• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

NDRYSHIMI/ Vjen Prefekti Detar, qeveria synon zgjerimin e rolit të prefektëve pas dobësimit ndër dekada

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
NDRYSHIMI/ Vjen Prefekti Detar, qeveria synon zgjerimin e rolit të prefektëve pas dobësimit ndër dekada
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka ndërmarrë një ndryshim të rëndësishëm në arkitekturën e administrimit territorial, duke zgjeruar ndjeshëm rolin e prefektëve dhe duke krijuar për herë të parë pozicionin e Prefektit Detar. Ndryshimet parashikohen në projektligjin e ri “Për prefektin e qarkut”, i hedhur për konsultim publik, i cili synon të rikthejë peshën institucionale të prefektit, e cila është zbehur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit.

Sipas draftit të konsultuar nga Skyweb.al, prefekti nuk do të ketë më vetëm një rol formal të kontrollit të ligjshmërisë së akteve të pushtetit vendor, por do të shndërrohet në një aktor aktiv të koordinimit mes institucioneve qendrore dhe atyre vendore.

Në fokus të këtij zgjerimi janë siguria publike, emergjencat civile dhe funksionimi i administratës shtetërore në territor.

Ndryshimi më i rëndësishëm strukturor është krijimi i Prefektit Detar, një funksion i ri që do të mbulojë zonat bregdetare të vendit.

Projektligji parashikon ngritjen e dy prefekturave detare, një për zonën mbi lumin Seman dhe një për zonën nën Seman, me qendër respektivisht në Durrës dhe Vlorë.

Prefekti Detar do të ketë juridiksion mbi sigurinë detare, monitorimin e vijës bregdetare, menaxhimin e emergjencave civile në det dhe koordinimin e institucioneve që veprojnë në hapësirën detare.

Në relacionin shoqërues të projektligjit theksohet se ky ndryshim synon të adresojë boshllëqet institucionale në administrimin e territorit bregdetar, një zonë e ekspozuar ndaj aktiviteteve të paligjshme, presionit ndërtimor dhe emergjencave natyrore, por edhe me peshë të lartë ekonomike dhe turistike.

Paralelisht, projektligji forcon rolin e prefektit në qarqe, duke i dhënë kompetenca më të qarta koordinuese me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, si dhe një rol më aktiv në Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike.

Prefekti do të ketë detyrimin të ndjekë problematikat në territor dhe të raportojë drejtpërdrejt në nivel qendror, në rastet kur institucionet përgjegjëse nuk reagojnë.

Qeveria argumenton se këto ndryshime synojnë të rikthejnë prefektin si nyje funksionale të shtetit në territor, pas një periudhe të gjatë ku ky institucion është perceptuar kryesisht si ceremonial dhe me ndikim të kufizuar real.

Me krijimin e Prefektit Detar dhe zgjerimin e kompetencave ekzistuese, synohet një administrim më i centralizuar dhe më efektiv i territorit, veçanërisht në zonat me ndjeshmëri të lartë strategjike. /skyweb.al

Etiketat: bregdetiprefekti detar
Artikulli para

Mbi 10 milionë italianë nuk duan të kenë fëmijë

Artikulli pas

OBSH: Alkooli, një nga shkaqet kryesore të kancerit në Evropë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve
Aktualitet

Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

19 Tetor, 2026
Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria
Aktualitet

Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

19 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
Aktualitet

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

19 Tetor, 2026
2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash
Aktualitet

2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash

19 Tetor, 2026
Bankat nuk janë armiku!
Fokus

Bankat nuk janë armiku!

19 Tetor, 2026
LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!
Kryesore

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!

18 Tetor, 2026
Artikulli pas
OBSH: Alkooli, një nga shkaqet kryesore të kancerit në Evropë

OBSH: Alkooli, një nga shkaqet kryesore të kancerit në Evropë

Të Përzgjedhura

Do të kalojë nga Shqipëria? Si do të arrijë Putin në Budapest pa prekur qiellin e BE-së?
Aktualitet

Do të kalojë nga Shqipëria? Si do të arrijë Putin në Budapest pa prekur qiellin e BE-së?

Nga Editor
17 Tetor, 2025
0

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të takohet me ish-presidentin amerikan Donald Trump në Budapest, në një përpjekje për të diskutuar...

Lexo të plotë
“9 ballë” në Tepelenë, SPAK bastis zyrën e kryebashkiakut Tërmet Peçi

“9 ballë” në Tepelenë, SPAK bastis zyrën e kryebashkiakut Tërmet Peçi

16 Qershor, 2025
Hoteli i parë jashtë planetit, një natë në Hënë do të kushtojë 1 milion dollarë

Hoteli i parë jashtë planetit, një natë në Hënë do të kushtojë 1 milion dollarë

15 Janar, 2026
“Boom” i tregut të mercenarëve në botë

“Boom” i tregut të mercenarëve në botë

23 Tetor, 2025
Shein në qendër të hetimeve, Franca kërkon mbylljen e platformës së shitjeve online

Shein në qendër të hetimeve, Franca kërkon mbylljen e platformës së shitjeve online

25 Nëntor, 2025

Të Fundit

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

19 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

19 Tetor, 2026
Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr