• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

Editor Nga Editor
2 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Konsumatorët që përdorin shërbimet “Buy Now, Pay Later” (BNPL), “Bjej tani, paguaj më vonë”,  të cilat u mundësojnë të blejnë produkte menjëherë dhe të paguajnë më vonë me këste, po përballen me kontrolle më të rrepta financiare, pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja në korrik.

Këto shërbime, të ofruara nga kompani si Klarna dhe Clearpay, kanë funksionuar prej kohësh si një formë kredie, por tashmë i nënshtrohen zyrtarisht mbikëqyrjes dhe rregullimit nga autoritetet përkatëse.

Sipas rregullave të reja, kompanitë duhet të kenë miratimin e autoriteteve rregullatore për të ushtruar aktivitetin e tyre. Ndryshimet u japin konsumatorëve më shumë mbrojtje, përfshirë mundësinë për të kërkuar rimbursim dhe për t’iu drejtuar mekanizmave të pavarur të shqyrtimit të ankesave në rast problemesh.

Një nga ndryshimet kryesore është detyrimi për të kryer kontrolle mbi aftësinë paguese të klientëve për çdo transaksion BNPL. Kjo do të thotë se përdoruesit mund të mos lejohen të kryejnë një blerje nëse vlerësohet se nuk kanë mundësi financiare për të shlyer këstet.

Kontrollet ndryshojnë në varësi të vlerës së blerjes dhe shumës së marrë hua. Si pasojë, edhe klientët që kanë përdorur më parë këto shërbime mund të përballen me refuzimin e një transaksioni ose me uljen e ndjeshme të limitit të tyre të kreditimit.

Për të shmangur kufizimet financiare, ekspertët këshillojnë konsumatorët të tregohen më të kujdesshëm me blerjet dhe të vlerësojnë nëse produktet që duan të blejnë janë vërtet të nevojshme apo mund të shtyhen për një moment tjetër.

Sara Williams, ish-këshilltare vullnetare për borxhet pranë organizatës Citizens Advice, rekomandon gjithashtu shmangien e blerjeve të panevojshme që kërkojnë limite të larta kredie, anulimin e abonimeve që rëndojnë buxhetin dhe kërkimin e ndihmës nga organizatat që ofrojnë këshillim për personat në vështirësi financiare.

Ajo thekson se përdorimi i shërbimeve BNPL për të përballuar shpenzimet bazë mund të jetë një shenjë e vështirësive ekonomike dhe se në këto raste konsumatorët duhet të kërkojnë ndihmë sa më herët.

Ndërkohë, personat që kanë vështirësi në shlyerjen e kredive, përfshirë pagesat me këste, këshillohen të mos presin derisa borxhet të dalin jashtë kontrollit. Platforma qeveritare britanike MoneyHelper ofron këshillim falas për menaxhimin e detyrimeve financiare, identifikimin e ndihmave ekonomike dhe përcaktimin e faturave që duhet të paguhen me përparësi.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për ofertat e dyshimta për zgjidhjen e borxheve që promovohen në rrjetet sociale, duke këshilluar konsumatorët të verifikojnë gjithmonë besueshmërinë e tyre përpara se të ndjekin këshilla të tilla. /skyweb.al

Etiketat: blerjet me keste
Artikulli para

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura
Ekonomi

Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

2 Nëntor, 2026
Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit
Ekonomi

Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

2 Nëntor, 2026
Rritja e kostove të çipave vë nën presion fitimet e Apple
Ekonomi

Rritja e kostove të çipave vë nën presion fitimet e Apple

2 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

“Do të rriten çmimet!” BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla

2 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite
Ekonomi

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

2 Nëntor, 2026
Malaj mbron Buxhetin në Kuvend: 250 mln euro për pensionistët, dyfishim të bonusit
Ekonomi

Malaj mbron Buxhetin në Kuvend: 250 mln euro për pensionistët, dyfishim të bonusit

2 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Tetori Rozë, SIGAL i kujton çdo gruaje rëndësinë e kujdesit, kontrollit dhe sigurimit
Ekonomi

Tetori Rozë, SIGAL i kujton çdo gruaje rëndësinë e kujdesit, kontrollit dhe sigurimit

Nga SkyWeb
17 Tetor, 2025
0

Kanceri i gjirit mund të parandalohet, mund të zbulohet herët dhe mund të mposhtet. 90% e grave ia dalin. Çdo grua...

Lexo të plotë
Produktet për shëndetin e zorrëve të foshnjave po pushtojnë tregun, ekspertët kërkojnë kujdes

Produktet për shëndetin e zorrëve të foshnjave po pushtojnë tregun, ekspertët kërkojnë kujdes

7 Mars, 2026
SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

16 Qershor, 2026
Kërcënim me bombë, avioni i Turkish Airlines bën ulje emergjente në Barcelonë

Kërcënim me bombë, avioni i Turkish Airlines bën ulje emergjente në Barcelonë

15 Janar, 2026
Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

15 Janar, 2026

Të Fundit

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

2 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

2 Nëntor, 2026
Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr