• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Personalizimi i lajmit në epokën e AI, përfitim apo kufizim i së vërtetës?

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
Personalizimi i lajmit në epokën e AI, përfitim apo kufizim i së vërtetës?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Emirjon Senja

Personalizimi i përmbajtjes është bërë një nga zhvillimet më të dukshme në mënyrën si prodhohet, shpërndahet dhe konsumohet lajmi në epokën digjitale.

Në vend të modelit klasik ku e njëjta faqe kryesore u shfaqej të gjithëve, sot një pjesë e madhe e audiencës në rrjetet sociale, si edhe në një numër të madh mediash online ndeshet me një përvojë të filtruar nga algoritmet, të cilat vendosin se çfarë duhet të shohë, në çfarë rendi dhe me çfarë intensiteti.

Ky transformim nuk është thjesht teknik, por prek vetë thelbin e raportimit dhe gazetarisë si ndërmjetëse mes ngjarjes dhe audiencës, edhe pse në kohët e sotme këto raporte janë përmbysur.

Sot, marrëdhënia media–audiencë nuk është më lineare. Përmbajtja nuk kalon më drejtpërdrejt nga redaksia te lexuesi, por filtrohet nga sisteme që analizojnë sjelljen, interesat dhe reagimet e tij.

Kjo do të thotë se një pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes mbi atë që shfaqet apo jo nuk është më ekskluzivisht në duart e gazetarëve, por e algoritmeve që funksionojnë mbi logjikën e të dhënave dhe probabilitetit të angazhimit.

Ky ndryshim konfirmohet edhe nga studime ndërkombëtare. Digital News Report 2025 i Reuters Institute tregon se gjithnjë e më shumë përdorues e marrin informacionin përmes platformave që përdorin algoritme rekomandimi, duke reduktuar ndërveprimin aktiv me faqet tradicionale të mediave.

Për segmentet më të reja të audiencës, ky ndërmjetësim shkon edhe më tej, duke përfshirë përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale për përmbledhje, shpjegime apo përzgjedhje të lajmeve.

Në këtë mënyrë, roli i redaksisë dobësohet, ndërsa forcohet roli i teknologjisë.

Rrjedhimisht, personalizimi shihet shpesh si një zgjidhje ndaj mbingarkesës me informacion.

Përfitimet..

Në një botë ku çdo ditë prodhohen mijëra artikuj, përdoruesi ka nevojë për filtra që ta ndihmojnë të orientohet dhe të lexojë atë që ai mendon se i shërben. Algoritmet mund të ofrojnë pikërisht këtë: Një përzgjedhje të lajmeve që përputhen me interesat dhe nevojat individuale.

Kjo e bën përvojën më të shpejtë, më efikase dhe më të menaxhueshme.

Përfitimet nuk janë vetëm për audiencën. Për mediat, personalizimi përfaqëson një mjet të fuqishëm për të kuptuar më mirë audiencën. Analiza e të dhënave u mundëson redaksive të identifikojnë temat që gjenerojnë më shumë interes, të optimizojnë formatet e përmbajtjes dhe të ndërtojnë strategji më të qëndrueshme shpërndarjeje.

Në një treg gjithnjë e më konkurrues, ku vëmendja është burimi më i çmuar, këto mekanizma janë bërë thelbësorë për mbijetesën ekonomike të mediave.

Organizata si OECD kanë theksuar se përdorimi i të dhënave për të personalizuar informacionin mund të rrisë efikasitetin e komunikimit dhe të ndihmojë qytetarët të gjejnë më shpejt përmbajtje të dobishme.

Nga kjo perspektivë, personalizimi nuk është domosdoshmërisht një kërcënim, por një zhvillim që, nëse përdoret si duhet, mund të përmirësojë aksesin në informacion dhe të rrisë cilësinë e përvojës mediatike.

Megjithatë, përfitimet e personalizimit shoqërohen me rreziqe që nuk mund të injorohen.

Rreziqet..

Një nga shqetësimet kryesore është se algoritmet nuk janë të ndërtuara për të garantuar balancë apo pluralizëm, por për të maksimizuar angazhimin.

Kjo do të thotë se ato kanë prirjen të promovojnë përmbajtje që gjeneron reagime, shpesh emocionale, dhe jo domosdoshmërisht përmbajtje që ka vlerë më të madhe informative apo publike.

Në këtë mënyrë lind fenomeni i “flluskave informative”. Kur një përdorues ndërvepron më shumë me një lloj përmbajtjeje, algoritmet i ofrojnë edhe më shumë nga e njëjta gjë.

Gradualisht, ai fillon të ekspozohet gjithnjë e më pak ndaj këndvështrimeve alternative. Informacioni që merr nuk është më një pasqyrë e gjerë e realitetit, por një fragment i tij, i filtruar dhe i përshtatur sipas preferencave të mëparshme.

Ky proces çon në krijimin e asaj që njihet si “dhoma e jehonës”. Brenda këtyre hapësirave digjitale, individët dëgjojnë vazhdimisht të njëjtat ide dhe narrativa, të cilat përforcohen nga algoritmet dhe nga vetë ndërveprimet sociale.

Mendimet e kundërta bëhen gjithnjë e më pak të dukshme, ndërsa bindjet ekzistuese forcohen pa u sfiduar.

Pasojat e kësaj dinamike janë të dukshme në nivel shoqëror. Polarizimi rritet, pasi grupet e ndryshme fillojnë të jetojnë në realitete informative të ndara.

Debati publik humbet terrenin e përbashkët dhe zëvendësohet nga përplasje mes narrativash që rrallë komunikojnë mes tyre.

Në vend që media të shërbejë si hapësirë për shkëmbim idesh dhe ndërtim konsensusi, ajo rrezikon të bëhet një faktor që përforcon ndarjet ekzistuese.

UNESCO ka paralajmëruar se sistemet e bazuara në inteligjencë artificiale mund të ndikojnë drejtpërdrejt në pluralizmin mediatik dhe në lirinë e shprehjes, sidomos kur mungon transparenca mbi mënyrën se si funksionojnë.

Kur përdoruesit nuk e kuptojnë pse u shfaqet një përmbajtje e caktuar, ata nuk janë në gjendje të vlerësojnë nëse informacioni që marrin është i plotë apo i filtruar.

Paragjykimet algoritmike

Një tjetër problem lidhet me paragjykimet algoritmike. Sistemet e AI trajnohen mbi të dhëna ekzistuese dhe, nëse këto të dhëna përmbajnë njëanshmëri, ato mund të reflektohen dhe të përforcohen në mënyrën si shpërndahet përmbajtja.

Kjo mund të çojë në margjinalizimin e zërave të caktuar, temave të caktuara apo perspektivave që nuk përputhen me logjikën dominuese të angazhimit.

Në këtë situatë, roli i redaksisë bëhet edhe më i rëndësishëm. Prandaj, Inteligjenca Artificiale në redaksi duhet të përdoret si mjet ndihmës, jo si zëvendësues i vendimmarrjes editoriale.

Gazetarët dhe redaktorët duhet të ruajnë kontrollin mbi përmbajtjen dhe të sigurojnë që kriteret profesionale dhe etike të mos zëvendësohen nga logjika automatike e algoritmeve.

Po aq e rëndësishme është edhe transparenca ndaj publikut. Media duhet të jetë e qartë për mënyrën se si përdor algoritmet dhe të informojë lexuesit kur përmbajtja është e personalizuar.

Kjo ndihmon në ruajtjen e besimit dhe i jep audiencës mundësinë të kuptojë më mirë se si ndërtohet përvoja e saj informative.

Personalizimi i lajmit mbetet një zhvillim i pashmangshëm i epokës digjitale. Ai sjell përfitime reale në aspektin e aksesit dhe relevancës së informacionit, por njëkohësisht krijon sfida serioze për pluralizmin, balancën dhe cilësinë e debatit publik.

Pyetja nuk është nëse duhet përdorur apo jo, por si duhet menaxhuar.

Nëse përdoret me kujdes, me mbikëqyrje njerëzore dhe me transparencë, personalizimi mund të ndihmojë në përmirësimin e informimit.

Por nëse lihet të funksionojë vetëm mbi logjikën e algoritmeve dhe të tregut, ai rrezikon të krijojë një publik të fragmentuar, të izoluar në flluska informative dhe gjithnjë e më pak të ekspozuar ndaj kompleksitetit të realitetit.

Dhe pikërisht në këtë pikë, sfida e gazetarisë nuk është më vetëm të informojë, por të garantojë që informacioni të mbetet i hapur, i balancuar dhe i përbashkët për të gjithë. /skyweb.al

Ky artikull u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është përgjegjësia e vetme e autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Etiketat: personalizimi informacionit
Artikulli para

Turkish Airlines nis fluturimet ditore drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Artikulli pas

Guvernatori Sejko thotë se emigracioni masiv dhe plakja e popullsisë janë sfida serioze për ekonominë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset
Aktualitet

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar
Aktualitet

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane
Aktualitet

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane

8 Qershor, 2026
A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit
Aktualitet

A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit

8 Qershor, 2026
Liqeni i Shkodrës futet në rrjetin e UNESCO-s, Rama: Një tjetër lajm i bukur për Shqipërinë e Gjelbër
Aktualitet

Liqeni i Shkodrës futet në rrjetin e UNESCO-s, Rama: Një tjetër lajm i bukur për Shqipërinë e Gjelbër

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
Sejko: Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, sfidë e re për sistemin financiar

Guvernatori Sejko thotë se emigracioni masiv dhe plakja e popullsisë janë sfida serioze për ekonominë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Prej 12 ditësh në spital, Fatos Nano në gjendje të rëndë: Skyweb.al mëson detaje nga shëndeti i ish-kryeministrit
Aktualitet

Prej 12 ditësh në spital, Fatos Nano në gjendje të rëndë: Skyweb.al mëson detaje nga shëndeti i ish-kryeministrit

Nga SkyWeb
20 Tetor, 2025
0

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në spital për shkak të problemeve serioze shëndetësore. Burime për Skyweb.al...

Lexo të plotë
A ndihmon vera e kuqe në shëndetin e zemrës?

Nuk është Franca, cili shtet prodhon më shumë verë në Europë

7 Shkurt, 2026
VENDIMI/ Gerond Meçes i del për mbarë pengmarrja, gati të marrë dhe tenderin 3 mln euro të Burgjeve

VENDIMI/ Gerond Meçes i del për mbarë pengmarrja, gati të marrë dhe tenderin 3 mln euro të Burgjeve

19 Mars, 2026
Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

18 Qershor, 2025
Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE

Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE

11 Shkurt, 2026

Të Fundit

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr