• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 20 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

Editor Nga Editor
20 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata e Vlorës urdhëroi të mërkurën më 18 nëntor konfiskimin e pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë”, të cilat sipas burimeve nga Prokuroria e Vlorës i përkisnin Artur Shehut, familjarëve të tij dhe personave të tretë, të cilëve u ishin tjetërsuar pjesë të pronës.

Në qendër të kësaj skeme qëndron Pëllumb Petritaj, ish-avokat dhe biznesmen nga Vlora, i cili ka përfaqësuar prej vitesh Artur Shehun dhe familjarët e tij në procedurat e njohjes, kthimit, regjistrimit dhe shitblerjes së pronave përgjatë bregdetit të Vlorës.

Petritaj është përballur me disa procese penale për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, përfshirë edhe çështjen e tokës te “Uji i Ftohtë”. Për këtë çështje, Petritaj u shpall të mërkurën fajtor për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale, duke u dënuar me 7 vjet burg.

Vendimi i dënimit të Petritajt dhe konfiskimit të pronës lidhet me një sipërfaqe fillestare prej 32 mijë metrash katrorë tokë bregdetare, të regjistruar në vitin 2009 në emër të tre trashëgimtarëve të familjes Shehu, bazuar në një vendim gjyqësor të vitit 1996 që u gjet i falsifikuar. Pas regjistrimit, prona ishte ndarë në parcela dhe ishte transferuar përmes veprimeve të tjera juridike, të cilat, sipas njoftimit për shtyp të Prokurorisë së Vlorës, kishin për qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të saj.

Në një njoftim të publikuar më 20 nëntor, Prokuroria e Vlorës bëri të ditur se kishte siguruar konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive, vlera e të cilave përllogaritet në 16 milionë euro.

Shehu dhe Petritaj janë lakuar së fundmi kryesisht mbi dyshimet për falsifikim dhe pastrim parash me një sipërfaqe prej të paktën 108 hektarësh në zonën e Zvërnecit. Toka në fjalë, për të cilën SPAK ka sekuestruar në qershor një transaksion shitblerjeje prej 128 milionë eurosh, është pjesë e planeve për një resort turistik të promovuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump dhe mbështetur nga kryeministri Edi Rama. Shehu dhe Petritaj i kanë mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tyre.

Avokati i Petritajt, Ferdinand Ndoja e konsideroi “nul” vendimin e Gjykatës së Vlorës dhe paralajmëroi apelimin e çështjes.

“Nuk u provua që Pëllumb Petritaj kishte dijeni që vendimi i gjykatës ishte i falsifikuar. Petritaj ka vepruar si përfaqësues në atë çështje, si quasi avokat. I kanë dhënë aktet dhe i ka dorëzuar.Ky është një kalvar i gjatë dhe do të vazhdojë gjatë,” tha avokati Ndoja për BIRN.

Vendimi i falsifikuar për pronat në Ujin e Ftohtë

Në themel të tjetërsimit të pronave në Ujin e Ftohtë qëndron, sipas prokurorisë, një vendim gjyqësor i 14 majit 1996, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilin gjykata e deklaroi të falsifikuar.

Dokumenti paraqitej si një vendim për vërtetimin e trashëgimisë së Seit Shehut, duke njohur si trashëgimtarë ligjorë Kutbi Shehun, Ramis Shehun dhe Merjeme Shehun (Sulaj), të cilët do të trashëgonin nga një të tretën e pasurisë, në një prej zonave më të lakmuara të bregdetit të Vlorës.

Sipas vendimit, falsifikimi përfshinte edhe përbërjen e trupës gjykuese. Ky dokument u përdor më pas në procedurat administrative për kthimin e pronës, të cilat përfunduan me një vendim të qershorit 2009, të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë. Mbi këtë bazë, sipërfaqja prej 32 mijë metrash katrorë u regjistrua në hipotekë në favor të trashëgimtarëve të familjes Shehu.

Pronat e regjistruara në emër të familjes Shehu dhe të personave të lidhur me Artur Shehun iu nënshtruan më pas, siç gjetën hetimet, ndarjeve dhe transaksioneve të tjera, duke krijuar regjistrime të reja pronësie në emër të personave të tretë. “Pas përfitimit dhe regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të saj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjykata urdhëroi konfiskimin e pronës fillestare me numër 41/109 në zonën kadastrale 8602, si dhe të të gjitha pasurive që rrjedhin prej saj.

Në listën e pasurive të konfiskuara përfshihen parcelat me numra 41/263, me sipërfaqe 23,363 metra katrorë; 41/361, me sipërfaqe 7,932 metra katrorë; 41/108, me sipërfaqe 7,637 metra katrorë; 41/263/1, me sipërfaqe 1,126.13 metra katrorë dhe 41/264, me sipërfaqe 1,000 metra katrorë. Vendimi përfshin gjithashtu katër regjistrime të tjera hipotekore të viteve 2009 dhe 2010.

Petritaj dhe lidhja me Shehun

Lidhja mes Pëllumb Petritajt dhe Artur Shehut shtrihet përtej çështjes së fundit dhe është dokumentuar përmes një historie të gjatë transaksionesh me prona në bregdetin e Vlorës.

Një investigim i BIRN i vitit 2017, mbi tjetërsimin e 342 hektarëve tokë në Karaburun, Zvërnec dhe Palasë, identifikoi Artur Shehun si një nga përfituesit, ndërsa Petritaj rezultonte përfaqësuesi i tij me prokurë në veprimet ligjore dhe kontratat e shitblerjes.

E njëjta marrëdhënie përfaqësimi rezultonte edhe në transaksionet e dhjetëra hektarëve tokë në Zvërnec, të cilat u përfituan fillimisht përmes vendimeve gjyqësore të kontestuara, në të cilat Petritaj përfaqësoi familjen Shehu dhe më pas sipas dokumenteve që BIRN ka nga Artur Shehu përmes kontratave të shkëmbimit të firmosura nga Petritaj.

Petritaj është nën hetim dhe në gjykim për disa çështje të ngjashme. Ai po ashtu pret gjykimin në Apel në lidhje me përdorimin e një dokumenti osman me përkthim të falsifikuar që e bëri familjen Shehu dhe më pas Artur Shehun pronar të qindra hektarëve në zonën e mbrojtur të Pishë-Poro Nartës.

Një pjesë e pronave po ashtu i kanë kaluar personave të lidhur me Petritajt; vajzat e tij rezultojnë pronare në disa prej parcelave në Zvërnec për të cilat vijojnë proceset gjyqësore.

Këto procese, në fakt, nxorën në pah rolin e tij të vazhdueshëm në administrimin dhe tjetërsimin e pronave të lidhura me Artur Shehun dhe familjarët e tij. Ndërsa titujt e pronësisë ishin regjistruar në emër të anëtarëve të familjes Shehu ose personave të tretë, Petritaj ishte personi që i përfaqësonte ata në një pjesë të konsiderueshme të procedurave dhe transaksioneve.

Lidhja me projektin e Zvërnecit

Historia e pronave të Artur Shehut dhe familjarëve të tij është rikthyer në vëmendjen publike gjatë vitit 2026, pas zhvillimeve lidhur me projektin e resorteve turistike në zonën e Zvërnecit, të prezantuar fillimisht nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Një investigim i BIRN, i publikuar në maj 2026, zbuloi se kompanitë e përfshira në zhvillimin e projektit kishin lidhur marrëveshje për mbi 251 hektarë tokë në zonën Pishë Poro-Nartë. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre pronave i përkisnin Artur Shehut, familjarëve të tij dhe personave të lidhur me të përfshirë vajzën e Pëllumb Petritajt.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, Shehu dhe persona të lidhur me të kishin nënshkruar fillimisht një kontratë sipërmarrjeje për një parcelë prej rreth 108 hektarësh, ndërkohë që pronësia mbi këto toka vazhdonte të kontestohej në gjykatë nga banorët vendas.

Në qershor 2026, SPAK nisi kontrolle në kuadër të një hetimi të veçantë mbi origjinën e pronave dhe transaksionet në zonën e Zvërnecit, duke përfshirë edhe ambiente të lidhura me Pëllumb Petritajn, familjarë të tij dhe persona të tjerë të përfshirë në shitblerjen e tokave në këtë zonë.

Sipas dokumenteve të hetimit paraprak të siguruara nga BIRN, nga nëntori 2025 deri në maj 2026 u nënshkruan kontrata shitblerjeje me vlerë totale rreth 211 milionë euro, përmes të cilave prona të Artur Shehut dhe personave të lidhur me të kaluan drejt kompanisë “Albania Land Development” në pronësi të dy vëllezërve nga Katari, Al Khayyat dhe dy kompanive të vendosura offshore në SHBA dhe Luksemburg, të përfshirë në projektin turistik në Zvërnec.

Hetimet e SPAK ngritën dyshime për pastrim parash, bazuar ndër të tjera në rritjen e shumëfishtë të vlerës së pronave brenda pak muajsh dhe në mënyrën se si ishin kryer transaksionet. Më 10 qershor 2026, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestron e transaksionit 128 milionë euro të shitblerjes nga Albanian Land Development në drejtim të Artur Shehut dhe personave të lidhur.

Në vendimin për sekuestro, GJKKO vë në dukje se nga hetimet kanë dalë “dyshime të arsyeshme të bazuara në prova” se pasuritë aty “janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nëpërmjet falsifikimeve”. Sipas dosjes, këto prona dyshohet se janë përfituar “duke përdorur dokumente të falsifikuara”, si për njohjen e pronësisë nga institucionet shtetërore, ashtu edhe për regjistrimin e saj për efekt trashëgimie. (BIRN)

Etiketat: artur shehu
Artikulli para

IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale

Artikulli pas

Lufthansa shkurton 1 mijë vende pune, lufta në Iran rëndon situatën financiare të kompanisë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin
Aktualitet

Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin

20 Nëntor, 2026
GTA 6 thyen rekordet, shitjet vlerësohen në mbi 2.3 miliardë dollarë
Aktualitet

GTA 6 thyen rekordet, shitjet vlerësohen në mbi 2.3 miliardë dollarë

20 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit
Aktualitet

Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit

19 Nëntor, 2026
Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë
Aktualitet

Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë

19 Nëntor, 2026
Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji
Aktualitet

Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Lufthansa shkurton 1 mijë vende pune, lufta në Iran rëndon situatën financiare të kompanisë

Lufthansa shkurton 1 mijë vende pune, lufta në Iran rëndon situatën financiare të kompanisë

Të Përzgjedhura

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin
Ekonomi

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

Nga SkyWeb
5 Tetor, 2026
0

Eksportet e naftës nga rajoni i Gjirit, pa përfshirë Iranin, janë rikthyer në nivelet e para luftës, pavarësisht sulmeve ndaj...

Lexo të plotë
Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin

Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin

11 Janar, 2026
A të shëndosh ushqimi pas orës 20:00? Si e shpjegojnë ekspertetët?

A të shëndosh ushqimi pas orës 20:00? Si e shpjegojnë ekspertetët?

27 Mars, 2026
Elbasani, qyteti që po “vdes” ngadalë ekonomikisht

Elbasani, qyteti që po “vdes” ngadalë ekonomikisht

21 Shkurt, 2026
Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite

Nafta arrin në 110 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë tregjet në ankth

20 Tetor, 2026

Të Fundit

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

20 Nëntor, 2026
Binaj i përgjigjet Spiropalit: Zbuluam evazion të madh në bizneset e lidhura me të, na kërcënuan inspektorët dhe familjet

Binaj i përgjigjet Spiropalit: Zbuluam evazion të madh në bizneset e lidhura me të, na kërcënuan inspektorët dhe familjet

20 Nëntor, 2026
Fation Shehu në krye të Doganave, një shans për t’u dhënë fund “grupeve me uniformë” që “rruanin” bizneset 

Fation Shehu në krye të Doganave, një shans për t’u dhënë fund “grupeve me uniformë” që “rruanin” bizneset 

20 Nëntor, 2026
Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin

Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin

20 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr