• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Gropë” 2 mln euro në Bashkinë Dibër, KLSH kap probleme të mëdha me menaxhimin e parave

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
“Gropë” 2 mln euro në Bashkinë Dibër, KLSH kap probleme të mëdha me menaxhimin e parave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar problematika financiare me vlerë rreth 196 milionë lekë në Bashkinë Dibër (rreth 2 mln euro), ndërkohë që institucioni vendor nuk ka respektuar afatet ligjore për të raportuar mbi zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

Gjetjet janë pasqyruar në raportin përfundimtar të auditimit financiar, ku KLSH ka analizuar edhe masat e ndërmarra nga Bashkia për shkeljet e konstatuara në kontrollet e mëparshme.

Sipas dokumentit të konsultuar nga Skyweb.al, auditimi i mëparshëm, që mbulonte periudhën 2023–2024, kishte evidentuar 94,374,651 lekë të ardhura të munguara për buxhetin vendor.

Krahas tyre, KLSH kishte konstatuar edhe 101,618,041 lekë efekte negative financiare në administrimin e fondeve publike, për të cilat kishte rekomanduar marrjen e masave për eliminimin e tyre.

Në total, bëhet fjalë për 195,992,692 lekë problematika financiare të evidentuara nga audituesit e shtetit.

Përveç masave financiare, KLSH kishte rekomanduar 44 masa organizative dhe 13 masa disiplinore, të cilat ishin pranuar nga Bashkia Dibër.

Por ajo që bie në sy në raportin e ri është mungesa e raportimit të Bashkisë për zbatimin e rekomandimeve të lëna.

Raporti i mëparshëm ishte dërguar zyrtarisht më 2 dhjetor 2025, ndërsa legjislacioni detyron subjektet e audituara të informojnë KLSH-në brenda 20 ditëve mbi planin e masave që do të ndërmarrin.

Nga verifikimi i dokumentacionit, audituesit kanë konstatuar se Bashkia Dibër nuk kishte kthyer përgjigje brenda këtij afati.

Situata është përsëritur edhe me detyrimin tjetër ligjor, sipas të cilit institucioni duhet të raportojë brenda gjashtë muajve mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve.

Edhe pas përfundimit të këtij afati, KLSH konstaton se Bashkia Dibër nuk kishte kthyer përgjigje.

Problematika nuk kufizohet vetëm te komunikimi me institucionin më të lartë të auditimit.

Sipas raportit, Bashkia kishte hartuar një plan veprimi për rekomandimet, por nuk kishte raportuar rregullisht as përpara Këshillit Bashkiak mbi ecurinë e zbatimit të tyre.

Ky është një detyrim i përcaktuar shprehimisht në nenin 50 të ligjit për financat e vetëqeverisjes vendore, i cili ngarkon kryetarin e Bashkisë me përgjegjësinë për përgatitjen e planit të veprimit dhe raportimin e rregullt në Këshill.

Gjetjet marrin rëndësi të veçantë për shkak se bëhet fjalë për të ardhura të munguara dhe efekte negative në menaxhimin e fondeve publike, për të cilat institucioni duhej të dokumentonte masat korrigjuese.

Madje, në kontrollin e rekomandimeve të mëparshme, KLSH ka konstatuar se për ngritjen e një sistemi efektiv të menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm, Bashkia nuk kishte marrë asnjë masë.

Në raportin e ri, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë gjithashtu opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare të vitit 2025, për shkak të gabimeve materiale dhe mangësive të konstatuara në raportimin e pasurive dhe detyrimeve financiare.

Kështu, krahas problemeve të trashëguara në administrimin e fondeve publike, Bashkia Dibër rezulton me shkelje të detyrimeve për llogaridhënie ndaj KLSH-së dhe raportim të rregullt përpara Këshillit Bashkiak. /skyweb.al 

Etiketat: bashkia diberklshrahim spahiu
Artikulli para

“Çmenden” çmimet e apartamenteve në Durrës, ritmi i rritjes kalon rajonin dhe Europën

Artikulli pas

Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s’do të falë shpejtësinë!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ekonomi

Nis disheza e ndërtimit! Bie aktiviteti dhe porositë, çmimet mbeten në “qiell”

2 Nëntor, 2026
Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës
Aktualitet

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së
Ekonomi

“Çmenden” çmimet e apartamenteve në Durrës, ritmi i rritjes kalon rajonin dhe Europën

2 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës
Ekonomi

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s’do të falë shpejtësinë!

Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s'do të falë shpejtësinë!

Të Përzgjedhura

Dheu i kujt ndërtuesi ishte ai për të cilin kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunoi zyrtarin e IKMT, Fatmir Meta?
Aktualitet

Dheu i kujt ndërtuesi ishte ai për të cilin kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunoi zyrtarin e IKMT, Fatmir Meta?

Nga SkyWeb
3 Mars, 2026
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur brenda ambienteve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku drejtuesi Fatmir...

Lexo të plotë
Italia gjobit Philip Morris me 7 milionë euro

Italia gjobit Philip Morris me 7 milionë euro

10 Qershor, 2026
Falimenton kompania ajrore, mijëra pasagjerë bllokohen në aeroporte

Falimenton kompania ajrore, mijëra pasagjerë bllokohen në aeroporte

29 Shtator, 2025
Trump thotë se SHBA-ja ka gjetur kurën për autizmin

Trump vendos tarifa të reja globale 10% pas vendimit të Gjykatës së Lartë

21 Shkurt, 2026
“The Times” rendit Valbonën si një nga destinacionet më të mira për aventurierët e natyrës

“The Times” rendit Valbonën si një nga destinacionet më të mira për aventurierët e natyrës

5 Mars, 2026

Të Fundit

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Nis disheza e ndërtimit! Bie aktiviteti dhe porositë, çmimet mbeten në “qiell”

2 Nëntor, 2026
Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

2 Nëntor, 2026
Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s’do të falë shpejtësinë!

Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s’do të falë shpejtësinë!

2 Nëntor, 2026
“Gropë” 2 mln euro në Bashkinë Dibër, KLSH kap probleme të mëdha me menaxhimin e parave

“Gropë” 2 mln euro në Bashkinë Dibër, KLSH kap probleme të mëdha me menaxhimin e parave

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr