• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, VIA akuzon MABCO-n e Behgjet Pacollit për 429 ditë vonesa dhe 4.2 milionë euro dëm nga vonesat

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqëria koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k., tashmë nën kontrollin e Valon Ademit pas vendimit të gjykatës për ngrirjen e aksioneve të biznesmenit Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar sot në hyrje të kantierit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Në reagimin zyrtar, VIA thekson se nuk bëhet fjalë për një konflikt politik apo për një “bllokim të aeroportit”, siç sipas saj është tentuar të paraqitet publikisht, por për një çështje të qartë kontraktuale me shoqërinë MABCO Constructions S.A.

Sipas VIA, problemi lidhet me vonesa të konsiderueshme në realizimin e punimeve, mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale dhe shkelje të afateve të përcaktuara në kontratë.

Shoqëria koncesionare deklaron se deri më 08 prill 2026 janë evidentuar 429 ditë vonesë në punime, ndërsa dëmvonesat e përllogaritura arrijnë në 4.290.000 euro. Sipas saj, kjo shumë vijon të rritet deri në pranimin provizor të punimeve.

Në reagim sqarohet gjithashtu se procedurat e hyrjes në kantier janë standarde sigurie dhe zbatohen për të gjithë pa përjashtim.

“Procedurat kanë për qëllim mbrojtjen e kantierit, sigurinë e personelit, kontrollin e hyrje-daljeve dhe parandalimin e hyrjes së personave të paautorizuar. Asnjë subjekt nuk mund të hyjë në kantier pa respektuar autorizimet dhe procedurat përkatëse”, thuhet në deklaratë.

VIA thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është një projekt strategjik kombëtar dhe nuk mund të mbahet peng nga vonesat, presioni publik apo taktikat që, sipas saj, synojnë të zhvendosin debatin nga dokumentacioni kontraktual tek tensionet në hyrje të kantierit.

Shoqëria deklaron se mbetet e angazhuar për vijimin e punimeve, mbrojtjen e interesit publik, respektimin e standardeve teknike dhe përfundimin e projektit sipas detyrimeve kontraktuale dhe institucionale.

Në fund të reagimit, VIA i bën thirrje MABCO Constructions që çdo pretendim të trajtohet vetëm në rrugë ligjore dhe kontraktuale, duke shmangur, sipas saj, çdo përpjekje për tensionim të situatës në hyrje të kantierit apo përdorim të punonjësve dhe nënkontraktorëve për presion publik. /skyweb.al

Artikulli para

A po ndikon TikTok në krizën globale të lindshmërisë?

Artikulli pas

OSBE: Liria e medias në Shqipëri mbetet nën presion, gazetarët përballen me kërcënime dhe fushata denigruese

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë
Aktualitet

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen
Ekonomi

“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen

18 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

18 Nëntor, 2026
Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit
Ekonomi

Siguracion edhe për monopatinat! Ligji i ri zgjeron mbrojtjen për përdoruesit e rrugës

18 Nëntor, 2026
GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht
Ekonomi

Ligji i ri do të shkaktojë “tërmet” në tregun e sigurimeve, të paktën 3 kompani rrezikojnë të dalin nga loja! 

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
OSBE: Liria e medias në Shqipëri mbetet nën presion, gazetarët përballen me kërcënime dhe fushata denigruese

OSBE: Liria e medias në Shqipëri mbetet nën presion, gazetarët përballen me kërcënime dhe fushata denigruese

Të Përzgjedhura

Skema e re e bujqësisë: Deri në 10 mijë euro grant për të rinjtë në blegtori
Ekonomi

Skema e re e bujqësisë: Deri në 10 mijë euro grant për të rinjtë në blegtori

Nga SkyWeb
18 Shkurt, 2026
0

Skemat e reja të mbështetjes për fermerët dhe orientimi i prodhimit drejt kërkesës së tregut do të jenë në qendër...

Lexo të plotë
Inteligjenca Artificiale zbulon dy nënlloje të reja të sklerozës multiple

Inteligjenca Artificiale zbulon dy nënlloje të reja të sklerozës multiple

10 Janar, 2026
TURIZMI/ Polakët nuk tunden, italianët tremben nga çmimet

TURIZMI/ Polakët nuk tunden, italianët tremben nga çmimet

16 Tetor, 2025
Fillimi i hershëm i ushqyerjes me kikirikë ul ndjeshëm alergjitë ushqimore

Fillimi i hershëm i ushqyerjes me kikirikë ul ndjeshëm alergjitë ushqimore

21 Tetor, 2025
Stacioni i Trenit kthehet në Tiranë, qeveria ndan fondin

Stacioni i Trenit kthehet në Tiranë, qeveria ndan fondin

27 Tetor, 2025

Të Fundit

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr