• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

QSUT dhe Onkologjia, Shqipëria firmos dy marrëveshje bashkëpunimi me Italinë

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
QSUT dhe Onkologjia, Shqipëria firmos dy marrëveshje bashkëpunimi me Italinë

Poststempel 25.4.1927

Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar në Milano dy marrëveshje bashkëpunimi me institucione italiane, që synojnë modernizimin e sistemit shëndetësor në vend dhe ngritjen e Institutit Kombëtar të Onkologjisë në Shqipëri.

Lajmi është bërë publik nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale tha se bëhet fjalë për “dy hapa të rëndësishëm në bashkëpunimin me Italinë për modernizimin e shëndetësisë shqiptare”.

Sipas Ramës, marrëveshja e parë është firmosur me Policlinico di Milano dhe parashikon transferimin e ekspertizës, zhvillimin e kapaciteteve profesionale e teknologjike, si edhe forcimin e kërkimit shkencor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndërkohë, marrëveshja e dytë lidhet me Institutin Kombëtar të Tumoreve në Itali, me të cilin është dakordësuar një plan i përbashkët për funksionimin, duke nisur nga janari 2027, të Institutit Kombëtar të Onkologjisë në Shqipëri.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahija, tha se bëhet fjalë për dy bashkëpunime me një objektiv të përbashkët: përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët shqiptarë.

Sipas saj, marrëveshja me Policlinico di Milano përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të QSUT-së, duke shkuar përtej shkëmbimit të eksperiencave.

Spahija theksoi se investimi te profesionistët shqiptarë, transferimi i ekspertizës dhe zhvillimi i kapaciteteve teknologjike janë pjesë e një misioni për ta transformuar QSUT-në në një qendër moderne.

Ajo shtoi se bashkëpunimi me palën italiane konsiderohet i rëndësishëm edhe për zhvillimin e Institutit Kombëtar të Onkologjisë.

Ministrja deklaroi se plani i përbashkët synon krijimin e një sistemi ku pacienti të marrë një shërbim të koordinuar dhe me standarde bashkëkohore.

Marrëveshjet vijnë në një moment kur qeveria ka shpallur modernizimin e infrastrukturës spitalore dhe rritjen e kapaciteteve në shërbimet e specializuara si një nga prioritetet kryesore të sektorit të shëndetësisë.

Në fokus të bashkëpunimit me Italinë pritet të jenë jo vetëm trajnimet dhe shkëmbimi i eksperiencës, por edhe përmirësimi i teknologjisë mjekësore dhe organizimit të shërbimeve.

Nëse plani ecën sipas afateve të parashikuara, Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri pritet të nisë funksionimin nga janari i vitit 2027.

Artikulli para

Më të mirët e kategorisë së tyre, Wizz Air ka flotën më të madhe me Airbus A321Neo: 14 të tillë janë në bazën e Tiranës

Artikulli pas

Turizmi shqiptar merr goditje në tetor, 113 mijë hyrje të huajsh më pak! INSTAT njofton rënie 12,5%

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nivelet e vitaminës D gjatë verës mund të tregojnë më shumë për shëndetin sesa ato në dimër
Shëndet

Nivelet e vitaminës D gjatë verës mund të tregojnë më shumë për shëndetin sesa ato në dimër

25 Nëntor, 2026
Vaksinat mRNA në zinxhirin ushqimor, nisin kërkimet për vaksinimin e bagëtive
Shëndet

Vaksinat mRNA në zinxhirin ushqimor, nisin kërkimet për vaksinimin e bagëtive

25 Nëntor, 2026
Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?
Shëndet

Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?

24 Nëntor, 2026
OBSH: Pabarazitë sociale dhe shëndetësore rrezikojnë miliona fëmijë në Evropë
Shëndet

OBSH: Pabarazitë sociale dhe shëndetësore rrezikojnë miliona fëmijë në Evropë

24 Nëntor, 2026
Rriten rastet e gonorresë rezistente ndaj antibiotikëve në Evropë
Shëndet

Ekspozimi ndaj pesticideve rrezikon fertilitetin, ekspertët ngrenë alarmin

24 Nëntor, 2026
Daraxonrasib, ilaçi që po jep shpresë te një nga kanceret më agresive
Shëndet

STUDIMI/ Kanceri i zorrës së trashë po shtohet ndjeshëm te të rinjtë! Pse personat pa diplomë universitare rrezikohen më shumë?

24 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar

Turizmi shqiptar merr goditje në tetor, 113 mijë hyrje të huajsh më pak! INSTAT njofton rënie 12,5%

Të Përzgjedhura

Sejko: Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, sfidë e re për sistemin financiar
Ekonomi

Guvernatori Sejko thotë se emigracioni masiv dhe plakja e popullsisë janë sfida serioze për ekonominë

Nga SkyWeb
27 Janar, 2026
0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, e cilësoi emigracionin dhe plakjen e popullsisë si një nga sfidat më serioze...

Lexo të plotë
Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

23 Janar, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

EasyJet refuzon ofertën e “çmendur” amerikane për ta blerë

23 Qershor, 2026
Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, asimilohet brezi i dytë

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, asimilohet brezi i dytë

18 Maj, 2026
Një botë paralele: Kur ëndërrimet me sy hapur kthehen në varësi

Një botë paralele: Kur ëndërrimet me sy hapur kthehen në varësi

1 Qershor, 2026

Të Fundit

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

25 Nëntor, 2026
Lidhen kontratat, Policia blen mbi 2 milionë euro pajisje policore nga Kasapi i skandalit të uniformave

Lidhen kontratat, Policia blen mbi 2 milionë euro pajisje policore nga Kasapi i skandalit të uniformave

25 Nëntor, 2026
Nivelet e vitaminës D gjatë verës mund të tregojnë më shumë për shëndetin sesa ato në dimër

Nivelet e vitaminës D gjatë verës mund të tregojnë më shumë për shëndetin sesa ato në dimër

25 Nëntor, 2026
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar

Turizmi shqiptar merr goditje në tetor, 113 mijë hyrje të huajsh më pak! INSTAT njofton rënie 12,5%

25 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr