• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

Editor Nga Editor
2 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një valë sulmesh kibernetike ka goditur sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve në disa supermarkete europiane, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe humbjen e sasive të mëdha të produkteve ushqimore.

Sulmet janë raportuar në Suedi, Belgjikë, Luksemburg dhe Estoni, ndërsa probleme të ngjashme janë konstatuar edhe në Irlandë. Hakerat dyshohet se kanë ndërhyrë në sistemet elektronike të kontrollit të temperaturës, duke rritur atë në nivele shumë të larta dhe duke bërë të papërdorshme produktet e freskëta dhe ato të ngrira.

Sulmi ka prekur rreth 40 dyqane të rrjetit Delhaize në Belgjikë dhe Luksemburg, disa filiale të ICA dhe Coop në Suedi, si dhe 13 dyqane të zinxhirit SuperValu në Irlandë. Në Belgjikë, një prej filialeve të Delhaize ka raportuar humbje produktesh me vlerë rreth 100 mijë euro, ndërsa Carrefour konfirmoi se 15 dyqane të tij ishin prekur.
Në Suedi, në një prej dyqaneve të rrjetit ICA, në qytetin Sjöbo, temperatura e frigoriferëve dhe ngrirësve arriti deri në 50 gradë Celsius. Për të shmangur rrezikun për konsumatorët, produktet që nuk garantonin më sigurinë ushqimore u hoqën nga shitja.

Autoritetet e sigurisë kibernetike në vendet e prekura kanë nisur monitorimin e situatës, ndërsa ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmeve.

Ky incident vjen vetëm pak javë pas një sulmi të ngjashëm në Francë, ku u prekën qindra supermarkete. Hakerat arritën të merrnin kontrollin e sistemeve të ftohjes, duke rritur temperaturat e frigoriferëve dhe ngrirësve deri në 50 gradë Celsius. Si pasojë, dyqanet u detyruan të hidhnin sasi të mëdha mishi, bulmeti dhe produkteve të ngrira.

Humbjet në Francë vlerësohet se mund të arrijnë në dhjetëra miliona euro. Ngjarjet kanë ngritur shqetësime për cenueshmërinë e pajisjeve të lidhura me internetin dhe rreziqet që sulmet kibernetike mund të paraqesin edhe për zinxhirin e furnizimit ushqimor.

Etiketat: frigoriferet
Artikulli para

Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

Artikulli pas

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët
Ekonomi

Rritja e kostove të çipave vë nën presion fitimet e Apple
Ekonomi

Rritja e kostove të çipave vë nën presion fitimet e Apple

2 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

“Do të rriten çmimet!” BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla

2 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite
Ekonomi

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

2 Nëntor, 2026
Malaj mbron Buxhetin në Kuvend: 250 mln euro për pensionistët, dyfishim të bonusit
Ekonomi

Malaj mbron Buxhetin në Kuvend: 250 mln euro për pensionistët, dyfishim të bonusit

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

Të Përzgjedhura

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Nga SkyWeb
17 Mars, 2026
0

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë skyweb.al, çmimi i karburanteve në Shqipëri është rritur sot ndjeshëm, duke e çuar...

Lexo të plotë
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

18 Shtator, 2026
Projektligji për fiskalizimin, rregulla të reja për deklarimin e faturave

Projektligji për fiskalizimin, rregulla të reja për deklarimin e faturave

18 Nëntor, 2025
Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

19 Mars, 2026
Në Shqipëri ka më shumë shtëpi për frymë se mesatarja e Europës, por çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë tepë të lata

Qeveria bën gati listën e re të çmimeve referencë për pronat

26 Prill, 2026

Të Fundit

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

2 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

2 Nëntor, 2026
Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr