• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 22 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Presim VKM-në”, Ilir Shtufi mori truallin e Gardës për kullë kundrejt parkimit: Zbulohet VKM-ja që prisnin personat në hetim

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
“Presim VKM-në”, Ilir Shtufi mori truallin e Gardës për kullë kundrejt parkimit: Zbulohet VKM-ja që prisnin personat në hetim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një komunikim mes dy personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine, i interceptuar nga SPAK në maj 2020 tregonte se persona të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash prisnin një vendim të qeverisë për një pronë te Garda e Republikës, pranë hyrjes së Liqenit Artificial në Tiranë.

Në bisedën e administruar në dosjen ku akuzohen Ilir Shtufi, Luçiano Koçeku dhe persona të tjerë, njëri prej bashkëbiseduesve shkruante: “Kusho, Garda në rregull ka qen, takim Ilir dje ka kalu, esht shpall fitusi. Javën tjetër presim një VKM për ndrimin e tokës në hipotek, max 10 dit, 2 jav myllen kontratat”.

“Presim një VKM tani, ka taku Iliri dje”, trafikantët e kokainës me projekt kullash te Garda, zona më e lakmuar e Tiranës

Skyweb.al mëson se vendimi për të cilin personat nën hetim kishin dijeni se do të merrej nga qeveria, lidhej me shkëmbimin e një prone shtetërore me pronat e shoqërisë “Dushku S.A.”, në zonën kadastrale 8280, në Tiranë. Aktualisht prona po shfrytëzohet për parkim.

Prona qe kompania Dushku SA shpk i dha shtetit
Prona qe kompania Dushku SA shpk i dha shtetit

Skyweb.al mëson se bëhet fjalë për vendimin nr. 763, datë 23 shtator 2020, të Këshillit të Ministrave, firmosur nga zëvendëskryeministri i atëhershëm Erion Braçe.

Vendimi parashikonte shkëmbimin e një sipërfaqeje prej 1 470 m², pjesë e pronës shtetërore nr. 4/854, me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, në administrim të Ndërmarrjes Industriale nr. 1 Tiranë, me pronat nr. 2/353, 2/534, 2/355 dhe 2/18, në pronësi të shoqërisë “Dushku S.A.”. Sipas të dhënave që disponon Skyweb.al, kompania “Ferro Beton & Construction Co”, e lidhur me Ilir Shtufin dhe Mark Lulin, zotëron gati 56% të aksioneve në “Dushku S.A.”.

Trualli qe kompania Dushku SA shpk i mori shtetit
Trualli qe kompania Dushku SA shpk i mori shtetit

Pas shkëmbimit, pronat e shoqërisë “Dushku S.A.” do të përdoreshin nga Bashkia Tiranë në funksion të masterplanit të miratuar me planin e përgjithshëm vendor të Tiranës, kurse Ilir Shtufi dhe të tjerët do të merrnin truallin e Gardës për të ndërtuar fillimisht një kullë 14 kate, e cila tashmë është “zgjatur” në 41 kate.

Pikërisht në këtë truall është dhënë më pas leja për projektin “Nova Hotel Five Star”, ku sot ka nisur ndërtimi.

Ironia është se vetëm pak ditë para goditjes së grupit nga SPAK, projektit i është miratuar ndryshimi i lejes së ndërtimit, duke kaluar nga një objekt 14-katësh hotelerie në një kullë 41 kate.

VKM-ja qe personat nen hetimin kishin dijeni dhe e prisnin prej majit 2020
VKM-ja qe personat nen hetimin kishin dijeni dhe e prisnin prej majit 2020

Pra, biseda e majit 2020 dhe VKM-ja e shtatorit të po atij viti ngrejnë një pikëpyetje të forta mbi faktin se si kishin dijeni persona nën hetim për një vendimmarrje qeveritare që lidhej me një pronë publike në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës?

SPAK dyshon se grupi i goditur pastronte para të trafikut ndërkombëtar të kokainës përmes blerjes së tokave, ndërtimit të vilave dhe hyrjes në projekte të mëdha ndërtimi në Tiranë dhe në jug të vendit. /skyweb.al

*Të gjithë personat prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata 

Etiketat: ilir shtufinova
Artikulli para

“El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme në Evropë

Artikulli pas

Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Thatësirat nxjerrin në sipërfaqen e Danubit anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore
Aktualitet

Thatësirat nxjerrin në sipërfaqen e Danubit anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

22 Gusht, 2026
Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit
Ekonomi

Lubia e kredive me interesa “peshkaqenësh”, IUTE shqetësohet nga lajmet mbi zhvatjen që u bëhet hallexhinjve

22 Gusht, 2026
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit
Ekonomi

Operacioni sekret me anije “fantazma” në Hormuz që po mban nën kontroll çmimin e naftës

22 Gusht, 2026
Presidenti Begaj në San Marzano di San Giuseppe: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
Aktualitet

Presidenti Begaj në San Marzano di San Giuseppe: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane

22 Gusht, 2026
TikTok paguan 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve
Aktualitet

TikTok paguan 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

22 Gusht, 2026
Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?
Aktualitet

Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?

22 Gusht, 2026
Artikulli pas
Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West

Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Alarm në Europë: Një në tre punonjës të shëndetësisë përballet me rrezik kanceri në punë
Shëndet

Alarm në Europë: Një në tre punonjës të shëndetësisë përballet me rrezik kanceri në punë

Nga Editor
27 Maj, 2026
0

Nga aparatet me rreze X deri te laboratorët e anatomisë, një studim i ri ka zbuluar se pothuajse një e...

Lexo të plotë
Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

29 Qershor, 2026
NDRYSHIMI/ Vjen Prefekti Detar, qeveria synon zgjerimin e rolit të prefektëve pas dobësimit ndër dekada

NDRYSHIMI/ Vjen Prefekti Detar, qeveria synon zgjerimin e rolit të prefektëve pas dobësimit ndër dekada

23 Dhjetor, 2025
Kosova rikthen pas 30 vitesh fabrikën e municioneve, projekti strategjik ngrihet pranë Gjakovës

Qeveria heq TVSH-në për kompanitë e lidhura me industrinë e Mbrojtjes

6 Gusht, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026

Të Fundit

Thatësirat nxjerrin në sipërfaqen e Danubit anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

Thatësirat nxjerrin në sipërfaqen e Danubit anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

22 Gusht, 2026
Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit

Lubia e kredive me interesa “peshkaqenësh”, IUTE shqetësohet nga lajmet mbi zhvatjen që u bëhet hallexhinjve

22 Gusht, 2026
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

Operacioni sekret me anije “fantazma” në Hormuz që po mban nën kontroll çmimin e naftës

22 Gusht, 2026
A mund ta përdorim kremin e diellit të mbetur nga vjet? Çfarë thotë shkenca

A mund ta përdorim kremin e diellit të mbetur nga vjet? Çfarë thotë shkenca

22 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr