• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vala e tmerrshme po formohet mbi Atlantik, OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni!

Editor Nga Editor
7 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
Vala e tmerrshme po formohet mbi Atlantik, OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se Evropa duhet të jetë më e përgatitur për javë të tjera vdekjeprurëse me temperatura ekstreme.

Vala e radhës e të nxehtit tashmë po formohet mbi Oqeanin Atlantik. Portugalia dhe jugu i Spanjës pritet të arrijnë temperatura deri në 43°C këtë javë, ndërsa Franca dhe vendet e Beneluksit po përgatiten për një tjetër valë të fortë të të nxehtit. Edhe pjesë të Azisë Qendrore po përballen me temperatura që arrijnë në 40°C. Megjithatë, sipas Drejtorit Rajonal të OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, Evropa nuk është e përgatitur për këtë situatë, sipas Euronews.com.

Kluge paralajmëroi se më pak se gjysma e vendeve të Rajonit Evropian kanë plane kombëtare për menaxhimin e rreziqeve shëndetësore që lidhen me të nxehtin ekstrem, të njohura nga OBSH-ja si Plane të Veprimit për Shëndetin gjatë Valëve të të Nxehtit (Heat-health Action Plans).

Ai theksoi se të gjitha vendet duhet të kenë plane të tilla, të cilat të përfshijnë sisteme të paralajmërimit të hershëm meteorologjik, mbështetje për grupet më të rrezikuara dhe koordinim mes autoriteteve të shëndetësisë, shëndetit në punë, kujdesit social, strehimit dhe planifikimit urban.

“Vendet që kanë plane funksionale e dinë paraprakisht se kush është përgjegjës për çfarë, cilat grupe të popullsisë janë më të rrezikuara dhe në cilin prag temperature aktivizohet çdo nivel i reagimit,” tha Kluge. Ai shtoi se kjo qartësi, përpara se të godasë një valë e të nxehtit, përbën “dallimin që shpëton jetë” mes një reagimi të mirëmenaxhuar dhe një reagimi të vonuar.

“Puna tani zhvillohet në dy drejtime,” tha ai. “Së pari, të korrigjohen dështimet e javëve të fundit përpara se të godasë vala e ardhshme e të nxehtit, dhe së dyti, të ndërtohen sisteme shëndetësore që jo vetëm reagojnë ndaj temperaturave ekstreme, por janë të përgatitura për to.”

Sipas të dhënave paraprake nga Evropa Perëndimore, temperaturat rekord të muajit qershor shkaktuan mbi 4.000 vdekje shtesë, duke vënë nën presion të madh sistemet shëndetësore.

Për të shmangur përsëritjen e të njëjtit skenar, Kluge zhvilloi një takim urgjent mbi të nxehtin ekstrem, ku morën pjesë përfaqësues nga 41 vende evropiane, Komisioni Evropian dhe organizata të shoqërisë civile, për të analizuar mësimet e nxjerra nga vala e fundit e të nxehtit.

Shefi i OBSH-së për Evropën vlerësoi nisma si sistemi italian i monitorimit të vdekshmërisë, strategjia e komunikimit me mediat në Spanjë dhe plani i përditësuar i Austrisë për përballimin e valëve të të nxehtit.

“Këta shembuj janë të rëndësishëm sepse mund të zbatohen edhe në vende të tjera,” tha Kluge, duke theksuar se mjetet dhe zgjidhjet tashmë ekzistojnë. “Kur planet përgatiten dhe testohen përpara se të shpërthejë një krizë, ato shpëtojnë jetë.” /skyweb.al

Etiketat: I nxehti
Artikulli para

“Presim një VKM tani, ka taku Iliri dje”, trafikantët e kokainës me projekt kullash te Garda, zona më e lakmuar e Tiranës

Artikulli pas

4 miliardë lekë “gol” biznesmenëve, futi në kurth edhe politikanët e lartë të PS, kush është Indrit Aliu Kolleshi alias David Isaac ?! Personazhi që ndryshon emrat, iu shfaq Ramës në Izrael

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

20 Nëntor, 2026
Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin
Aktualitet

Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin

20 Nëntor, 2026
Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë
Aktualitet

Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

20 Nëntor, 2026
GTA 6 thyen rekordet, shitjet vlerësohen në mbi 2.3 miliardë dollarë
Aktualitet

GTA 6 thyen rekordet, shitjet vlerësohen në mbi 2.3 miliardë dollarë

20 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit
Aktualitet

Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
4 miliardë lekë “gol” biznesmenëve, futi në kurth edhe politikanët e lartë të PS, kush është Indrit Aliu Kolleshi alias David Isaac ?! Personazhi që ndryshon emrat, iu shfaq Ramës në Izrael

4 miliardë lekë "gol" biznesmenëve, futi në kurth edhe politikanët e lartë të PS, kush është Indrit Aliu Kolleshi alias David Isaac ?! Personazhi që ndryshon emrat, iu shfaq Ramës në Izrael

Të Përzgjedhura

Si lindi 8 Marsi, historia, simbolika dhe rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas
Aktualitet

Si lindi 8 Marsi, historia, simbolika dhe rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Nga Editor
8 Mars, 2026
0

Çdo vit më 8 mars, miliona njerëz në mbarë botën festojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një ditë që i kushtohet...

Lexo të plotë
OpenAI prezanton aplikacioninn e ri për krijimin e videve, sfidon Tik Tok dhe Youtube

OpenAI prezanton aplikacioninn e ri për krijimin e videve, sfidon Tik Tok dhe Youtube

30 Shtator, 2025
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

26 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, pse po amnistohet Gent Sejko i BSH nga SPAK? Mijëra jetë të shkatërruara, përgjegjësia ZERO

Skandali i mikrokredive, pse po amnistohet Gent Sejko i BSH nga SPAK? Mijëra jetë të shkatërruara, përgjegjësia ZERO

26 Dhjetor, 2025

Të Fundit

FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

FMN kërkon rritjen e interesave dhe ndryshimin e moshës së pensionit, paralajmëron qeverinë për buxhetin e vitit 2027

21 Nëntor, 2026
Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

20 Nëntor, 2026
Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

20 Nëntor, 2026
Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

20 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr