• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë madje edhe parashikimet më pesimiste.

Të dhënat më të fundit zyrtare të INSTAT mbi ecurinë e moshës mediane dëshmojnë një përmbysje historike të strukturës moshore në vend, duke e zhvendosur Shqipërinë nga një prej kombeve me popullsinë më të re në Europë, në një shoqëri me moshë mediane sa mesatarja e Bashkimit Europian.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mediane e Shqiptarëve arriti në 45 vjeç në 1 janar 2026 (mosha mediane nënkupton ku 50% e popullsisë janë mbi këtë moshë dhe 50 % nën këtë moshë), duk u plakur me 7 muaj brenda një viti.

Të dhënat për 2026 në Bashkimin Europian nuk janë kalkuluar ende, por në 1 janarin 2025 ky tregues ishte ishte 44.9 vjeç.

Nga viti 2014 në vitin 2026 mosha mediane e popullsisë shqiptare u rrit me 10.8 vite, ndërsa në BE gjatë kësaj periudhe ky tregues u rrit me vetëm 2.4 vite. Shqipëria u plak 4.5 herë më shpejt se BE-ja gjatë dekadës së fundit tregojnë të dhënat.

Ndërsa Bashkimi Europian ka ndjekur një ritëm plakjeje linear dhe të ngadaltë nga 2014, duke u rritur me mesatarisht 2 muaj në vit, ndërsa Shqipëria u rrit me 6 muaj çdo vit.

Ky trend u përshpejtua veçanërisht në dy vitet e fundit, ku mosha mediane nga 43.4 vjeç në vitin 2024, arriti në 44.3 vjeç në vitin 2025 dhe së fundmi në vlerën rekord prej 45.0 vjeç në vitin 2026.

Kjo kurbë e mprehtë do të thotë se për herë të parë, gjysma e popullsisë shqiptare sot është mbi 45 vjeç, duke arritur apo edhe tejkaluar zyrtarisht nivelin e Bashkimit Europian me moshë mesatare 44.9 vjeç, me të dhënat e vitit 2025.

Ky fenomen i shpejtimit demografik shpjegohet me normën jashtëzakonisht të ulët të lindshmërisë dhe valëve të pandërprera të emigracionit që prekin kryesisht moshën e re dhe atë riprodhuese.

Largimi i forcës vitale të punës ka lënë pas një strukturë popullsie që rëndohet me shpejtësi drejt moshave të thyera.

Pasojat e këtij transformimi pritet të jenë të thella dhe afatgjata për vendin. Tregu i punës do të përballet me mungesë te burimeve njerëzore dhe rritje të moshës mesatare të fuqisë punëtore, gjë që mund të frenojë produktivitetin dhe të dëmtojë konkurrueshmërinë e bizneseve vendase.

Nga ana tjetër skemat e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore do të pësojnë një presion të jashtëzakonshëm financiar, teksa raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve po ngushtohet në nivele kritike.

Paralelisht, sistemi i kujdesit shëndetësor do të duhet të riorientohet urgjentisht drejt shërbimeve geriatrike dhe trajtimit të sëmundjeve kronike, duke kërkuar fonde më të larta publike.

Zhvillimet demografike po rrezikojnë të kthehen në ngarkesën më të rëndë për zhvillimin e qëndrueshëm në dekadat e ardhshme. /monitor.al

Etiketat: plakjapmakjapopullsia
Artikulli para

Edi Rama u kërcënua nga Netanjahu për të zëvendësuar konsullin e nderit të Shqipërisë

Artikulli pas

Rama publikon pamjet e Zvërnecit me plehra: Duan ta mbajnë kështu, por projekti 4 miliardë euro e kthen në beben e syrit të turizmit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Ekonomi

Blegtoria në krizë, prodhuesit të irrutuar me AZHBR-në: Na sorollatin me burokraci, na shkurtojnë fondet dhe kërkojnë kthimin e parave

5 Nëntor, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

5 Nëntor, 2026
TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët
Ekonomi

TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama publikon pamjet e Zvërnecit me plehra: Duan ta mbajnë kështu, por projekti 4 miliardë euro e kthen në beben e syrit të turizmit

Rama publikon pamjet e Zvërnecit me plehra: Duan ta mbajnë kështu, por projekti 4 miliardë euro e kthen në beben e syrit të turizmit

Të Përzgjedhura

Rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore, si përfitohet zbritja
Aktualitet

Rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore, si përfitohet zbritja

Nga SkyWeb
7 Maj, 2025
0

Individët e punësuar dhe personat fizikë nga zbritja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve të moshës nën 18 vjeç nëpërmjet...

Lexo të plotë
Marta Kos kushtëzon integrimin e Shqipërisë në BE me shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike dhe atij për Zonat e Mbrojtura

Marta Kos kushtëzon integrimin e Shqipërisë në BE me shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike dhe atij për Zonat e Mbrojtura

14 Korrik, 2026
Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet

Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet

20 Nëntor, 2025
Janë bërë si “buf nate”, ekspertët ngrenë alarmin për adoleshentët

Janë bërë si “buf nate”, ekspertët ngrenë alarmin për adoleshentët

16 Gusht, 2026
DETAJET/ Prokuroria zbarkon te CFO Pharma, 1 milionë euro dëm shtetit vetëm me medikamentin “Razina”

DETAJET/ Prokuroria zbarkon te CFO Pharma, 1 milionë euro dëm shtetit vetëm me medikamentin “Razina”

2 Tetor, 2025

Të Fundit

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr