• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Guvernatori Sejko thotë se emigracioni masiv dhe plakja e popullsisë janë sfida serioze për ekonominë

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Sejko: Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, sfidë e re për sistemin financiar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, e cilësoi emigracionin dhe plakjen e popullsisë si një nga sfidat më serioze për të ardhmen ekonomike të vendit, duke theksuar se ndryshimet demografike po shndërrohen gjithnjë e më shumë në një problem strukturor.

Sipas tij, ndërsa në të kaluarën emigracioni është parë si një faktor që lehtësonte papunësinë dhe varfërinë, sot ai po krijon mungesa të dukshme të fuqisë punëtore, në një kohë kur ekonomia po rritet dhe papunësia ndodhet në nivele historikisht të ulëta.

Këto zhvillime, sipas Sejkos, po ndikojnë drejtpërdrejt te bizneset, familjet dhe perspektiva afatgjata e rritjes ekonomike.

Guvernatori theksoi se demografia përbën një forcë themelore për zhvillimin dhe prosperitetin e çdo shoqërie, ndërsa aktualisht po përjetohet një pikë kthese globale.

Gjithnjë e më pak persona hyjnë në tregun e punës, ndërkohë që rritet numri i atyre që varen nga sistemet e pensioneve dhe të kujdesit shëndetësor, duke ushtruar presion mbi produktivitetin, financat publike dhe prioritetet politike.

Sejko bëri të ditur se Banka e Shqipërisë i ka analizuar këto zhvillime prej gati një dekade, duke identifikuar herët plakjen e popullsisë dhe emigracionin si faktorë përcaktues për të ardhmen ekonomike të vendit. Sipas tij, transformimi i shpejtë demografik po riformëson strukturën ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.

Ai vlerësoi se pavarësisht këtyre sfidave, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri vitet e fundit, e mbështetur nga inflacioni i ulët, rritja e qëndrueshme ekonomike, zgjerimi i punësimit, rritja e pagave dhe përmirësimi i llogarisë korrente.

Tregu i punës, sipas tij, ka shënuar përmirësime të ndjeshme, me rënie të papunësisë në nivele historikisht të ulëta dhe rritje të produktivitetit krahasuar me periudhën para krizës financiare globale.

Guvernatori nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në këto zhvillime përmes një politike monetare të kujdesshme dhe proaktive, të orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe mbrojtjes së fuqisë blerëse.

Ai shtoi se analizat për Shqipërinë janë në përputhje me gjetjet më të gjera për vendet në zhvillim të Evropës, ku plakja e popullsisë dhe tkurrja e fuqisë punëtore po kufizojnë potencialin e rritjes ekonomike.

Këto deklarata u bënë gjatë prezantimit të Raportit të Tranzicionit 2025–2026 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili këtë vit fokusohet te ndikimi i ndryshimeve demografike në ekonomi dhe shoqëri. /skyweb.al

Artikulli para

Personalizimi i lajmit në epokën e AI, përfitim apo kufizim i së vërtetës?

Artikulli pas

Një tjetër shtet i BE propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

“Depozitat janë të sigurta!” Banka e Shqipërisë: Dëmtimi i disa filialeve nuk cënon sistemin bankar

19 Tetor, 2026
Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë
Ekonomi

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

19 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

19 Tetor, 2026
Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria
Aktualitet

Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

19 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
Aktualitet

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

19 Tetor, 2026
2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash
Aktualitet

2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Një tjetër shtet i BE propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Një tjetër shtet i BE propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Të Përzgjedhura

Qeveria bën gati Agjencinë Shtetërore të Pronës: Çfarë do të ndodhë me pronat
Ekonomi

Qeveria bën gati Agjencinë Shtetërore të Pronës: Çfarë do të ndodhë me pronat

Nga SkyWeb
9 Shtator, 2026
0

Qeveria po përgatit ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Pronës, e cila do të përqendrojë administrimin e pasurive të paluajtshme që...

Lexo të plotë
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

17 Dhjetor, 2025
Grabitja e pazakontë, vidhen 450 kg kërmij nga ferma, dëmi tejkalon 100,000 dollarë

Grabitja e pazakontë, vidhen 450 kg kërmij nga ferma, dëmi tejkalon 100,000 dollarë

30 Nëntor, 2025
TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin

TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin

27 Prill, 2026
Ish-deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar i Presidenti Begaj

Ish-deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar i Presidenti Begaj

10 Tetor, 2025

Të Fundit

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

“Depozitat janë të sigurta!” Banka e Shqipërisë: Dëmtimi i disa filialeve nuk cënon sistemin bankar

19 Tetor, 2026
Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

19 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

Protestat dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomate në të gjithë vendin

19 Tetor, 2026
Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr