• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

DETAJET/ Prokuroria zbarkon te CFO Pharma, 1 milionë euro dëm shtetit vetëm me medikamentin “Razina”

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Tetor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
DETAJET/ Prokuroria zbarkon te CFO Pharma, 1 milionë euro dëm shtetit vetëm me medikamentin “Razina”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria dhe Krimi Ekonomik kanë mësyrë gjatë ditës së sotme në ambientet kompanisë farmaceutike CFO Pharma duke sekuestruar të gjithë dokumentacionin e rimbursimeve pas një hetimi të gjerë për një skemë gjigantë mashtrimi me rimbursimet si edhe kontrabandë barnash.

Kapitali raportoi më herët sekuestrimi i dokumentacionit është shtrirë dhe në dy kompanitë satelite të CFO Pharmas, Pharma Plus dhe Medyx Albania.

Prokuroria dyshon se të tre kompanitë janë përfshirë në një skemë faturash false dhe shitjes fiktive të barnave me qëllim për të përfituar rimbursime.

Në qendër të hetimit janë veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow.

Ndërkohë, siç mëson Skyweb.al, pjesë e hetimit është edhe një bar i prodhuesit turk “Ali Raif”. Bëhet fjalë për medikamentin “Razina”, i cili nga verifikimet paraprake që ka bërë prokuroria rezulton të jetë shitur në “letra” gati dyfishin e sasisë së produktit të importuar.

Skyweb.al mëson se Prokuroria dyshon se nëpërmjet një skeme të mirëfilltë mashtrimi me rimbursimin e barnave, vetëm me këtë medikament, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit të jetë rreth 1 milionë euro.

Mësohet se nga 20 mijë kuti të importuara janë rimbursuar 38 mijë kuti. Prokuroria dyshon se skema është aplikuar përmes dy kompanive të tjera si edhe një rrjeti farmacish.

Skema me medikamentet“ Foster” dhe “Trimbow”.

Hetimet duket se nisën pas të dhënave për një skemë mashtrimi me ribursimin me barnat “Foster” dhe “Trimbow”.

 Të dy ata, janë medikamente të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimboë.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte. Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe disa farmaci.

Më konkretisht, Pharma Plus dyshohet se ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, dyshohet t’ia kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas dhe zinzhiri i shitjeve fiktive përfundonte në disa farmaci duke vjedhur padrejtësisht paratë e rimbursimeve. /skyweb.al

Etiketat: Cfo pharmaNadir caushollirazinarimbursimet
Artikulli para

Shqiptarët jetojnë mesatarisht 3 vite më pak se europianët

Artikulli pas

A e dini se rreth 80% e njerëzve në botë nuk kanë udhëtuar kurrë me avion?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë
Ekonomi

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra
Ekonomi

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë
Ekonomi

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro
Ekonomi

Falja e detyrimeve, Tatimet: 410 milionë euro të shlyera

18 Gusht, 2026
Pse kompanitë japoneze po vonohen kaq shumë në përdorimin e inteligjencës artificiale?
Ekonomi

Pse kompanitë japoneze po vonohen kaq shumë në përdorimin e inteligjencës artificiale?

18 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Dollari merr veten, euro nuk ndryshon

18 Gusht, 2026
Artikulli pas
A e dini se rreth 80% e njerëzve në botë nuk kanë udhëtuar kurrë me avion?

A e dini se rreth 80% e njerëzve në botë nuk kanë udhëtuar kurrë me avion?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbi 137 mijë ndërmarrje aktive në Shqipëri, u regjistruan mbi 18 mijë biznese të reja gjatë vitit 2025
Ekonomi

Mbi 137 mijë ndërmarrje aktive në Shqipëri, u regjistruan mbi 18 mijë biznese të reja gjatë vitit 2025

Nga SkyWeb
4 Qershor, 2026
0

Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet gjatë vitit 2025, ndërsa u regjistruan edhe më shumë biznese të...

Lexo të plotë
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

TURIZMI/ DW thotë se Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur, por ka përballë një sfidë të madhe

21 Qershor, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Greqia “luftë” CASH-it, bëhuni gati të nxirrni kartat për pagesa mbi 500 euro! Nuk pranohen në dorë

7 Maj, 2026
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

28 Maj, 2025
Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380

Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380

17 Maj, 2026

Të Fundit

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr