndaj skenave të dhunës gjatë protestave dhe mund të kenë përjetuar shqetësime emocionale.

“Në momente tensioni, pasigurie dhe ngarkese emocionale, mbështetja njerëzore dhe profesionale merr një rëndësi të veçantë”, thuhet në njoftimin e Urdhrit të Psikologut.

Institucioni sqaron se psikologët do të jenë të gatshëm të dëgjojnë dhe mbështesin qytetarët që kanë nevojë për ndihmë për të përballuar vështirësitë emocionale.

Shërbimi do të ofrohet me profesionalizëm, konfidencialitet dhe pa paragjykim.

Për këtë qëllim është përgatitur një listë paraprake me emrat dhe kontaktet e psikologëve që kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje.

Ndërkohë, Urdhri i Psikologut ka ftuar edhe profesionistë të tjerë t’i bashkohen nismës për të ndihmuar qytetarët në situata krize.

Njoftimi vjen pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë, persona të lënduar dhe dëmtime të shumta materiale.

Kështu, krahas masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, qeveria ka vendosur të ofrojë edhe mbështetje psikologjike për qytetarët që mund të jenë tronditur nga ngjarjet e fundit. /skyweb.al

Etiketat: protestaprotestat
Artikulli para

Pse nuk dorëhiqet Edi Rama

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama iu kërkon llogari deputetëve socialistë: Jeni fshehur, çfarë po bëni këto ditë?
Aktualitet

Rama iu kërkon llogari deputetëve socialistë: Jeni fshehur, çfarë po bëni këto ditë?

20 Tetor, 2026
Hartë e re e vlerës së tokës? ASHK analizon mbi 33 mijë transaksione të kryera në 8 vite
Aktualitet

Hartë e re e vlerës së tokës? ASHK analizon mbi 33 mijë transaksione të kryera në 8 vite

20 Tetor, 2026
Ish-deputetja e PS: Rama nxjerr karriget për dialog, ndërsa Parlamenti është bosh! Të thirret urgjentisht Kuvendi
Aktualitet

Ish-deputetja e PS: Rama nxjerr karriget për dialog, ndërsa Parlamenti është bosh! Të thirret urgjentisht Kuvendi

20 Tetor, 2026
Protestuesit përmbysin karriget e dialogut, drejtoresha e Ramës për komunikimin del me bllok në dorë
Aktualitet

Protestuesit përmbysin karriget e dialogut, drejtoresha e Ramës për komunikimin del me bllok në dorë

20 Tetor, 2026
Kryebashkiakja e Lushnjes paraqitet sërish në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiakja e Lushnjes paraqitet sërish në SPAK

20 Tetor, 2026
Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, si u trefishuan kostot në pak vjet
Aktualitet

Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, si u trefishuan kostot në pak vjet

20 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor
Ekonomi

Tatimet i rikujtojnë bizneseve datën 31 Mars si limitin për dorëzimin e pasqyrave financiare

Nga SkyWeb
10 Mars, 2026
0

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje bizneseve dhe organizatave që kanë detyrimin ligjor për raportim financiar të dorëzojnë pasqyrat për...

Lexo të plotë
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani

Hapen aplikimet për kredi me interes zero për mjekët dhe infermierët, kriteret që duhet të plotësohen

26 Gusht, 2026
Rasti i suksesit: AI po ndihmon pacientët të zgjidhin misteret, por teknologjia nuk zëvendëson mjekun

Rasti i suksesit: AI po ndihmon pacientët të zgjidhin misteret, por teknologjia nuk zëvendëson mjekun

19 Gusht, 2026
LISTA/ Forbes shpall kompanitë ajrore dhe aeroportet më të mira për 2025

LISTA/ Forbes shpall kompanitë ajrore dhe aeroportet më të mira për 2025

24 Tetor, 2025
Nga kamarierë, te juristë e inxhinierë, mjbi 6 mijë vende të lira pune në vend

Nga kamarierë, te juristë e inxhinierë, mjbi 6 mijë vende të lira pune në vend

14 Tetor, 2025

Të Fundit

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

20 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

Pse nuk dorëhiqet Edi Rama

20 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion

Ryanair paralajmëron: Evropa të përgatitet për rritjen më të madhe historike të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr