• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, në pronësi të biznesmenit Gentian Sula, e cila kërkonte heqjen e sekuestros për një apartament në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, për të cilin prokuroria dyshon se është pasuri e fshehur e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë njoftoi këtë të enjte (22 janar 2026), se ka vendosur “mospranimin e rekursit të shoqërisë Agi Kons për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, nr.38, dt. 17 qershor 2025”.

“Boldnews.al” verifikoi vendimin e Apelit për këtë rast dhe u konstatua se bëhej fjalë për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e “Kodrës së Diellit”, një kat sipër apartamentit zyrtar të bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Në kërkesën e saj, “Agi Kons” shpk pretendon se apartamenti është në pronësi të saj, si ndërtuese e të gjithë kompleksit rezidencial dhe se Veliaj e bashkëshortja e tij, Xoxa, nuk kanë asnjë të drejtë reale apo pronësore mbi atë pasuri.

Megjithatë, Prokuroria e Posaçme ka krijuar dyshime të arsyeshme se apartamenti është “de fakto” në pronësi të dyshes Veliaj-Xoxa. Sipas SPAK-ut, ajo është një pasuri e fshehur dhe dyshohet se është produkt i marrëdhënies korruptive mes Veliajt dhe sipërmarrësit Gent Sula.

Apartamenti “i fshehur”

Nw kuadër të hetimeve për “korrupsion” e “pastrim parash”, Prokuroria e Posaçme tha se ka zbuluar një rast, ku Sula, sipas grupit hetimor, ka bërë përpjekje për të mbuluar një pasuri të fshehur të Erion Veliajt, një apartament në kompleksin “Kodra e Diellit” në Tiranë, ndërtuar prej shoqërisë së tij, “Agikons”.

Erion Veliaj dhe familja e tij jetojnë në katin e katërt të një godine 5-katëshe në zonën rezidenciale, në Selitë të kryeqytetit. Ky apartament është blerë vite më parë nga Arben dhe Valbona Xoxa dhe më tej i është dhuruar vajzës së tyre, Ajola Xoxa.

Prej vitesh, ky është apartamenti zyrtar i çiftit Xoxe-Veliaj, i deklaruar edhe në formularët e pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Megjithatë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë krijuar dyshimin se “çifti i parë” i Tiranës ka edhe një pasuri të fshehur, një apartament në katin e pestë të godinës ku jetojnë, saktësisht mbi banesën e tyre.

Në apartament që dyshohet se është i fshehur nga Veliaj, ka jetuar prej vitit 2011 e deri në vitin 2019 miku i ngushtë i familjes së kryebashkiakut, aktori i kabaresë “Portokalli”, Gazmend Paja.

I pyetur nga grupi hetimor, Paja ka deklaruar se është larguar nga ai apartament në vitin 2019, pasi, në marrëveshje me ndërtuesin Gentian Sula, ka vendosur ta zëvendësojë me një banesë tjetër më të madhe, për shkak të nevojave familjare.

Pas vitit 2019, e konkretisht rreth vitit 2020-2021, SPAK ka identifikuar komunikime të shumta mes Ajola Xoxes dhe personave të ndryshëm mbi rikonstruksionin dhe mobilimin e apartamentit të lënë bosh nga Gazmend Paja.

Falë këtyre komunikimeve dhe detaje të zbuluara gjatë hetimit, Prokuroria e Posaçme ka krijuar dyshimet të arsyeshme se familja e kryebashkiakut të Tiranës është pronare reale e atij apartamenti, megjithëse formalisht, ai figuron i regjistruar në pronësi të “AgiKons” të ndërtuesit Gentian Sula.

Tentativa për të mbuluar apartamentin

Bazuar në informacionet për një apartament të fshehur të Veliajt, në 14 Prill 2025, Prokuroria e Posaçme kreu një kontroll në banesën në katin e pestë të godinës ku jeton kryebashkiaku.

Apartamenti rezultonte se i ishte dhënë me qira një personi, R. C. Qiramarrësi deklaroi se jeton në atë apartament prej Shtatorit 2024. Ai i tha grupit hetimor se e kishte gjetur këtë apartament në njoftimet e agjencisë imobiliare “Future Home”. R.C. thotë gjithashtu se, në momentin që e ka parë këtë apartament, në Gusht të vitit të kaluar, aty po bëheshin punime rifiniture, si lyerje, ndryshim të pajisjeve hidrosanitare dhe mobilim

Kontrata e qirasë, nëpërmjet agjencisë imobiliare, rezulton se është nënshkruar mes R.C dhe shoqërisë “AgiKons”. Por, Prokuroria e Posaçme, dyshon se shoqëria ndërtuese e Gentian Sulës është përfshirë në këtë kontratë, me qëllim për të fshehur pronësinë reale të apartamentit.

Apartamenti i fshehur i Veliajt, Gjykata e Lartë rrëzon Gent

Pjesë nga dosja hetimore për veprimet e dyshimta të ndërtuesit Gentian Sula

“…Për organin procedues, krijohet bindja se shtetasi Gentian Sula, përfaqësues i ‘Agikons’, me simulimin aktiv të një marrëdhënieje qiraje, nëpërmjet nxjerrjes së objektit në një agjenci dhe më tej në nënshkrimin e kontratës së qirasë dt.18 Shtator 2024 (me shtetasin R.C), ka kryer veprime objektive, të cilat kanë synuar që të justifikojë përfitimin e parregullt që bashkëshortët Veliaj-Xoxa, kanë marrë për shkak të funksionit si kryetar Bashkie të Erion Veliajt”, thuhet në materialin e mbylljes së hetimeve të Prokuroria e Posaçme.

Më tej, SPAK-u deklaron: “Ky përfitim i parregullt (i çiftit Veliaj-Xoxe)….buron nga një marrëdhënie e gjatë me natyrë korruptive, e kushtëzuar kjo nga raportet e vazhdueshme të shtetasit Gentian Sula (përfaqësues i “AgiKons”) me Bashkinë e Tiranës…”.

Dollapi zbuloi apartamentin

Prokuroria e Posaçme thotë se fillesa për zbulimin e një apartamenti të fshehur nga Erion Veliaj, një kat mbi banesën e tij zyrtare tek zona e ‘Kodrës së Diellit”, ka qenë një dollap.

Në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, për veprat penale të korrupsionit e pastrimit të parave, prokurorët kanë administruar të dhënat e një mobilieri, Arlind Kodra.

Ky i fundit ka mbajtur në kompjuterin e tij të dhënat mbi punimet që ka kryer për llogari të Ajola Xoxes në shtëpinë e saj tek Kodra e Diellit, si edhe në një vilë në Qerret.

Mes të dhënave kompjuterike, prokurorët kanë identifikuar informacion, të shënuar me emërtimin “kati lart”. Mobilieri është pyetur për këtë informacion dhe ka deklaruar se është shoqëruar në vitin 2021 nga Ajola tek një apartament, që gjendet mbi shtëpinë ekzistuese të saj, ku ka marrë masat për realizimin e disa dollapëve.

Ai ka deklaruar se për këtë apartament ka ndërtuar vetëm një dollap. Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e këtij informacioni, si edhe të dhënave të tjera indirekte, ka kryer një kontroll mbi këtë apartament, që gjendet në katin e pestë, saktësisht mbi banesën ku jetojnë Ajola Xoxe dhe Erion Veliaj.

Në 14 Prill 2025, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen një kontroll në apartamentin mbi banesën zyrtare të Erion Veliajt.

Fotot e kryera nga agjentët e Byrosë së Hetimit gjatë kontrollit në këtë banesë iu paraqitën mobilierit Arlind Kodra. Ky i fundit u shpreh se dollapi që gjendet në shtëpinë e dhënë me qira ishte pikërisht ai që kishte bërë ai më parë, pas bisedës me Ajola Xoxen.

Mbi bazën e kësaj të dhëne, prokurorët iu rikthyen sërish komunikimeve telefonike, të cilat kishin sekuestruar më herët nga personat nën hetim.

Në ato komunikime zbuluan mesazhe të shkëmbyera mes Ajolës dhe arkitektit Olsi Eftimi, mik i familjes dhe njëkohësisht personi që ka kontribuuar në arredimin e banesave të familjes Xoxe-Veliaj, në Tiranë dhe Qerret.

Në ato komunikime u evidentuan biseda, të cilat lidheshin pikërisht me apartamentin sipër banesës së Ajolës dhe Veliajt. Aty flitej për mundësinë e krijimit të shkallëve të brendshme, të cilat do të lidhnin dy apartamentet e të tjera detaje teknike.

Arkitekti Olsi Eftimi ka pranuar para prokurorëve se ka shkuar në atë apartament, por vetëm për të kryer disa rregullime, pasi pikonte ujë në tavanin e shtëpisë së Ajolës. Megjithatë, Prokuroria e Posaçme deklaron se ka shumë të dhëna të tjera, të cilët i kanë krijuar bindjes se ai apartament është një pasuri e fshehur e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës./Boldnews.al

Artikulli para

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

Artikulli pas

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

Të Përzgjedhura

Si AI po përmbys kulturën e blerjeve të fundvitit
Ekonomi

Si AI po përmbys kulturën e blerjeve të fundvitit

Nga SkyWeb
27 Dhjetor, 2025
0

Sezoni i dhuratave është rikthyer dhe bashkë me të edhe kërkimi i pafund për gjetjen e surprizave të duhura për...

Lexo të plotë
SHBA vendos “orar” për cisternat në Hormuz: Vetëm dy kalime të mbrojtura në ditë

SHBA vendos “orar” për cisternat në Hormuz: Vetëm dy kalime të mbrojtura në ditë

12 Shtator, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

Bizneset shumëkombëshe, tatim minimal 15% mbi fitimet, Financat propozojnë ligjin për tatimin minimal global

7 Korrik, 2026
Aferat me Engjëll Hoxhën e EUROMED për barnat, SPAK merr të pandehur Kreshnik Tërnovën e KPP, hijet e AKSHI-t dhe një dëshmi “bombë”

Aferat me Engjëll Hoxhën e EUROMED për barnat, SPAK merr të pandehur Kreshnik Tërnovën e KPP, hijet e AKSHI-t dhe një dëshmi “bombë”

10 Korrik, 2026
BE shtrëngon rregullat për aviacionin, propozon taksën e re të karbonit

BE shtrëngon rregullat për aviacionin, propozon taksën e re të karbonit

17 Korrik, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr