• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Debati se hetimet, arrestimet dhe dënimet e politikanëve apo zyrtarëve të korruptuar nuk po shoqërohen me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të tyre është shtuar së fundmi në Shqipëri. Shqetësimi lidhet me faktin se zyrtarë të dënuar për korrupsion mund të kryejnë disa vite burg dhe më pas të dalin duke gëzuar pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme, pa i kthyer paratë në arkën e shtetit.

Pikërisht këtë problem e nxjerr në pah edhe Bashkimi Europian në Progres-Raportin për Shqipërinë, të publikuar më 4 nëntor 2026, ku shifrat tregojnë një hendek të madh mes goditjes penale të korrupsionit dhe rikuperimit të pasurive të përfituara prej tij.

Sipas Komisionit Europian, gjatë vitit 2025, SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar në total pasuri me vlerë 45.4 milionë euro. Por nga kjo shumë, vetëm 1.2 milionë euro lidhen me procedimet për korrupsionin e nivelit të lartë.

Edhe më shqetësues është fakti se vlera e pasurive të konfiskuara përfundimisht nga këto procedime ka qenë vetëm rreth 100 mijë euro.

Pra, ndërsa hetimet për korrupsionin e zyrtarëve të lartë kanë prodhuar arrestime, procese gjyqësore dhe dënime, konfiskimi përfundimtar i pasurive mbetet në nivele minimale.

Komisioni Europian evidenton gjithashtu se numri i vendimeve për konfiskimin e pasurive ka rënë ndjeshëm, nga 20 në vetëm 8.

Madje, gjatë vitit 2025, SPAK nuk ka marrë asnjë vendim për sekuestrimin e pasurive në çështjet që lidhen me veprat penale të korrupsionit të thjeshtë.

Këto të dhëna nxjerrin në pah një nga problemet kryesore të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri: ndëshkimin e personave të përfshirë në afera, pa arritur në të njëjtën masë edhe te pasuritë e përfituara prej tyre.

Në praktikë, kjo krijon rrezikun që dënimi me burg të mos shoqërohet me humbjen e përfitimeve financiare nga korrupsioni, duke lënë të paprekur një pjesë të rëndësishme të pasurive.

Komisioni Europian thekson se raporti mes pasurive të sekuestruara dhe atyre të konfiskuara mbetet i pakënaqshëm, pavarësisht përmirësimit të kapaciteteve të SPAK për hetimet financiare.

Brukseli kërkon përdorimin më të gjerë të konfiskimit të zgjeruar, konfiskimit pa një vendim penal dënimi, si dhe masave që mundësojnë marrjen e pasurive të regjistruara në emër të personave të tretë.

Raporti evidenton gjithashtu se hetimet për korrupsionin e nivelit të lartë vazhdojnë të përqendrohen në tri fusha kryesore: shëndetësinë, teknologjinë e informacionit dhe tenderat e infrastrukturës.

Bëhet fjalë për sektorë ku qarkullojnë shuma të mëdha të parave publike dhe ku gjatë viteve të fundit janë regjistruar disa nga hetimet më të rëndësishme të SPAK.

Gjetjet e BE-së rikthejnë kështu pyetjen se sa efektive është lufta kundër korrupsionit nëse zyrtarët përfundojnë në burg, por pasuritë e krijuara përmes abuzimit me fondet publike nuk konfiskohen dhe nuk rikthehen në arkën e shtetit.

Për Brukselin, sfida nuk është më vetëm hetimi dhe dënimi i korrupsionit, por edhe identifikimi, gjurmimi dhe konfiskimi përfundimtar i përfitimeve financiare që burojnë prej tij. /skyweb.al

Artikulli para

TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët

Artikulli pas

Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi
Ekonomi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!
Aktualitet

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…
Aktualitet

Luftë në PS, Veliaj “tund” bisedën e përgjuar me Toni Gogun në burg: Hetoni Ramën!

11 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

11 Nëntor, 2026
Paralajmërimi i agjencisë europiane: Pas frigoriferëve të supermarketeve, objektiv i sulmeve kibernetike mund të bëhen edhe pajisjet shtëpiake
Aktualitet

Paralajmërimi i agjencisë europiane: Pas frigoriferëve të supermarketeve, objektiv i sulmeve kibernetike mund të bëhen edhe pajisjet shtëpiake

11 Nëntor, 2026
Në Pogradec konsiderohet “mëkat” të paguash taksat! KLSH kap mat Ilir Xhakollin: “Gropë” 3 mln euro dhe batërdi me tenderët
Ekonomi

Në Pogradec konsiderohet “mëkat” të paguash taksat! KLSH kap mat Ilir Xhakollin: “Gropë” 3 mln euro dhe batërdi me tenderët

11 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas

Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas

Të Përzgjedhura

DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet

Nga SkyWeb
9 Shtator, 2026
0

Qeveria planifikon t’i japë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të drejtën për të anuluar aktet e paligjshme të pronësisë që janë...

Lexo të plotë
Kostoja reale e “zhvillimit:” 15 jetë të humbura në 4 muaj

Kostoja reale e “zhvillimit:” 15 jetë të humbura në 4 muaj

18 Qershor, 2025
EUROSTAT thotë se 1 milionë shqiptarë ikën nga vendi gjate 16 viteve të fundit

Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë marrë shtetësinë e vendeve të BE-së në 10 vitet e fundit

30 Mars, 2026
Popullsia e plakur, a po i zëvendëson Japonia punëtorët me robotë?

Popullsia e plakur, a po i zëvendëson Japonia punëtorët me robotë?

7 Mars, 2026
Kompanitë e sigurimeve fitojnë 9 nga 10 lekë të arkëtuara te Sigurimet e Jetës, pse Konkurrenca futi nën hetim të thelluar 11 banka

Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore

25 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

Luftë në PS, Veliaj “tund” bisedën e përgjuar me Toni Gogun në burg: Hetoni Ramën!

11 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr