• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme u mblodh sot pa praninë e deputetëve opozitarë, të cilët ndodheshin në terren në kuadër të përgatitjeve për protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.

Gjatë mbledhjes, komisioni diskutoi dhe miratoi disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal, si dhe projektligje të tjera që lidhen me sigurinë publike, median dhe dhunën në familje.

Një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me parkimin dysh të automjeteve. Deri më tani kjo shkelje ndëshkohej vetëm me gjobë, por me ndryshimet e reja parashikohet që parkimi në rresht të dytë të kthehet në vepër penale, e dënueshme edhe me burg.

Relatori i projektligjit, deputeti socialist Ervin Hoxha, sqaroi se ashpërsimi i masës synon rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve, duke ndëshkuar bllokimin e qarkullimit dhe pengimin e mjeteve emergjente. Sipas tij, ndryshimet kanë për qëllim edhe parandalimin e bllokimeve totale të rrugëve, garantimin e lëvizjes së lirë për këmbësorët, forcimin e efektit parandalues të ligjit penal dhe krijimin e një kuadri më të qartë për ndërhyrjen e institucioneve në situata emergjente.

Në të njëjtën paketë ndryshimesh është parashikuar edhe dekriminalizimi i shpifjes, si dhe rritja e mbrojtjes ligjore për gazetarët gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas ndryshimeve të miratuara, sulmi, kërcënimi apo intimidimi ndaj një gazetari do të trajtohet me të njëjtin seriozitet si ndaj një punonjësi të shtetit. Relatori Ervin Hoxha deklaroi se goditja e një gazetari në detyrë do të dënohet me burg nga 1 deri në 5 vite.

Komisioni miratoi gjithashtu edhe ndryshime në ligjin për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, komponentëve të tyre dhe municioneve. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, sqaroi se ndryshimet synojnë ngritjen e një sistemi të ri elektronik kontrolli, me qëllim forcimin e monitorimit dhe parandalimin e trafikut të paligjshëm të armëve.

Artikulli para

Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

Artikulli pas

Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!
Aktualitet

Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!

12 Nëntor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Më shumë makina në rrugët e vendit, mbi 81 mijë mjete janë regjistruarar në 10 muaj

12 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

Të Përzgjedhura

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Qeveria propozon emrat e saj në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Nga SkyWeb
6 Shkurt, 2026
0

Qeveria ka miratuar dy kandidaturat e saj për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Banka e Shqipërisë, të cilat pritet të...

Lexo të plotë
Komisioni Europian reagon ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama për fondet IPARD: Shqipëria, rast UNIK

Komisioni Europian reagon ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama për fondet IPARD: Shqipëria, rast UNIK

3 Dhjetor, 2025
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve pritet të rriten me 18% deri në vitin 2027

28 Tetor, 2026
Inspektorati i Përgjithshëm ikën nga varësia e Ramës dhe shkon te Ekonomia

Inspektorati i Përgjithshëm ikën nga varësia e Ramës dhe shkon te Ekonomia

11 Shkurt, 2026
U dha urdhër evakuimi, Balluku në Novoselë: Qeveria, paketë dëmshpërblimi për banorët e prekur

U dha urdhër evakuimi, Balluku në Novoselë: Qeveria, paketë dëmshpërblimi për banorët e prekur

8 Janar, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr