• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Presim një VKM tani, ka taku Iliri dje”, trafikantët e kokainës me projekt kullash te Garda, zona më e lakmuar e Tiranës

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
“Presim një VKM tani, ka taku Iliri dje”, trafikantët e kokainës me projekt kullash te Garda, zona më e lakmuar e Tiranës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rënia historike e euros përballë lekut ka ngritur prej kohësh dyshime mbi burimin e sasive të mëdha të euros që hyjnë në Shqipëri.

Sot, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye mesatarisht me më pak se 94 lekë, një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë.

Por dosjet e SPAK, që ka konsultuar skyweb.al, hedhin dritë mbi një tjetër anë të ekonomisë informale: Paratë e trafikut të kokainës që, sipas hetimeve, investohen në ndërtim, kulla, vila, toka private, toka të tjetërsuara dhe prona shtetërore të kaluar në duar private.

“Presim VKM-në”, Ilir Shtufi mori truallin e Gardës për kullë kundrejt parkimit: Zbulohet VKM-ja që prisnin personat në hetim

Në dosjen ku akuzohen Ilir Shtufi, Luçiano Koçeku dhe persona të tjerë, SPAK përshkruan mënyrën se si anëtarë të grupit dyshohet se pastronin para në sektorin e ndërtimit, kryesisht në Tiranë dhe në jug të vendit.

Një nga episodet më domethënëse lidhet me zonën pranë Gardës së Republikës, afër Liqenit Artificial të Tiranës, ku persona të grupit shfaqin interes për ndërtimin e një kulle.

Në një komunikim të interceptuar nga SPAK në maj 2020, dy prej personave nën hetim flasin për ecurinë e procedurave dhe për faktin se pritej një vendim i Këshillit të Ministrave për ndryshimin e statusit të tokës dhe regjistrimin e saj në hipotekë.

“Kusho, Garda në rregull ka qen, takim Ilir dje, ka kalu, esht shpall fitusi. Javën tjetër presim një VKM për ndrimin e tokës në hipotek, max 10 dit, 2 jav myllen kontratat”, shkruan njëri prej tyre në komunikimin e administruar në dosje.

Bashkëbiseduesi përgjigjet: “Ok super kush, po shifemi me von”.

Ajo që e bën më të rëndë këtë episod është fakti se persona të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash duket se kishin informacion paraprak për një vendimmarrje të qeverisë, që pritej të ndodhte në ditët apo javët në vijim.

Sipas dosjes, Ilir Shtufi del si personi që kishte dijeni dhe interesim për këtë procedurë, ndërsa komunikimi tregon se grupi e lidhte ecurinë e kontratave me miratimin e një VKM-je.

SPAK dyshon se paratë e përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë kanalizuar në pasuri të paluajtshme, duke u përdorur për blerje tokash, ndërtim vilash dhe projekte ndërtimore me vlera të mëdha. /skyweb.al

 

*Të gjithë personat prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata 

Etiketat: elton memetiilir shtufiluciano kocekuspak
Artikulli para

Studimi alarmues: Infertiliteti pritet të prekë 80 milionë gra deri në vitin 2036

Artikulli pas

Vala e tmerrshme po formohet mbi Atlantik, OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Franca teston për herë të parë raketën e re me aftësi bërthamore
Aktualitet

Franca teston për herë të parë raketën e re me aftësi bërthamore

6 Tetor, 2026
VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik
Ekonomi

Kanabisi mjekësor nën vëzhgim 24 orë, çfarë parashikon VKM

6 Tetor, 2026
SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet
Ekonomi

SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet

6 Tetor, 2026
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor
Aktualitet

Erion Veliaj kontraktoi agjencinë amerikane të PR për betejën e imazhit në mediat ndërkombëtare

6 Tetor, 2026
Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave
Ekonomi

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

6 Tetor, 2026
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Ekonomi

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
Vala e tmerrshme po formohet mbi Atlantik, OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni!

Vala e tmerrshme po formohet mbi Atlantik, OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Berisha: Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për Tiranën
Aktualitet

Berisha: Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për Tiranën

Nga Editor
6 Tetor, 2025
0

Partia Demokratike mbështet Florjan Binajn si kandidat për bashkinë e Tiranbës. Emri u njoftua nga kreu i PD, Sali Berisha...

Lexo të plotë
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro shënon rekordin tjetër historik në raport me lekun, sot ra edhe më tepër

30 Korrik, 2026
U morën rreth 300 mln kredi për ujësjellësit në 10 vjet, por humbjet në rrjet nuk ndryshojnë

Ujësjellësi i Tiranës, normë fitimi 33%, por nuk ka ujë 24 orë në ditë

10 Gusht, 2026
Kujdes alternativ për fëmijët: Qeveria publikon draftin e ri, si do zbatohet

SQARIMI i Tatimeve: Kush përfiton kompensim për fëmijët në shkollë sipas DIVA-s 2025 dhe si APLIKOHET

10 Janar, 2026
Studimi: Barnat GLP-1 për humbje peshe lidhen me rënien e flokëve

Studimi: Barnat GLP-1 për humbje peshe lidhen me rënien e flokëve

23 Korrik, 2026

Të Fundit

Franca teston për herë të parë raketën e re me aftësi bërthamore

Franca teston për herë të parë raketën e re me aftësi bërthamore

6 Tetor, 2026
VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik

Kanabisi mjekësor nën vëzhgim 24 orë, çfarë parashikon VKM

6 Tetor, 2026
SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet

SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet

6 Tetor, 2026
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Erion Veliaj kontraktoi agjencinë amerikane të PR për betejën e imazhit në mediat ndërkombëtare

6 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr