• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Dokumenti i qeverisë: Fëmijët e lindur sot në Shqipëri arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Dokumenti i qeverisë: Fëmijët e lindur sot në Shqipëri arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fëmijët e lindur sot në Shqipëri pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre produktiv kur të bëhen të rritur.

Të dhëna dalin nga relacioni shpjegues i projektvendimit për miratimin e Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030, ku citohet një analizë e UNICEF mbi kapitalin njerëzor.

Sipas dokumentit që ka konsultuar skyweb.al, ky tregues është më i ulët se mesatarja rajonale, e cila llogaritet në 69%.

Në praktikë, kjo do të thotë se një fëmijë i lindur sot në Shqipëri rrezikon të mos zhvillojë plotësisht aftësitë, arsimimin, shëndetin dhe kapacitetin e tij ekonomik në moshë madhore.

“Nga analiza e UNICEF mbi kapitalin njerëzor rezulton se fëmijët e lindur sot në Shqipëri pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre produktiv në moshë madhore, nën mesataren rajonale prej 69%, duke treguar nevojën për investime më të forta në zhvillimin e hershëm, arsim cilësor, mbrojtje sociale dhe mirëqenie të fëmijëve dhe të rinjve”, thuhet në dokumentin e qeverisë për Agjendën e Fëmijëve.

Relacioni e lidh këtë situatë me nevojën për investime më të forta në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, arsim cilësor, mbrojtje sociale dhe mirëqenie.

Dokumenti thekson se Shqipëria ka bërë përparim në forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për të drejtat e fëmijëve, por vijon të përballet me sfida të rëndësishme. Ndër to përmenden varfëria e fëmijëve, pabarazitë sociale dhe territoriale, si dhe aksesi jo i barabartë në shërbime cilësore.

Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 synon të forcojë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, të përmirësojë koordinimin mes institucioneve dhe të garantojë më shumë shërbime për fëmijët në nivel qendror dhe vendor.

Sipas relacionit, investimi te fëmijët shihet si domosdoshmëri jo vetëm sociale, por edhe ekonomike, pasi lidhet drejtpërdrejt me kapitalin njerëzor dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. /skyweb.al

Etiketat: femijetpotenciali
Artikulli para

SPAK, kontrolle te biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave ‘Lura’ në Lalz

Artikulli pas

Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por të Jared Kushner

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit
Ekonomi

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Aktualitet

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

4 Nëntor, 2026
Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?
Aktualitet

Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

4 Nëntor, 2026
Shqipëria dhe Italia zgjasin me pesë vjet marrëveshjen për konvertimin e patentave
Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e marrjes së patentës në Shqipëri: Kontrolle të reja dhe verifikim i historikut shëndetësor

4 Nëntor, 2026
“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci
Ekonomi

Bastet mbeten në të “zezë”: Miliona euro taksa të munguara, por një situatë WIN-WIN për krimin, policinë dhe politikën

4 Nëntor, 2026
Pse nuk është hapur ende programi IPARD III? Reagon ministria e Bujqësisë
Ekonomi

Raporti i Progresit/ IPARD III mbetet i bllokuar, BE ende nuk i beson Shqipërisë administrimin e fondeve për bujqësinë

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por të Jared Kushner

Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por të Jared Kushner

Të Përzgjedhura

Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra
Shëndet

Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra

Nga Editor
4 Nëntor, 2026
0

Zëvendësimi i kripës së zakonshme me një alternativë të pasuruar me kalium mund të parandalojë afro 3 milionë vdekje çdo...

Lexo të plotë
E ardhmja e lajmeve artificiale

E ardhmja e lajmeve artificiale

18 Gusht, 2025
Gjykata njofton me shpallje publike pronarin e Megatek, Dionis Teqja

Megatek Boss Dionis Teqja Lawsuit Seeking Removal of Reports From Tens of Albanian Media Outlets Sparks Strong Reaction From Albanian Journalists Union

6 Maj, 2026
Jeleku i një të mbijetuare nga Titaniku del në ankand, çmimi arrin deri në 500 mijë euro

Jeleku i një të mbijetuare nga Titaniku del në ankand, çmimi arrin deri në 500 mijë euro

17 Prill, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026

Të Fundit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

4 Nëntor, 2026
Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

4 Nëntor, 2026
Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë

Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr