• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur në zbatim një udhëzim të ri që riformaton të gjithë procesin e kualifikimit për drejtuesit profesionistë të mjeteve të rënda dhe transportit të pasagjerëve. Ndryshimet prekin drejtpërdrejt mënyrën e trajnimit, rinovimit të certifikatave dhe kontrollit mbi autoshkollat, me synimin për të përafruar sistemin shqiptar me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe për të rritur standardet e sigurisë në rrugë.

Në qendër të udhëzimit është riorganizimi i plotë i orëve të formimit. Kandidatët që hyjnë për herë të parë në këtë kategori do të ndjekin një program teorik prej 60 orësh, i shpërndarë në të paktën 15 ditë, ndërsa pjesa praktike do të përfshijë 10 orë trajnimi, të realizuara në minimum 5 ditë. Ndërkohë, për drejtuesit që kërkojnë rinovimin e certifikatës, parashikohet një trajnim teorik prej 35 orësh, që duhet të përfundojë brenda një periudhe jo më të shkurtër se 7 ditë.

Një tjetër element kyç është integrimi i “Kodit 95” në lejen e drejtimit ose në certifikatën CAP, duke e bërë të detyrueshëm verifikimin e aftësive profesionale sipas standardeve evropiane për transportin e mallrave dhe udhëtarëve.

Programi i ri sjell për herë të parë në mënyrë të strukturuar njohuri mbi teknologjitë më të fundit të përdorura në sektor. Mes tyre përfshihet Smart Tachograph V2, që lidhet me përdorimin e tahografëve inteligjentë të gjeneratës së re. Po ashtu, drejtuesit do të trajnohen mbi sistemet ADAS, që përfshijnë frenimin automatik emergjent, asistencën për mbajtjen në korsi dhe sinjalizimet për rrezik përplasjeje.

Një peshë e veçantë i jepet edhe drejtimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit, përmes moduleve që synojnë reduktimin e konsumit të karburantit dhe emetimeve ndotëse.

Paralelisht, udhëzimi rrit ndjeshëm kontrollin institucional. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të ketë rol më të fortë mbikëqyrës, ndërsa autoshkollat do të duhet të certifikohen posaçërisht për ofrimin e kurseve CAP dhe të kalojnë kontrolle të detyrueshme çdo vit për infrastrukturën, mjetet dhe stafin. Çdo subjekt që nuk përmbush kriteret do të përjashtohet menjëherë nga sistemi.

Risia shtrihet edhe në aspektin social dhe shëndetësor të profesionit. Për herë të parë, një pjesë e programit, rreth 8 orë, i dedikohet menaxhimit të stresit, faktorëve psikologjikë, ndikimit të alkoolit, ushqyerjes dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme gjatë transportit.

Me skemën e re, rinovimi i certifikatës CAP lidhet drejtpërdrejt me përfundimin e detyrueshëm të trajnimit periodik prej 35 orësh. Për drejtuesit që disponojnë më shumë se një kategori, procesi i rinovimit mund të realizohet në një hap të vetëm. /skyweb.al

Artikulli para

Turizmi i naftës në Maqedoni, Mickoski flet për shitje rekord te fqinjët

Artikulli pas

Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Ekonomi

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet
Ekonomi

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

Të Përzgjedhura

KURSI/ Dollari amerikan zbret në nivelet më të ulta në dekada ndaj lekut
Ekonomi

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Editor
12 Nëntor, 2025
0

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë...

Lexo të plotë
“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie numri i shqiptarëve që shkojnë për punë

“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie numri i shqiptarëve që shkojnë për punë

27 Tetor, 2025
Maroku heq vizat për shqiptarët

Maroku heq vizat për shqiptarët

14 Gusht, 2026
Janë bërë si “buf nate”, ekspertët ngrenë alarmin për adoleshentët

Janë bërë si “buf nate”, ekspertët ngrenë alarmin për adoleshentët

16 Gusht, 2026
Studimi i ri: Darka ndikon në cilësinë e gjumit

Studimi i ri: Darka ndikon në cilësinë e gjumit

7 Maj, 2026

Të Fundit

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr