• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kompania Zvërnec South Adriatic Development njofton ndërprerjen e kontratës me Major Security pas incidenteve gjatë protestës së djeshme në Zvërnec

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Kompania Zvërnec South Adriatic Development njofton ndërprerjen e kontratës me Major Security pas incidenteve gjatë protestës së djeshme në Zvërnec
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka ndërprerë me efekt të menjëhershëm kontratën me shoqërinë private të sigurisë “Major Security”, pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së banorëve në Zvërnec, ku një protestues u godit dhe u tërhoq zvarrë nga punonjës të sigurisë.

Ngjarja shkaktoi reagime të forta publike pas publikimit të pamjeve filmike, ku shihej ndërhyrja e dhunshme ndaj një qytetari që merrte pjesë në protestë. Pas incidentit, Policia arrestoi punonjësin e sigurisë Geraldo Biba, ndërsa procedoi Artur Gramin dhe Gazment Vathin. Ndërkohë, në kuadër të masave të marra pas ngjarjes, u pezullua edhe drejtori i Policisë së Vlorës.

Në një reagim publik, kompania ndërtuese deklaron se ka shqyrtuar me përgjegjësi të plotë materialet e bëra publike mbi sjelljen e shoqërisë së sigurisë dhe e konsideron të papranueshme vazhdimin e marrëdhënies kontraktuale me të.

Sipas kompanisë, për garantimin e sigurisë në zonën zhvillimore, të cilën ajo e cilëson si pronë private, ishte kontraktuar një kompani sigurie e pajisur me lejet dhe licencat përkatëse nga institucionet shtetërore dhe me përvojë në këtë fushë.

Megjithatë, “Zvërnec South Adriatic Development” thekson se kompania e sigurisë nuk ka pasur në asnjë moment udhëzime për të vepruar në kundërshtim me autorizimet ligjore apo në cenim të të drejtave të garantuara për qytetarët.

“Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Për këtë arsye, kompania njofton se ka ndërprerë menjëherë marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë.

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe u bën thirrje organeve kompetente të zhvillojnë një hetim të plotë dhe të paanshëm për ngjarjen, si dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës.

Kompania deklaron se qëndron në dispozicion të autoriteteve dhe palëve të tjera të interesuara, me gatishmëri dhe transparencë të plotë.

Në reagim, kompania thekson gjithashtu se marrëdhënia me komunitetin është thelbësore për investitorët dhe se në javët në vijim do të shtojë përpjekjet për një komunikim më të drejtpërdrejtë me banorët e zonës.

Nga ana tjetër, kompania shpreh keqardhje që, sipas saj, episodi i rëndë po përdoret për të shpërndarë në rrjetet sociale pamje të fabrikuara të projektit, me qëllim krijimin e perceptimit se zhvillimi do të dëmtojë natyrën.

“Zvërnec South Adriatic Development” pretendon se vlera ndërkombëtare e projektit qëndron pikërisht te përkushtimi për ta harmonizuar zhvillimin me natyrën, sipas standardeve të larta të mbrojtjes së ekosistemeve të veçanta të zonës.

Kompania njofton se projekti final do t’i prezantohet publikut në kohën e duhur, duke e cilësuar atë si një shembull të harmonisë mes zhvillimit dhe natyrës. /skyweb.al

Etiketat: artur gramigazmend vathigeraldo bibamajor security
Artikulli para

Një virus eksperimental godet kancerin e pankreasit, por mjekët kërkojnë KUJDES!

Artikulli pas

VIDEO/ Një zog shkatërroi motorin e avionit, por pilotët vijuan ngjitjen: Çfarë është shpejtësia V1 dhe pse është a pamundur të mos ngjitesh pasi e ke kaluar atë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
Aktualitet

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!
OP-ED

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë
Ekonomi

Familjet mbështeten te pensionet, afro 4 në 10 shqiptarë në rrezik varfërie ose përjashtimi social

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
VIDEO/ Një zog shkatërroi motorin e avionit, por pilotët vijuan ngjitjen: Çfarë është shpejtësia V1 dhe pse është a pamundur të mos ngjitesh pasi e ke kaluar atë

VIDEO/ Një zog shkatërroi motorin e avionit, por pilotët vijuan ngjitjen: Çfarë është shpejtësia V1 dhe pse është a pamundur të mos ngjitesh pasi e ke kaluar atë

Të Përzgjedhura

Qeni kafshon 3-vjeçarin në Tiranë, qyteti i mbushur me kafshë agresive pa kontroll nga pronarët
Aktualitet

Qeni kafshon 3-vjeçarin në Tiranë, qyteti i mbushur me kafshë agresive pa kontroll nga pronarët

Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 3-vjeçar është kafshuar nga një qen. Sipas njoftimit të...

Lexo të plotë
Nafta i afrohet sërish çmimit të 100 dollarëve për fuçi

Nafta i afrohet sërish çmimit të 100 dollarëve për fuçi

9 Prill, 2026
Ligji i ri, një kategori artistësh mund të dalin në pension që 47 vjeç

Ligji i ri, një kategori artistësh mund të dalin në pension që 47 vjeç

2 Shtator, 2026
Rama i tha mos i bëj tre, por ajo foli sërish, Balla për Spiropalin: Ajo nuk vjen në mbledhje grupi

Rama i tha mos i bëj tre, por ajo foli sërish, Balla për Spiropalin: Ajo nuk vjen në mbledhje grupi

11 Qershor, 2026
SHBA godet me tarifa 60 vende të reja, përfshirë edhe BE

SHBA godet me tarifa 60 vende të reja, përfshirë edhe BE

24 Korrik, 2026

Të Fundit

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Ryanair mbyll bazën në Berlin, reduktohen fluturimet nga tetori

“Ryanair” dhe “easyJet” anulojnë mijëra fluturime

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr