• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

OBSH: Pabarazitë sociale dhe shëndetësore rrezikojnë miliona fëmijë në Evropë

Editor Nga Editor
24 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
OBSH: Pabarazitë sociale dhe shëndetësore rrezikojnë miliona fëmijë në Evropë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rreth 187 milionë njerëz në rajonin evropian, ose afërsisht një në pesë persona, vuajnë pasojat e pabarazive shëndetësore dhe sociale. Të dhënat vijnë nga një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit, pavarësisht përmirësimit të jetëgjatësisë dhe shëndetit në dekadat e fundit, përparimi nuk ka prekur të gjitha shtresat e shoqërisë njësoj.

Fëmijët dhe adoleshentët janë ndër grupet më të prekura. Sipas raportit, rreth 35 milionë të mitur në 53 vendet e rajonit evropian të OBSH-së përballen me pabarazi sociale dhe shëndetësore që mund të parandalohen.

Fëmijët që rriten në familjet më të varfra kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin para moshës pesëvjeçare dhe gjashtë herë më shumë rrezik të përballen me kushte të rënda të papërshtatshme banimi, krahasuar me ata që vijnë nga familjet më të pasura.

Raporti evidenton gjithashtu pabarazi gjinore. Vajzat nga familjet me të ardhura të ulëta raportojnë gjendje më të dobët shëndetësore në 91% të vendeve të analizuara, ndërsa për djemtë kjo shifër arrin në 96%.

Sipas OBSH-së, pabarazitë shfaqen që në fëmijëri dhe ndikojnë në zhvillimin, arsimimin dhe mundësitë e individëve gjatë gjithë jetës. Veçanërisht të rëndësishme janë 1000 ditët e para të jetës, kur mbështetja për familjen, ushqyerja e shëndetshme, kushtet e banimit dhe edukimi i hershëm mund të parandalojnë krijimin e disavantazheve afatgjata.

Ndër faktorët kryesorë që nxisin këto pabarazi janë të ardhurat e ulëta, pasiguria ushqimore, kushtet e papërshtatshme të punës dhe banimit, si dhe aksesi i pabarabartë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore.

“Shumë shpesh, vendi ku lind, të ardhurat e familjes dhe mundësia për të gjetur një punë të denjë apo për t’u arsimuar përcaktojnë ende se sa i shëndetshëm do të jesh”, deklaroi Corinne Capuano, përfaqësuese e zyrës së OBSH-së për Evropën. /skyweb.al

Etiketat: femijet
Artikulli para

Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

Artikulli pas

Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?
Shëndet

Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?

24 Nëntor, 2026
Rriten rastet e gonorresë rezistente ndaj antibiotikëve në Evropë
Shëndet

Ekspozimi ndaj pesticideve rrezikon fertilitetin, ekspertët ngrenë alarmin

24 Nëntor, 2026
Daraxonrasib, ilaçi që po jep shpresë te një nga kanceret më agresive
Shëndet

STUDIMI/ Kanceri i zorrës së trashë po shtohet ndjeshëm te të rinjtë! Pse personat pa diplomë universitare rrezikohen më shumë?

24 Nëntor, 2026
Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara
Shëndet

Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara

24 Nëntor, 2026
A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen
Shëndet

A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen

23 Nëntor, 2026
Këto dy pije alkoolike janë armiqtë e mëdhenj të veshkave
Shëndet

Këto dy pije alkoolike janë armiqtë e mëdhenj të veshkave

23 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?

Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?

Të Përzgjedhura

Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik
Turizëm

Rriten hyrjet në Shqipëri në shkurt, mbi 1.1 milionë lëvizje në kufi

Nga SkyWeb
25 Mars, 2026
0

Gjatë muajit shkurt 2026, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 1.100.681 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje...

Lexo të plotë
Pasiguria ekonomike po rrit ankthin, çfarë këshillojnë ekspertët

Pasiguria ekonomike po rrit ankthin, çfarë këshillojnë ekspertët

21 Maj, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Shoqata e Siguruesve apel për sigurinë rrugore: Mesatarisht 11 aksidente në ditë në Shqipëri

16 Mars, 2026
Dokumenti i qeverisë: Fëmijët e lindur sot në Shqipëri arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre

Dokumenti i qeverisë: Fëmijët e lindur sot në Shqipëri arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre

20 Qershor, 2026
Pse duhet të fusni përherë një top tenisi në valixhen tuaj kur fluturoni

Pse duhet të fusni përherë një top tenisi në valixhen tuaj kur fluturoni

26 Korrik, 2026

Të Fundit

Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?

Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?

24 Nëntor, 2026
OBSH: Pabarazitë sociale dhe shëndetësore rrezikojnë miliona fëmijë në Evropë

OBSH: Pabarazitë sociale dhe shëndetësore rrezikojnë miliona fëmijë në Evropë

24 Nëntor, 2026
Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

24 Nëntor, 2026
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr