• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Skandali i mikrokredive, pse po amnistohet Gent Sejko i BSH nga SPAK? Mijëra jetë të shkatërruara, përgjegjësia ZERO

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Skandali i mikrokredive, pse po amnistohet Gent Sejko i BSH nga SPAK? Mijëra jetë të shkatërruara, përgjegjësia ZERO
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nga emrat që po amnistohet për skandalin e mikrokredive, që preku qindra mijëra shqiptarë, është Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, roli i të cilit ka qenë rregullimi i institucioneve financiare, por mungesa e një kontrolli solli zhvatjen e klientëve.

Me veprime apo mosveprime, Banka e Shqipërisë nuk parandaloi këtë fenomen, megjithëse dhjetëra institucione, zyra apo mijëra klientë u ankuan zyrtarisht për tarifat e vendosura nga institucionet financiare të mbledhjes së borxhit.

Emrat që mungojnë në dosjen e SPAK për skandalin e mikrokredive

Prej më shumë se 1 vit, institucionet ligjzbatuese kanë verifikuar dhe hetuar rolin e Guvernatorit në këtë skandal, teksa një raport voluminoz i Ministrisë së Drejtësisë shkoi në Prokurorinë e Tiranës.

Fillimisht hetuesit e akuzës së kryeqytetit bën disa verifikime dhe lëshuan masa sigurie kryesisht për pronarët e institucioneve financiare, teksa e ndan dosjen në disa nëndosje, një prej të cilave ka qenë edhe ajo e Gent Sejkos.

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA me shokë, bënë 30 milionë euro fitime gjatë gjysmës së parë 2025 përmes komisioneve dhe interesave të frikshme ndaj shqiptarëve

Hetimet vijuan disa muaj në këtë akuzë, teksa që prej muajit prill 2025, dosja dhe disa fashikuj të këtij procedimi penal, u transferuan nga Prokuroria e Tiranës në drejtim të Prokurorisë së Posaçme.

Arsyetimi ishte se, vetëm SPAK-u mund t’a hetojë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Procedimi penal u regjistrua, teksa deri më tani dosja e tij është lënë “në sirtar” dhe po tentohet që të mbyllet.

SKANDALI i mikrokredive/ Ping-pong me dosjen e Gent Sejkos, kush po e amniston

Faksimile: Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës që të pushojë hetimet ndaj Gent Sejkos

Deri më tani kemi parë vetëm një ping-pong me dosjen e Gent Sejkos, teksa deri më tani s’kemi parë zyrtarët e lartë të Bankës së Shqipërisë që të pyeten te SPAK-u.

Gazetarët dhe kameramanët që qëndrojnë para derës së Prokurorisë së Posaçme s’kanë filmuar ndonjë nëpunës të BSH-së, madje as Sejkon, drejtorët apo edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Si Shoqata e Bankave fshehu skandalin e mikrokredive

Duket se, që nga momenti që dosja u transferua në SPAK, të gjithë kanë qenë në një mendje për të amnistuar Guvernatorin e Bankës, Gent Sejkos, duke mos dashur që të përsëritet historia e Fullanit.

Por, faktet janë evidente, ankesat janë dhe veprimet e mosveprimet padyshim që duhen hetuar.

VoxNews ka mësuar se, në datën 24 dhjetor 2025, u zhvillua një seancë në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Gent Sejko”. Kjo është kërkesa e dytë e organit të akuzës për të pushuar procedimin penal, pasi kërkesa e parë është bërë nga Prokuroria e Tiranës, por e bërë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, dhe jo në Gjykatën e Posaçme. Gjykata e Rrethit vendosi që kompetencë ka vetëm GJKKO-ja, ndaj dhe dosja u transferua te SPAK-u.

Por, edhe Prokuroria e Posaçme duket se mendon njësoj si prokurorët e rrethit, pasi prokurorja e posaçme Dorina Bejko i ka kërkuar gjykatës që të mbyllë çështjen.

Kërkesa i ka shkuar gjyqtares Flora Hajredinaj, e cila urdhëroi SPAK-un për të disatën herë që të hetojë Gent Sejkon për skandalin e mikrokredive.

Gjykata mendon se mund të ketë abuzime ndaj ka insistuar.

“Hetimet i ndjej prokurorja Dorina Bejko, por as e ka marrë mundimin t’a hetojë.

Madje, ajo nuk është paraqitur as në seancat në GJKKO 3 herë rresht, pasi njëherë ka qenë në Hagë, njëherë në Bruksel me ish-drejtuesin Altin Dumani dhe një herë mungoi gjyqtarja” thanë burimet nga Gjykata e Posaçme për VoxNews.

Redaksia jonë mësoi se, në seancën e datës 24 dhjetor, prokurorja Dorina Bejko kërkoi 30 ditë kohë për të kryer disa verifikime të fundit që ta ndajë përfundimisht mendjen për Gent Sejkon.

Por, gjykata i ka dhënë 60 ditë kohë, ku gjatë kësaj kohe SPAK-u të ndajë mendjen nëse do e marrë të pandehur Gent Sejkon për shpërdorim detyre, apo do e pushojë procedimin penal për mungesë provash.

VoxNews ka mësuar se Sejko po hetohet për skemën e mbledhjes së borxhit, që preku qindra mijëra shqiptarë.

E përfshirë ka qenë shoqëria Micro Credit Albania dhe një grup zyrash private të përmbarimit, noterë apo edhe shoqëri të tjera të lidhura me të.

Ka dyshime se, Sejko apo edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, kanë shpërdoruar detyrën, ndaj dosja u transferua në SPAK, teksa do të shikohej mundësia nëse MCA kishte kryer mashtrime, fshehje të të ardhurave, pastrim parash apo grup kriminal. /voxnews

*Titulli është i redaksisë

Artikulli para

Ecja çdo ditë mund të parandalojë Alzheimerin

Artikulli pas

Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania
Ekonomi

Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania

6 Tetor, 2026
Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”
Aktualitet

Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

6 Tetor, 2026
Nobel në Fizikë për Francis Halzen, shkencëtari që zbuloi “mesazhet fantazmë” të hapësirës
Aktualitet

Nobel në Fizikë për Francis Halzen, shkencëtari që zbuloi “mesazhet fantazmë” të hapësirës

6 Tetor, 2026
Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave
Ekonomi

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

6 Tetor, 2026
Nën hetim për grup të strukturuar kriminal në kuadër të skandalit AKSHI, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

Nën hetim për grup të strukturuar kriminal në kuadër të skandalit AKSHI, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

6 Tetor, 2026
Rekord botëror, kompania që ka vetëm tabelën merr leje për kullë në Tiranë
Ekonomi

Rekord botëror, kompania që ka vetëm tabelën merr leje për kullë në Tiranë

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk e përballon dot një shpenzim të papritur 1000 euro

Nga SkyWeb
4 Shkurt, 2026
0

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000...

Lexo të plotë
Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

12 Gusht, 2026
Shumë pranë nesh, ky është qyteti më i mirë në botë për t’u eksploruar në këmbë

Shumë pranë nesh, ky është qyteti më i mirë në botë për t’u eksploruar në këmbë

11 Qershor, 2026
Shënojnë rritje rekord çmimet e banesave në Shqipëri

Shënojnë rritje rekord çmimet e banesave në Shqipëri

24 Shtator, 2025
TIA shënon rekordin e radhës, 8 106 fluturime dhe mbi 1.4 milionë pasagjerë gjatë gushtit

TIA shënon rekordin e radhës, 8 106 fluturime dhe mbi 1.4 milionë pasagjerë gjatë gushtit

29 Shtator, 2025

Të Fundit

Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania

Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania

6 Tetor, 2026
Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

6 Tetor, 2026
Nobel në Fizikë për Francis Halzen, shkencëtari që zbuloi “mesazhet fantazmë” të hapësirës

Nobel në Fizikë për Francis Halzen, shkencëtari që zbuloi “mesazhet fantazmë” të hapësirës

6 Tetor, 2026
Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

6 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr