• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Malaj mbron Buxhetin në Kuvend: 250 mln euro për pensionistët, dyfishim të bonusit

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Malaj mbron Buxhetin në Kuvend: 250 mln euro për pensionistët, dyfishim të bonusit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria parashikon të zgjerojë mbështetjen financiare për pensionistët gjatë vitit 2027, përmes dyfishimit të bonusit dhe ndryshimit të periudhës së indeksimit të pensioneve.

Masat u prezantuan nga ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit të vitit 2027 në Komisionin e Ligjeve, ku mbështetja për moshën e tretë u rendit ndër prioritetet kryesore të politikave sociale.

Sipas ministrit, duke nisur nga 1 janari 2027, do të zbatohet dyfishimi i bonusit për pensionistët, një masë që parashikohet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 20 miliardë lekë në vit.

Ndryshime pritet të ketë edhe në kalendarin e indeksimit të pensioneve. Qeveria synon ta afrojë këtë proces në muajin prill, në vend të korrikut, duke vënë në dispozicion një fond shtesë prej 1.35 miliardë lekësh.

Malaj deklaroi se politikat e mbështetjes së pensionistëve për vitin e ardhshëm do të kërkojnë gjithsej 24 miliardë lekë, ekuivalente me rreth 250 milionë euro.

Ministri e cilësoi rritjen e të ardhurave të pensionistëve si një angazhim që do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, me synimin për të përmirësuar mbështetjen ekonomike për këtë kategori.

Përveç pensioneve, projektbuxheti përfshin edhe masa të tjera sociale për familjet me fëmijë dhe qytetarët që kanë nevojë për strehim.

Një prej tyre është vijimi i skemës së kompensimit përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), e cila mundëson zbritjen e shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë për qytetarët me fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Për programet e strehimit social është parashikuar një fond prej 3 miliardë lekësh, i cili do të përdoret për mbështetjen e familjeve që kanë vështirësi në sigurimin e banesave.

Mbështetja do të vijojë edhe për sektorin bujqësor, ku qeveria ka planifikuar 3 miliardë lekë për skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët gjatë vitit 2027.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm i projektbuxhetit janë investimet publike, të cilat parashikohen në nivelin 6.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas ministrit të Financave, investimet do të përqendrohen kryesisht në rrugë dhe projekte infrastrukturore, me një portofol projektesh që tejkalon vlerën 2 miliardë euro.

Ndërkohë, për arsimin parashikohet një fond prej 93.7 miliardë lekësh, duke shënuar rritje krahasuar me vitin e mëparshëm.

Nga ky financim, 1.1 miliardë lekë do të përdoren për rritjen e bursave të studentëve, ndërsa 400 milionë lekë janë planifikuar për përmirësimin e infrastrukturës bazë arsimore.

Gjithashtu, 500 milionë lekë do të shkojnë për programin pas shkolle dhe 100 milionë lekë për mbështetjen e kërkimit shkencor.

Sipas Malajt, projektbuxheti i vitit 2027 synon të ndërthurë rritjen e mbështetjes sociale me financimin e investimeve publike, arsimit dhe sektorëve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. /skyweb.al

Artikulli para

DOSJA E SPAK/ Burri i pastrueses: Nuk e kam bërë unë foton e kutisë me euro në Palasë!

Artikulli pas

Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite
Ekonomi

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

2 Nëntor, 2026
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ekonomi

Nis disheza e ndërtimit! Bie aktiviteti dhe porositë, çmimet mbeten në “qiell”

2 Nëntor, 2026
Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës
Aktualitet

Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

2 Nëntor, 2026
Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s’do të falë shpejtësinë!
Aktualitet

Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s’do të falë shpejtësinë!

2 Nëntor, 2026
“Gropë” 2 mln euro në Bashkinë Dibër, KLSH kap probleme të mëdha me menaxhimin e parave
Ekonomi

“Gropë” 2 mln euro në Bashkinë Dibër, KLSH kap probleme të mëdha me menaxhimin e parave

2 Nëntor, 2026
Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së
Ekonomi

“Çmenden” çmimet e apartamenteve në Durrës, ritmi i rritjes kalon rajonin dhe Europën

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

Të Përzgjedhura

Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër
Ekonomi

Nafta drejt çmimit 250 lekë/ litri nëse lufta përshkallëzohet dhe qeveria mban këtë nivel taksimi

Nga SkyWeb
18 Mars, 2026
0

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo të plotë
Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht

Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht

1 Qershor, 2025
Kompania Zvërnec South Adriatic Development njofton ndërprerjen e kontratës me Major Security pas incidenteve gjatë protestës së djeshme në Zvërnec

Kompania Zvërnec South Adriatic Development njofton ndërprerjen e kontratës me Major Security pas incidenteve gjatë protestës së djeshme në Zvërnec

31 Maj, 2026
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

Tatimet rimbursojnë 750 mijë euro për 4,535 individë, mesatarisht 165 euro secili

25 Korrik, 2026
Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

12 Maj, 2026

Të Fundit

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

2 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

2 Nëntor, 2026
Malaj mbron Buxhetin në Kuvend: 250 mln euro për pensionistët, dyfishim të bonusit

Malaj mbron Buxhetin në Kuvend: 250 mln euro për pensionistët, dyfishim të bonusit

2 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ Burri i pastrueses: Nuk e kam bërë unë foton e kutisë me euro në Palasë!

DOSJA E SPAK/ Burri i pastrueses: Nuk e kam bërë unë foton e kutisë me euro në Palasë!

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr