• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 22 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

4 miliardë lekë “gol” biznesmenëve, futi në kurth edhe politikanët e lartë të PS, kush është Indrit Aliu Kolleshi alias David Isaac ?! Personazhi që ndryshon emrat, iu shfaq Ramës në Izrael

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
0
4 miliardë lekë “gol” biznesmenëve, futi në kurth edhe politikanët e lartë të PS, kush është Indrit Aliu Kolleshi alias David Isaac ?! Personazhi që ndryshon emrat, iu shfaq Ramës në Izrael
Share on FacebookShare on WhatsApp

Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi alias David Isaac janë tre identitetet e një mashtruesi që ka arritur të fusë në kurth disa nga biznesmenët e Shqipërisë dhe figura të larta të Partisë Socialiste në pushtet. Karrierën e ka nisur rreth dy dekada më parë, ndërsa vesi nuk i është venitur nga vitet e burgut. Madje, mund të thuhet se “zanatin” e ka perfeksionuar.

Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

Newsbomb.al raporton se personi që kohët e fundit ka nisur të prezantohet si kryetar apo president i Sinagogës së vetme izraelite në Shqipëri, konkretisht në zonën e Saukut në Tiranë, është as më pas e as më shumë një eksponent i dënuar nga drejtësia shqiptare për shumë episode mashtrimi. Dëmi nga veprimtaria e tij, që në vitet 2010 është përllogaritur më shumë se 4 miliardë lekë.

Tani, Indrit Aliu apo Indrit Kolleshi ka nisur të sillet sërish nëpër ambiente ku qëndrojnë politikanë e biznesmenë, por më një identitet krejt të ri. Shtetas izraelit, David Isaac.

“Maxhorancës i duhet vetëpastrim” dhe një sqarim i nevojshëm nga Elisa Spiropali për takimin me një personazh si Indrit Aliu Kolleshi

Nuk është e qartë nëse politikanes socialiste Elisa Spiropali gjatë ditëve të fundit të takimeve me të i është prezantuar me identitetet e tij shqiptare, apo me atë të riun, si një izraelit modern që ka mësuar shqip dhe drejton sinagogën e Tiranës.

4 miliardë lekë "gol" biznesmenëve, futi në kurth

Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi alias David Isaac

Aktiviteti i Indrit Aliut alias Indrit Kolleshi alias David Isaac ka nisur rreth viteve 2008-2009, kur ai mashtronte biznesmenët e kryeqytetit se do “u zgjidhte hallet” që kishin me shtetin dhe u zhvati 4 milionë euro, apo më shumë se 4 miliardë lekë duke llogaritur kursin e kohës.

Në nëntor të vitit 2009, Indrit Aliu u arrestua në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim pas dhjetëra kallëzimeve në emër të tij në Prokurorinë e Tiranës nga biznesmenë të ndryshëm. Gjykimi ndaj tij nisi në korrik të vitit 2010, pak muaj pasi u ekstradua nga shteti grek dhe në vitin 2011 ai u dënua me heqje lirie.

Pas një dekade në burgun e Peqinit dhe institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, ai u lirua në vitin 2021. Menjëherë nisi të angazhohej në takime me politikanë të lartë dhe i pari ishte një ministër socialist, i cili publikoi një fotografi me Aliun në llogaritë e tij.

Ministri sapo kishte rënë në kurth dhe në krah të fotografisë shkruante atëkohë se personi që e shoqëronte ishte një “gjeneral në pension i ushtrisë izraelite”.

Ata që e njihnin identitetin e vërtetë të “gjeneralit” telefonuan me shpejtësi ministrin socialist dhe i treguan se Indrit Aliu ishte as më pak e as më shumë, një mashtrues i dënuar.

4 miliardë lekë "gol" biznesmenëve, futi në kurth

Indrit Aliu si “zyrtar” mes disa shefave te Policise

Fotografia dhe postimi u zhdukën, por pak kohë më pas në këtë kurth ra edhe socialisti tjetër Eduard Shalsi.

Me një emër krejt tjetër, Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi mashtroi edhe deputetin veteran të PS duke shkrepur edhe një fotografi me të.

E vërteta u zbardh shpejt dhe Eduard Shalsi e zhduku fotografinë me Aliun apo Kolleshin.

Ai nuk e kishte harruar vesin dhe dy vite pas lirimit nga qelia, në vjeshtën e 2023, u arrestua sërish nga Policia e Shtetit për akuzat e mashtrimit.

Duke ju prezantuar biznesmenëve të ndryshëm si zyrtar i lartë, iu premtonte tendera herë në Ministrinë e Infrastrukturës e herë në atë të Ekonomisë.

Për ta bërë më bindës mashtrimin, hynte e dilte në godinat e ministrive, ashtu siç u provua edhe nga kamerat e sigurisë që ndoqën hetuesit, pasi edhe këtë herë një biznesmen kishte dyshuar te “puna” e Indrit Aliut dhe menjëherë kishte bërë kallëzim.

Hetimet zbuluan se 39-vjeçari (atëkohë) për t’u dukur sa më serioz dhe i besueshëm në “aktivitetin” që kryente, kishte hapur edhe një zyrë pune.

Gjatë arrestimit, atij ju sekuestruan dy aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme të cilat Indrit Aliu i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.

4 miliardë lekë "gol" biznesmenëve, futi në kurth

David Isaac në radhën e parë të takimit të Edi Ramës në Izrael

Nuk është e qartë sesi ky shtetas ka mundur të lirohet dhe t’i shpëtojë akuzave të drejtësisë, edhe si përsëritës, pasi rreth gjashtë muaj më parë, në Janar 2026, është shfaqur në radhën e parë të një takimi që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Izrael.

Siç shihet edhe nga kjo fotografi, Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi këtë herë është prezantuar me një identitet të freskët fare, si David Isaac.

Një emër tipik izraelit.

Ndërsa kryeministri Edi Rama fliste, David Isaac shfaqej në rreshtin e parë në krah të Yoel Kaplan, i cili është Kryerabini i Shqipërisë dhe përfaqësues i lëvizjes Chabad Shliach në vendin tonë.

Ai ka qenë i njohur për përpjekjet e tij në ndërtimin e urave të miqësisë dhe kulturës hebraike në Shqipëri.

Pas tyre, qëndron bashkëshortja e kryeministrit, zonja Linda Rama dhe zëvendësministrja jonë e jashtme, Megi Fino.

Pjesëmarrja e tij në një aktivitet të një rëndësie të tillë dhe pozicioni në të cilin ka qëndruar gjatë fjalimit të Edi Ramës në Inzrael, tregon qartësisht nivelin pothuajse perfekt të mashtrimit të Indrit Aliut, duke u prezantuar si kryetar apo president i sinagogës së vetme izraelite në Shqipëri, raporton newsbomb.al.

David Isaac është fotografuar me politikanen e lartë socialiste Elisa Spiropali

Gjashtë muaj pas këtij aktiviteti dhe një periudhë jo fortë normale politike për vendin, David Isaac është fotografuar në një takim privat me politikanen e lartë socialiste Elisa Spiropali.

Takimi dhe fotografitë vijnë në një moment ku Spiropali është kthyer në një kritike e fortë e modelit qeverisë të Edi Ramës, i cili i besoi për vite me radhë ndër postet më të larta në kabinet, ndërsa publikisht ka deklaruar edhe se po punon për draftin politikë të “Shqipërisë së re”. Një lëvizje që e ka marrë emrin nga protesta qytetare që vazhdon në bulevardin qendror të Tiranës prej rreth 40 ditësh.

Etiketat: david isaacIndrit aliuindrit kolleshi
Artikulli para

Vala e tmerrshme po formohet mbi Atlantik, OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni!

Artikulli pas

Mbi 123 mijë tonë ullinj për vaj në vitin 2025, Fieri zemra e ullishtarisë shqiptare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj në San Marzano di San Giuseppe: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
Aktualitet

Presidenti Begaj në San Marzano di San Giuseppe: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane

22 Gusht, 2026
TikTok paguan 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve
Aktualitet

TikTok paguan 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

22 Gusht, 2026
Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?
Aktualitet

Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?

22 Gusht, 2026
Padi në Gjermani kundër Meta-s: Syzet Ray-Ban akuzohen për mbikëqyrje të fshehtë
Aktualitet

Padi në Gjermani kundër Meta-s: Syzet Ray-Ban akuzohen për mbikëqyrje të fshehtë

22 Gusht, 2026
FOTO/ Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare
Aktualitet

FOTO/ Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

21 Gusht, 2026
Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë
Aktualitet

Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë

21 Gusht, 2026
Artikulli pas
Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

Mbi 123 mijë tonë ullinj për vaj në vitin 2025, Fieri zemra e ullishtarisë shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Plasi lufta, kompanitë e sigurimeve tërheqin policat për anijet që kalojnë në Gjirin e Hormuzit
Ekonomi

Plasi lufta, kompanitë e sigurimeve tërheqin policat për anijet që kalojnë në Gjirin e Hormuzit

Nga SkyWeb
28 Shkurt, 2026
0

Kompanitë e sigurimeve po përgatiten të anulojnë një pjesë të policave ekzistuese dhe të rrisin ndjeshëm primet për anijet që...

Lexo të plotë
Telefoni i modifikon të gjitha fotot me anë të inteligjencës artificiale, a po e ndryshon kjo pikëpamjen për realitetin?

Telefoni i modifikon të gjitha fotot me anë të inteligjencës artificiale, a po e ndryshon kjo pikëpamjen për realitetin?

5 Shkurt, 2026
Sekreti i rënies së flokëve në dimër që shumica e neglizhojnë

Sekreti i rënies së flokëve në dimër që shumica e neglizhojnë

24 Shkurt, 2026
Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje të konfiskuara, në fokus edhe stehimi social

Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje të konfiskuara, në fokus edhe stehimi social

19 Dhjetor, 2025
BE shtrëngon rregullat për aviacionin, propozon taksën e re të karbonit

BE shtrëngon rregullat për aviacionin, propozon taksën e re të karbonit

17 Korrik, 2026

Të Fundit

Inteligjenca artificiale po i bën nxënësit të mendojnë më pak

Inteligjenca artificiale po i bën nxënësit të mendojnë më pak

22 Gusht, 2026
Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht, qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime

Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht, qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime

22 Gusht, 2026
Nga COVID te vaksina kundër kanceri, basti i madh që mund të shpëtojë Moderna-n

Nga COVID te vaksina kundër kanceri, basti i madh që mund të shpëtojë Moderna-n

22 Gusht, 2026
”Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni kulturor me rritjen më të shpejtë në Ballkan

”Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni kulturor me rritjen më të shpejtë në Ballkan

22 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr