• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Universitetet private në vend po regjistrojnë studentë me mesatare më të lartë krahasuar me institucionet e arsimit të lartë publik.

Ky është një nga konkluzionet kryesore të raportit më të fundit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për vitin akademik 2024–2025, i cili analizon cilësinë dhe shpërndarjen e regjistrimeve në arsimin e lartë.

Sipas të dhënave, në nivel kombëtar, studentët e regjistruar në universitete private rezultojnë me mesatare më të lartë sesa ata të regjistruar në universitetet publike.

Ndërkohë, sistemi universitar vijon të përballet me mungesë interesi, pasi vetëm 66.92 për qind e kuotave totale janë plotësuar. Nga 32 177 vende të disponueshme në auditorë, mbi 10 mijë kanë mbetur bosh.

Raporti tregon se studentët ekselentë përbëjnë vetëm 8.6 për qind të totalit të të regjistruarve.

Analiza sipas gjinisë dhe zonës së banimit evidenton se femrat kanë mesatare më të lartë se meshkujt, ndërsa studentët nga zonat urbane shfaqin performancë akademike më të mirë krahasuar me ata nga zonat rurale.

Nga 593 programe studimi në rang vendi, vetëm pesë prej tyre janë plotësuar tërësisht, pa asnjë vend të lirë. Programi më i kërkuar mbetet Mjekësia e Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, e ndjekur nga Financa, Infermieria e Përgjithshme, Informatika Ekonomike dhe Informatika në Universitetin e Tiranës.

Raporti nxjerr në pah edhe rënien e interesit për profesionin e mësuesit. Nga 21 547 regjistrime në vitin akademik të kaluar, vetëm 6.53 për qind i përkasin programeve të studimit në fushën e mësuesisë. Megjithatë, studentët që zgjedhin këtë profil rezultojnë me mesatare relativisht të lartë.

Nota minimale për pranimin në këto programe është 7.5, më e lartë se 6.5 në programet e tjera të ciklit të parë, ndërsa mesatarja e përgjithshme e të regjistruarve në mësuesi është 7.91.

Studentët me performancën më të lartë akademike në fushën e mësuesisë janë regjistruar në programin Informatikë në Universitetin e Tiranës, ndërsa mesatarja më e ulët konstatohet në programin e Gjeografisë. /skyweb.al

Artikulli para

Donald Trump kundër emisioneve të vona të natës, thirrje CBS: Vëreni në gjumë Stephen Colbert!

Artikulli pas

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun e kancerit të zorrës tek të rinjtë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun e kancerit të zorrës tek të rinjtë

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun e kancerit të zorrës tek të rinjtë

Të Përzgjedhura

“Në njësinë 5, ishte 740 euro metri, tani është bërë 2 200”, Si janë rritur çmendurisht në 20 vite çmimet e apartamenteve
Ekonomi

“Në njësinë 5, ishte 740 euro metri, tani është bërë 2 200”, Si janë rritur çmendurisht në 20 vite çmimet e apartamenteve

Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
0

Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të Tiranës për 11...

Lexo të plotë
Raporti i Transparency International: Shqipëria përkeqësohet, Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit

Raporti i Transparency International: Shqipëria përkeqësohet, Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit

10 Shkurt, 2026
STUDIMI/ Sa filxhanë kafe në ditë “janë shumë” ?

STUDIMI/ Sa filxhanë kafe në ditë “janë shumë” ?

1 Qershor, 2025
GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë

GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë

4 Qershor, 2026
Hap pas hapi, si do të futemi nga sot në zonën Shengen pas ndryshimeve, çfarë duhet patur parasysh

Hap pas hapi, si do të futemi nga sot në zonën Shengen pas ndryshimeve, çfarë duhet patur parasysh

10 Prill, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr