• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore, OP-ED
A A
0
Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Skyweb.al 

Kryeministri Edi Rama është duke bërë një përpjekje titanike, aq sa nuk ka bërë madje as për zëvendësen e tij, për të mbrojtur publikisht ish-drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet në arrest shtëpie me akuza të rënda si ajo e grupit të strukturuar kriminal që manipuloi tenderët e sektorit të teknologjisë së informacionit duke kanalizuar, sipas SPAK, dhjetëra miliona euro për kompanitë e lidhura direkt apo indirekt me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.

Për të mbështetur argumentin e pafajësisë së Karçanajt, zonjës që bashkë me Daniel Shimën kanë firmosur të gjithë tenderët korruptivë të AKSHI-t, kryeministri tha se ajo jetonte me qira dhe se nuk kishte makinë. Prandaj, sipas tij, Mirlinda Karçanaj është e pafajshme.

Ç’është ky fiksim i Ramës me Karçanajn?!

Duke qenë se jemi një shoqëri me memorie peshku dhe kur skandali kap skandalin, kryeministri shpreson se do të harrohet çfarë doli në media nga dosja e AKSHI-t dhe vizitat e shpeshta të drejtoreshës pa makinë në zyrën private të Ergys Agasit, të portretizuar nga SPAK si koka e skemës së manipulimit të tenderëve të institucionit që ajo drejton.

Për fatin e mirë të SPAK, Agasi ka filmuar të gjitha takimet e zhvilluara në atë zyrë, përfshi edhe bisedat me Karçanajn dhe Ermal Beqirin kur flasin se “tenderi bën 2 milionë dhe ne do ta bëjmë 4”, apo kur e takon shefen e AKSHI-t me përqafime dhe puthje teksa ajo hyn në zyrë, apo edhe kur i drejtohet me “o ti zemra”.

Ndryshe nga shumë dosje të tjera, për fatin e mirë të Karçanajt dhe mbrojtësve të saj publikë, nga kjo dosje nuk ka pasur rrjedhje informacioni, pasi siç thonë ata që dinë më shumë se shkruesi i këtyre radhëve, nëse do të dilte çfarë ka ndodhur në atë zyrë, do të skandalizohej një Shqipëri e tërë, nëse ka më për t’u skandalizuar.

GJKKO ka dhënë dy herë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mirlinda Karçanajn.

Herën e parë kur SPAK kërkoi këtë masë sigurie dhe herën e dytë kur Karçanaj kërkoi heqjen e masës së sigurisë dhe Apeli rikonfirmoi masën ndaj saj.

Krahas videove me Agasin, është edhe dëshmia e Daniel Shimës që ka gozhduar ish-drejtoreshën e AKSHI-t, e cila dyshohet se është përgjegjëse për manipulimin e tenderëve, përgatitjen e kushteve teknike të tilla që të fitojnë kompanitë e lidhura me Agasin dhe Beqirin, etj.

Sigurisht, për aq kohë sa çështja është ende nën hetim dhe nuk ka një vendim të formës së prerë, Karçanaj prezumohet e pafajshme, megjithatë nëse Rama ka vendosur të shpërthalloje Reformën në Drejtësi, kauza personale e saj nuk është e duhura për kryeministrin e vendit, ose të paktën nëse do të vijojë ta bëjë, kryeministri të shpjegojë se çfarë kërkon Mirlinda Karçanaj në zyrën e Ergys Agasit. /skyweb.al

Etiketat: ergys agasiermal beqirimirlinda karcanaj
Artikulli para

Rama: Pezullimi i Ballukut, ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ

Artikulli pas

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së
Aktualitet

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë
Aktualitet

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm
Fokus

Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Greqia, gati ligjin për skuterat: NDALOHET për të miturit, siguracion i detyrueshëm për të rriturit
Ekonomi

Greqia, gati ligjin për skuterat: NDALOHET për të miturit, siguracion i detyrueshëm për të rriturit

Nga SkyWeb
8 Maj, 2026
0

Greqia po përgatit një paketë të re ligjore për përdorimin e skuterave elektrikë, duke vendosur kufizime të forta pas rritjes...

Lexo të plotë
Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

2 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Bota po e fiton luftën kundër kancerit

Bota po e fiton luftën kundër kancerit

17 Korrik, 2025
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro në nivelin më të ulët, bie edhe dollari

2 Korrik, 2026

Të Fundit

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr