• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 28 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Fshihej në Francë, arrestohet Ermal Beqiri, një ndër “kokat” e skandalit AKSHI: Shqyrtohet mundësia e spiunazhit, pritet ekstradimi në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Korrik, 2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Fshihej në Francë, arrestohet Ermal Beqiri, një ndër “kokat” e skandalit AKSHI: Shqyrtohet mundësia e spiunazhit, pritet ekstradimi në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ermal Beqiri, biznesmeni i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për dosjen e tenderave të AKSHI-t, është arrestuar në Francë, sipas raportimeve të mediave franceze.

Ai dyshohet se ishte piloti i një avioni të vogël civil që fluturoi në mënyrë të pazakontë mbi centralin bërthamor të Penly, në Normandi, duke zbritur nën lartësinë e lejuar për një zonë të ndjeshme.

Pas sinjalizimit, Forcat Ajrore dhe Hapësinore Franceze ndërhynë dhe e shoqëruan avionin drejt aeroportit të Albertit, ku piloti u arrestua nga policia.

Gjatë kontrollit fizik, autoritetet franceze raportohet se gjetën tre pajisje AirTag të fshehura në rrobat e tij. Ky element, së bashku me itinerarin e pazakontë të fluturimit dhe deklarimet e paqarta, ka ngritur dyshime te hetuesit francezë.

I ndaluari ka pretenduar se kishte gabuar lartësinë e fluturimit dhe se në momentin kur kaloi mbi centralin bërthamor po fliste në telefon me nënën e tij.

Sipas medias franceze “Le Journal du Dimanche”, autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë që fluturimi të lidhej me veprimtari të tjera të paligjshme, ndërsa nuk përjashtohet as pista e spiunazhit.

Piloti është dënuar me procedurë të përshpejtuar me një gjobë prej 7 mijë eurosh për shkeljen e hapësirës së ndaluar ajrore. Më pas ai i është dorëzuar Zyrës Qendrore Franceze për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

Raportimet franceze e identifikojnë të arrestuarin si “Ermal B.”, shtetas shqiptar i kërkuar nga autoritetet shqiptare. Të dhënat paraprake tregojnë se bëhet fjalë për Ermal Beqirin, por pritet ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare ose franceze.

Beqiri është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa akuzohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik. 

Pas përfundimit të procedurave në Francë, pritet që autoritetet të shqyrtojnë ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Artikulli para

Detajet e arrestimit të Ermal Beqirit, autoritetet franceze dyshime për spiunazh: U kap duke fluturuar mbi një çentral bërthamor

Artikulli pas

Avionit të Ryanair i shpërthyen katër goma gjatë uljes në Bergamo, raporti zbulon gabimet e ekuipazhit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin
Aktualitet

Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

28 Tetor, 2026
Tregjet mbi “gjemba”, Trump njofton “D-Day Ekonomik” ndaj Iranit, fokusi te Kina
Aktualitet

Donald Trump kërkon të ndryshojë termin inteligjencë artificiale

28 Tetor, 2026
Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….
Aktualitet

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin: A e kopjoi qeveria Paketën Fiskale?

28 Tetor, 2026
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika
Aktualitet

Si po mbrohet nga burgu Guvernatori Gent Sejko, teksa SPAK ka sekuestruar telefona dhe kompjuterë

28 Tetor, 2026
“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci
Aktualitet

Pa marrëveshje për “tortën”, Bastet e Call Center-at në kaos: Secili për vete, bilardot vendosin tabela për të shmangur goditjet e papritura të policisë

28 Tetor, 2026
Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!
Aktualitet

Rama reagon për paketën fiskale: Grini sallatën tuaj, por nesër miratojmë buxhetin 10 mld euro

27 Tetor, 2026
Artikulli pas
Avionit të Ryanair i shpërthyen katër goma gjatë uljes në Bergamo, raporti zbulon gabimet e ekuipazhit

Avionit të Ryanair i shpërthyen katër goma gjatë uljes në Bergamo, raporti zbulon gabimet e ekuipazhit

Të Përzgjedhura

AKU shkrihet pas problematikave të theksuara me sigurinë ushqimore, çfarë ndodh me punonjësit
Aktualitet

AKU shkrihet pas problematikave të theksuara me sigurinë ushqimore, çfarë ndodh me punonjësit

Nga SkyWeb
6 Prill, 2025
0

Nga data 13 maj, AKU, AKVMB dhe Akuakultura nuk do të ekzistojnë më. Në bazë të ligjit për inspektimin, shërbimet...

Lexo të plotë
Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

27 Mars, 2026
Paracetamoli gjatë shtatzënisë i rrezikshëm? Del studimi i ri

Paracetamoli gjatë shtatzënisë i rrezikshëm? Del studimi i ri

17 Janar, 2026
Londra synon të hedhë në treg “arin digjital”

Londra synon të hedhë në treg “arin digjital”

3 Shtator, 2025
“Bufi” dhe “miu” zbresin sot në shesh: Rama kërkon +71, Berisha përmbysjen, të rinjtë konfirmimin

“Bufi” dhe “miu” zbresin sot në shesh: Rama kërkon +71, Berisha përmbysjen, të rinjtë konfirmimin

11 Prill, 2025

Të Fundit

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Rama premtoi rritje pensionesh, por kush përfiton dhe sa

28 Tetor, 2026
Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

28 Tetor, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

Rritja e TVSH-së në akomodim, Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër: Rrezikohet konkurrueshmëria

28 Tetor, 2026
Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

28 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr