• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përcjellë mesazhin e tij për Vitin e Ri 2026, duke vënë theksin te roli i familjes, puna e ndershme dhe nevoja për bashkëpunim rreth interesave kombëtare.

Në fjalën drejtuar qytetarëve, Kreu i Shtetit e cilësoi natën e ndërrimit të viteve si një moment reflektimi për atë që është lënë pas dhe për shpresat e së ardhmes, duke theksuar se kjo festë është mbi të gjitha festa e familjes. Sipas tij, vlerat që kultivohen brenda familjes janë baza e forcës dhe qëndrueshmërisë së shoqërisë shqiptare.

Presidenti Begaj nënvizoi se kujdesi për fëmijët dhe të rinjtë nuk është vetëm një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen e vendit, duke e konsideruar investimin te brezi i ri si gur themeli të Shqipërisë evropiane që synohet të ndërtohet.

Duke vlerësuar kontributin e qytetarëve, ai theksoi se dija, përkushtimi dhe puna e ndershme janë forca kryesore e shqiptarëve, ndërsa çdo arritje është rezultat i angazhimit të përditshëm dhe sakrificave familjare, jo i deklaratave të mëdha.

Në analizën e vitit që po mbyllet, Presidenti e cilësoi atë si një vit sfidash dhe përpjekjesh, ku Shqipëria ka treguar vullnet për të ecur përpara. Ai theksoi se mbetet ende punë për të ngushtuar pabarazitë dhe për të forcuar besimin te institucionet, ndërsa vuri në dukje progresin në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Sipas Presidentit, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare. Ai theksoi se interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet publike, pasi ajo që bashkon shoqërinë është më e fortë se çdo interes që e ndan.

Në mesazhin e tij, Begaj përcolli përshëndetje për shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe Diasporën, duke i cilësuar si pjesë të pandarë të kombit dhe një energji jetike për të ardhmen e përbashkët.

Një urim i veçantë iu drejtua mjekëve, infermierëve, pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të rendit, zjarrfikësve, gazetarëve dhe të gjithë atyre që në natën e Vitit të Ri janë në detyrë, larg familjeve të tyre, si edhe personave që e kalojnë këtë natë në spitale apo në kushte të vështira.

Në përmbyllje, Presidenti uroi shëndet, gëzime dhe mbarësi për çdo familje shqiptare dhe bëri thirrje për më shumë besim dhe mirëkuptim mes qytetarëve, duke theksuar se Shqipëria është shtëpia e përbashkët dhe përgjegjësi e përditshme e të gjithëve. /skyweb.al

Artikulli para

Tradita e Vitit të Ri, ushqimet që besohet se sjellin fat të mirë

Artikulli pas

Viti i ri vjen i acartë, ditët e para të janarit me ngrica dhe borë të dendur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë
Aktualitet

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër
Aktualitet

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?
Aktualitet

Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

11 Tetor, 2026
Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?
Aktualitet

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Artikulli pas
Viti i ri vjen i acartë, ditët e para të janarit me ngrica dhe borë të dendur

Viti i ri vjen i acartë, ditët e para të janarit me ngrica dhe borë të dendur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri
Ekonomi

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

Nga Editor
4 Shtator, 2026
0

Një studim i publikuar të martën nga Use.AI, një platformë që bashkon disa modele të mëdha gjuhësore në një abonim...

Lexo të plotë
Trombozat pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

Trombozat pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

13 Shkurt, 2026
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

URGJET! Instituti i Sigurimeve njofton pensionistët: Sot, dita e fundit e tërheqjes së shpërblimit

30 Qershor, 2026
APP thotë se kompanitë e huaja fituan vetëm 0.6 për qind të tenderave në Shqipëri

APP thotë se kompanitë e huaja fituan vetëm 0.6 për qind të tenderave në Shqipëri

17 Prill, 2025
Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

1 Nëntor, 2025

Të Fundit

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr