• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bankat do të përballen me rregulla më të forta për shpërblimin e drejtuesve dhe punonjësve që ndikojnë në vendimmarrjen financiare, me qëllim frenimin e praktikave të kreditimit të rrezikshëm dhe mbrojtjen e qëndrueshmërisë së sistemit bankar.

Projektligji i ri “Për ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve të kreditit dhe mbikëqyrjen e kujdesshme të tyre”, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë, parashikon kufizimin e bonuseve, shtyrjen e pagesës së tyre dhe mundësinë e kërkimit të kthimit të shpërblimeve kur veprimet e punonjësve shkaktojnë humbje të konsiderueshme.

Masat synojnë të shmangin situatat kur drejtuesit apo punonjësit e bankave shpërblehen për rezultate financiare afatshkurtra, pa marrë parasysh rreziqet që kreditë e dhëna ose operacionet e tjera mund të krijojnë në të ardhmen.

Sipas nenit 175, politikat e shpërblimit duhet të nxisin administrimin e shëndoshë të rrezikut dhe të mos inkurajojnë ndërmarrjen e rreziqeve që tejkalojnë nivelet e pranuara nga banka.

Kjo do të thotë se vlerësimi i punonjësve që ndikojnë në profilin e rrezikut nuk duhet të mbështetet vetëm te rezultatet financiare apo arritja e objektivave të biznesit, por edhe te cilësia dhe qëndrueshmëria e këtyre rezultateve.

Bonuset nuk mund të kalojnë 100% të pagës fikse, me përjashtime deri në 200%

Neni 177 vendos një kufi të përgjithshëm për shpërblimin e ndryshueshëm të kategorive të personelit që përfshihen në këto rregulla.

Sipas projektligjit, bonusi nuk mund të tejkalojë 100% të komponentit fiks të shpërblimit vjetor. Kjo nënkupton se një drejtues me pagë fikse vjetore prej 50 mijë eurosh, si rregull, nuk mund të marrë një bonus më të lartë se 50 mijë euro.

Megjithatë, projektligji lejon edhe përjashtime, duke e çuar kufirin deri në 200% të shpërblimit fiks, por vetëm përmes një procedure të posaçme miratimi nga aksionarët dhe në kushtet e përcaktuara nga Banka e Shqipërisë.

Për miratimin e një kufiri më të lartë, kërkohet një shumicë e cilësuar votash nga aksionarët dhe argumentim i ndikimit që shpërblimi do të ketë në qëndrueshmërinë e kapitalit të bankës.

Nëse banka pëson humbje, mund të kërkohet edhe kthimi i bonuseve

Një nga dispozitat më të rëndësishme parashikon që shpërblimet e ndryshueshme të mos konsiderohen automatikisht të garantuara, pavarësisht rezultateve të mëvonshme të institucionit.

Nëse performanca financiare e bankës përkeqësohet, bonuset duhet të reduktohen ndjeshëm, ndërsa në kushte të caktuara mund të zbatohen edhe mekanizma për kthimin e shumave të përfituara më parë.

Projektligji parashikon që deri në 100% e shpërblimit të ndryshueshëm mund t’u nënshtrohet mekanizmave të reduktimit ose kthimit, të njohur si malus dhe clawback.

Kjo mund të zbatohet veçanërisht kur punonjësi ka marrë pjesë ose ka qenë përgjegjës për veprime që kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme për bankën, apo kur nuk ka përmbushur standardet e kërkuara profesionale.

Gjithashtu, të paktën 40% e bonusit duhet të shtyhet për një periudhë të përcaktuar, përgjithësisht katër deri në pesë vjet. Për shpërblimet veçanërisht të larta, pjesa që shtyhet arrin të paktën 60%.

Për disa kategori institucionesh dhe punonjësish, projektligji parashikon përjashtime nga këto kërkesa të shtyrjes së pagesës.

Ky mekanizëm synon që përfitimet financiare të drejtuesve të lidhen edhe me rezultatet afatgjata të vendimeve të tyre, jo vetëm me fitimet e një viti të caktuar.

Banka e Shqipërisë mund të bllokojë edhe shpërndarjen e dividendëve

Përveç kufizimit të shpërblimeve, projektligji zgjeron dhe qartëson kompetencat mbikëqyrëse të Bankës së Shqipërisë për rastet kur institucionet marrin përsipër rreziqe të tepërta.

Sipas nenit 187, autoriteti mbikëqyrës mund t’u kërkojë bankave të mbajnë kapital shtesë, të kufizojnë veprimtari të caktuara, të reduktojnë ekspozimin ndaj rrezikut dhe të përdorin fitimet për forcimin e kapitalit.

Në raste të caktuara, Banka e Shqipërisë mund të kufizojë ose ndalojë shpërndarjen e fitimeve te aksionarët, si dhe të kufizojë bonuset kur pagesa e tyre cenon qëndrueshmërinë financiare.

Ndërkohë, neni 333 parashikon ndalimin e shpërndarjes së fitimit dhe dividendëve në situata të përcaktuara, përfshirë pamjaftueshmërinë e kapitalit, vështirësitë në shlyerjen e detyrimeve dhe mangësitë në administrimin e rrezikut.

Këto kufizime synojnë të pengojnë shpërndarjen e burimeve financiare te aksionarët dhe drejtuesit kur banka ka nevojë t’i përdorë ato për ruajtjen e qëndrueshmërisë së saj.

Kapitali fillestar minimal 5 milionë euro për bankat

Projektligji përcakton gjithashtu se kapitali fillestar për licencimin e një institucioni krediti nuk mund të jetë më i ulët se ekuivalenti në lekë i 5 milionë eurove.

Banka e Shqipërisë mund të kërkojë një nivel më të lartë kapitali, në funksion të qëndrueshmërisë financiare dhe kufizimit të rreziqeve sistemike.

Për kategori të veçanta të institucioneve të kreditit, parashikohet mundësia e licencimit me kapital fillestar më të ulët, por jo nën ekuivalentin e 1 milion eurove.

Në tërësi, dispozitat e projektligjit synojnë të lidhin më fort shpërblimin e drejtuesve me cilësinë e vendimmarrjes, administrimin e rrezikut dhe shëndetin financiar të bankës.

Masat nuk përbëjnë një ndalim të drejtpërdrejtë të kreditimit me rrezik, por vendosin mekanizma për të kufizuar stimujt financiarë që mund të nxisin vendimmarrje të pakujdesshme dhe për të rritur përgjegjësinë e drejtuesve ndaj pasojave të saj.

Projektligji është ende në fazën e shqyrtimit dhe dispozitat do të bëhen detyruese vetëm pas miratimit dhe hyrjes së tyre në fuqi. /skyweb.al

Etiketat: bankakredi
Artikulli para

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

Artikulli pas

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje
Ekonomi

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

Të Përzgjedhura

SKANDALI/ Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve
Ekonomi

SKANDALI/ Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve

Nga SkyWeb
14 Nëntor, 2025
0

Ndërsa Banka e Shqipërisë paralajmëron për rreziqet e kredive të pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadhënien e papërgjegjshme që...

Lexo të plotë
Ambasada Britanike: Jemi krenarë për partneritetin me Spitalin Amerikan, i cili mbështet me bursa studentët shqiptarë në Angli

Ambasada Britanike: Jemi krenarë për partneritetin me Spitalin Amerikan, i cili mbështet me bursa studentët shqiptarë në Angli

18 Shkurt, 2026
Nëna sjell në jetë fëmijën nga mitra e dhurueses së vdekur

Nëna sjell në jetë fëmijën nga mitra e dhurueses së vdekur

24 Shkurt, 2026
Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime

Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime

28 Shkurt, 2026
Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit

Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit

14 Qershor, 2025

Të Fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr