• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Behgjet Pacolli nën hetim nga prokuroria, rusët në Aeroportin e Vlorës dhe BKT që çon para interesat e Kremlinit

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Tetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Behgjet Pacolli nën hetim nga prokuroria, rusët në Aeroportin e Vlorës dhe BKT që çon para interesat e Kremlinit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Procedimi penal kundër zotit Pacolli dhe dy të tjerëve mban nr. 64/06 dhe ka nisur në shtator, pasi një kallëzues me vlerë u vu në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere; një anëtar i strukturës hetimore besohet se ka marrë “clearance” nga FBI.

Kjo histori, në dukje si përplasje korruptive (Balluku–Pacolli), mbart një shqetësim edhe më të fortë se korrupsioni, pasi ka indicie se Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë Astanas, Kazakistan.

Shqetësimi është se akrobacitë korruptive të zyrtarëve të Tiranës e kanë çuar lojën shumë më larg se korrupsioni: Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe, ndërsa mënyra si ka vepruar Pacolli ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri.

Por le ta nisim këtë histori nga fillimi.

Një ditë të bukur, Behgjet Pacolli u fotografua si pa dashje te avllia e Kryeministrisë. Spekulimi shkoi deri aty sa një pjesë e mediave raportoi se ai mund të ishte kandidat i Ramës për poste ministrore.

Në fakt jo vetëm që nuk ishte i tillë, por atë fotografinë “si pa dashje” e kërkoi Rama të shkrepej, pas një bisede tepër të tensionuar me Pacollin në zyrën e kryeministrit.

Në këtë takim zoti Pacolli bëri një lëvizje të paimagjinueshme, ai i deklaroi kryeministrit:

“Unë do të mbaj 98 për qind të aksioneve të aeroportit dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për matrapazllëqet që ka bërë administratori im Valon Lluka me zyrtarët e tu. 40 për qind të aksioneve të kompanisë turke që u largua, unë i kam blerë me kontratë dhe nuk i kam detyrime kujt. Valon Lluka s’do të jetë më administrator im, pasi ai me zyrtarët e tu e kanë bërë këtë korrupsion”, – mësohet t’i ketë thënë Pacolli kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa ky i fundit, pikërisht në atë moment, kuptoi se në çfarë telashesh mund të ishte.

Pasioni për pikturën dhe podcastet e të dielave zor se i linin kohë kryeministrit Rama të nuhaste atë që kishte muaj duke u gatuar.

Pacolli pretendon se ka pasur një aferë dhe ujdi korruptive ndërmjet zonjës Balluku dhe ish-administratorit të tij Valon Lluka, për të cilën zoti Pacolli thotë se nuk dinte gjë prej gjëje, duke luajtur kartën e një burri në moshë, të çiltër dhe deri diku naiv.

Ndërkohë, partneri i tij në koncension “2A Group” rezulton se ka investuar më shumë se Pacolli, ndërsa të dy kanë marrë një kredi në shumën e 56 milionë eurove në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Ndërmjet kompanisë së Pacollit “Mabco” dhe partnerit “2A Group” të Imer Ademit ka disa kontrata noteriale që bëjnë fjalë pikërisht për kalimin e aksioneve, por BKT deri në këto momente rezulton se po mbështet hapur inkursionin e zotit Pacolli dhe nuk po i kryen procedurat paraprake që lejojnë regjistrimin e kontratave të mëparshme në QKB.

Janë ende të panjohura motivet pse BKT po e mbështet kaq hapur zotin Pacolli, por është fakt që zoti Pacolli ka kryer një veprim që ka ngritur dyshime tepër të forta, jo për korrupsion kësaj here, por për inkursion të interesave strategjike të Rusisë në Shqipëri.

Është një deduksion logjik ai që ka vënë në lëvizje partnerët amerikanë.

Supozojmë një moment për lehtësi arsyetimi se zoti Pacolli është një burrë i moshuar, i çiltër e naiv, dhe se “shtriga” Belinda Balluku, së bashku me ish-administratorin e tij Valon Lluka, kanë bërë ujdi e korrupsion pa dijeninë e këtij burri kaq të ndershëm.

Në këtë skenar pyetja që shtrohet është:

Ku e gjen forcën zoti Pacolli të sfidojë këtë klan të presupozuar si të korruptuar në territorin e vet?

Nëse zoti Pacolli është një biznesmen i rëndomtë që sheh hallin e punëve të veta, ashtu si me stil naiv, si mundet ai të shkojë në zyrën e kryeministrit (që presupozohët bosi i bosëve mbi territorin) dhe të mos synojë fare asnjë negociatë apo shteg për zgjidhje, por të shkojë dhe ta vendosë kryeministrin para faktit të kryer në territorin e vet?

Për të abstraguar më tej, na vlen të shohim profilin si biznesmen të zotit Pacolli. Rezulton se nga hetimet e largëta të vitit 1997 të ish-prokurores Carla Del Ponte, Pacolli drejtonte në Zvicër një kompani me gjithsej 5 veta staf në punë, zyra e tij ishte më e vogël se një redaksi portali online, por nga ana tjetër në kompaninë e tij “Mabetex” faturoheshin kontrata miliardëshe nga Kazakistani dhe Kremlini. Kartat e tij të kreditit përdoreshin edhe nga vajza e presidentit të Rusisë Boris Jelcin.

Fillimet e biznesit zoti Pacolli i kishte falë një lidhjeje personale të tij me Pavel Borodinin, person kyç në “rrethin e tenisit” të Jelcinit. Borodini i hapi rrugën zotit Pacolli të privatizonte si fillim fabrika tekstilesh, ndërsa në Moskë është sekret i hapur se Pacolli deri vonë ka lëvizur paratë e Borodinit. Fiks të njëjtat pretendime ngrinte edhe ish-prokurorja Carla Del Ponte në Zvicër.

Ky koncentrat i CV-së së zotit Pacolli nuk flet aspak për një biznesmen që s’bën kompromise me pushtetin politik, se të ishte ndryshe, vajza e Jelcinit do përdorte kartën e kreditit të Valon Llukës dhe jo të Behgjet Pacollit.

Pra nuk kemi aspak të bëjmë me një burrë të moshuar parimor dhe paksa naiv; përkundrazi, kemi të bëjmë me një biznesmen i cili që prej ditës së parë është i formatuar dhe i kultivuar si dordolec i politikës dhe i pushtetit – si prestanome.

Dhe në kushtet kur një biznesmen prestanome dhe i shtrirë barkas para pushtetit politik sfidon hapur një pushtet në territorin e vet, ka vetëm dy opsione logjike:

a) Pacolli ka lajthitur

b) Dikush tjetër po e mbron Pacollin

Zakonisht të lajthiturit janë të painteresuar për shifrat dhe tepër të lidhur me aspekte emocionale ose estetike. Janë profil gati-gati identik me atë të kryeministrit të Shqipërisë.

Pacolli shfaqet tepër i qetë dhe i kalkuluar; ai s’ka bërë asnjë gabim me shifrat e veta dhe s’ka përjetuar emocionalisht asgjë nga sikleti ku ka futur të vetët dhe qeverinë shqiptare, çka të çon rrjedhimisht në bindjen se dikush tjetër po e mbron Pacollin. Dikush tjetër e komandon atë si dordolec.

Nuk është aspak e vështirë të bësh identikitin e këtij faktori për sa kohë CV-ja e zotit Pacolli kumbon fort jo vetëm si dordolec i Jelcinit apo Borodinit, por edhe si akrobat që muajin e fundit po bën hapa konkretë për të lidhur ujdi në Kazakistan për shitjen e gjysmës së paketës së aksioneve që ai posedon.

Një tjetër fakt interesant është se procedimi në Tiranë ndaj zotit Pacolli nuk është kurdisur në SPAK, por në Prokurorinë e Tiranës. Kjo mund të ketë ardhur ndoshta edhe për shkak se administrata e re e State Department (OPDAT) mund të ketë dijeni ekskluzive mbi pamundësinë absolute të kreut të SPAK Altin Dumani për të çuar përpara hetime ku mund të bëhet pis zonja Balluku.

E megjithatë, loja që ka hapur Pacolli në Tiranë është përtej cilësdo skeme korruptive apo zyrtari shqiptar, sepse Pacolli ka lënë zbuluar një aset gjeostrategjik si Aeroporti i Vlorës, ku minimalisht pronari i ri potencial me fijet në Kremlin zbarkon aty shpejt e shpejt disa radarë anti-dron ose sisteme interceptimi që ndryshojnë ekuilibrat e forcës në Mesdhe. /hashtag.al

Etiketat: banka kombetare tregtarebehgjet pacolliBktHetimprokuroriaValon lluka
Artikulli para

Nga janari në shtator, mbi 1 milion turistë vizituan destinacionet kulturore

Artikulli pas

Wizz Air e përsërit skandalin: 8 pasagjerë mbeten SËRISH në Dortmund për shkak të overbooking

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

STUDIMI/ Përtej klikimeve: Media Online, Algoritmet dhe Kriza e Besueshmërisë në Shqipëri
Aktualitet

STUDIMI/ Përtej klikimeve: Media Online, Algoritmet dhe Kriza e Besueshmërisë në Shqipëri

23 Korrik, 2026
Lufta në Iran, “çmend” naftën në Shqipëri, 206 lekë/ litri….dhe fundi nuk dihet
Ekonomi

Lufta në Iran, “çmend” naftën në Shqipëri, 206 lekë/ litri….dhe fundi nuk dihet

23 Korrik, 2026
RAPORTI I PS/ Bashkitë më të rrezikuara të shkrihen, katër kriteret e vlerësimit dhe çfarë parashikon Reforma Territoriale 2.0
Aktualitet

RAPORTI I PS/ Bashkitë më të rrezikuara të shkrihen, katër kriteret e vlerësimit dhe çfarë parashikon Reforma Territoriale 2.0

23 Korrik, 2026
LIGJI I RI/ Facebook, TikTok dhe të tjerë do të kenë përgjegjësi ligjore në Shqipëri, gati ndryshimi i algoritmeve për kategori të caktuara përdoruesish
Aktualitet

LIGJI I RI/ Facebook, TikTok dhe të tjerë do të kenë përgjegjësi ligjore në Shqipëri, gati ndryshimi i algoritmeve për kategori të caktuara përdoruesish

23 Korrik, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

REKORD/ Çmimi mesatar për meter katror në Tiranë kalon mbi 2100 euro

23 Korrik, 2026
Skema e re e TVSH-së, nga1 korriku nis kompensimi për fermerët
Ekonomi

Skema Kombëtare 2026, kualifikohen mbi 21 mijë blegtorë dhe bletarë

23 Korrik, 2026
Artikulli pas
Wizz Air e përsërit skandalin: 8 pasagjerë mbeten SËRISH në Dortmund për shkak të overbooking

Wizz Air e përsërit skandalin: 8 pasagjerë mbeten SËRISH në Dortmund për shkak të overbooking

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

Rekord historik, Bitcoin kalon për herë të parë mbi 110 000 USD

Nga SkyWeb
22 Maj, 2025
0

Bitcoin ka arritur një rekord të ri historik, duke kaluar për herë të parë kufirin prej 110,000 dollarësh amerikanë, sipas...

Lexo të plotë
Akuzat e SPAK për Ballukun, Ulsi Manja: Shkelja e barazisë në tenderë nuk është vepër korruptive

Akuzat e SPAK për Ballukun, Ulsi Manja: Shkelja e barazisë në tenderë nuk është vepër korruptive

9 Mars, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve

Nafta shkon 100 USD/ fuçi pas dështimit të negociatave SHBA-Iran

14 Prill, 2026
Trembet Vangjel Tavo , heq dorë nga “Himara Invest” shpk pas dekonspirimit të planit të zhvatjes së pronave në Himarë?

TENDERI/ Vangjel Tavo i jep partnerëve të Gjikurisë menaxhimin e tokave të himariotëve, dyshime për mega operacion tjetërsimi

10 Qershor, 2026
INVESTIGIMI/ Si u betonizua kryeqyteti nga një tufë arkitektësh të huaj që “bënin ligjin” në Tiranë

INVESTIGIMI/ Si u betonizua kryeqyteti nga një tufë arkitektësh të huaj që “bënin ligjin” në Tiranë

5 Gusht, 2025

Të Fundit

Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

23 Korrik, 2026
Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale

Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale

23 Korrik, 2026
Studimi: Barnat GLP-1 për humbje peshe lidhen me rënien e flokëve

Studimi: Barnat GLP-1 për humbje peshe lidhen me rënien e flokëve

23 Korrik, 2026
STUDIMI/ Përtej klikimeve: Media Online, Algoritmet dhe Kriza e Besueshmërisë në Shqipëri

STUDIMI/ Përtej klikimeve: Media Online, Algoritmet dhe Kriza e Besueshmërisë në Shqipëri

23 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr