• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

I dorëzoi detyrën ministrit të ri, Balluku komenton akuzat e SPAK: Jam rritur me gjyqet publike, s’kam lidhje me korrupsionin

Editor Nga Editor
6 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
I dorëzoi detyrën ministrit të ri, Balluku komenton akuzat e SPAK: Jam rritur me gjyqet publike, s’kam lidhje me korrupsionin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ish-zv/kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komentuar për herë të parë akuzat nga SPAK. Ajo tha se ka vendosur të heshtë pasi beson se çështjet juridike duhet të kenë rrjedhën që i parashikon ligji.

Balluku theksoi se nuk ka pasur kurrë lidhje me korrupsionin dhe deklaroi se nuk e ka penguar kurrë drejtësinë. Përkundrazi ajo theksoi se nxit prokurorinë që të hetojë për të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën.

“Do desha të thosha shkurt për herë të parë disa fjalë për atë që ka ndodhur dhe atë që është thënë në muajt e fundit. Kam marrë vendim personal me vullnet të lirë që të hesht për një çështje juridike pasi besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në mediat sociale, as në banaqet mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj siç e parashikon ligji.

Kam vendosur ndryshe nga shumë të tjerë të mos analizoj, të mos shaj, anatemoj dhe të jem konsistente, në qëndrimin tim sa i përket drejtësisë. Nëse do i ktheheni deklaratave të mia publike nuk do gjeni asnjë deklaratë të kundërshtojë tjetrën. Besoj që drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Drejtësia e re si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Edi Ramës dhe PS, si produkt i një Shqipërie europiane duhet të vazhdojë të jetë frymëzimi i këtij vendi pasi u krye për t’i kthyer besimin qytetarëve te një drejtësi e drejtë dhe e pavarur.

Nuk do më dëgjoni kurrë as ta lëvdoj kur godet kundërshtarët e mi politikë, as ta anatemoj kur kjo drejtësi mund të prekë interesat e mi personalë. Nuk do më dëgjoni të përmend prokurorë e gjyqtarë dhe secili duhet të jetë i lirë për të vendosur dhe gjykuar pa qenë i ndikuar nga gjyqet publike, nga gjysmë të vërtetat, nga të pavërtetat apo gënjeshtrat. Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin dhe nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh dhe që nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministre apo zv/kryeministre të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Nuk kam as 300, as 20 dhe as 3 apartamente. Nuk kam as jahte, as limuzina, as helikopterë as avionë.

Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik, që bëhet me lehtësinë më të madhe në këtë vend, por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqet publike dhe ndoshta kurrizi ma mban më mirë se kujtdo tjetër gjyqin publik pasi jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time. Secili ka mënyrën e tij, jam munduar të bëj më të mirën. Por as nuk e kam penguar drejtësinë dhe as nuk do ta pengoj kurrë drejtësinë tek e cila besoj dhe e kam mbështetur si një pjesë integrale e një Shqipërie europiane”, tha Balluku.

E emocionuar para stafit të saj, Balluku i bëri deklaratat gjatë prezantimit të ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

“Nuk më ndihmon t’ju shoh përballë me emocion, kështu që kjo skuadër ka një fat të madh sot pasi në krahun tim, është ulur një prej jush dhe do desha të thoja dy fjalë përsa i përket ngritjes së kapaciteteve njerëzore”, tha Balluku.

Për ministrin e ri, ajo tha se ai është rritur në këtë ministri dhe është “provë e gjallë” e zhvillimit të aseteve të administratës publike. /skyweb.al

Etiketat: belinda balluku
Artikulli para

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Lagardère Travel Retail organizojnë Ditën e Rekrutimit, duke prezantuar rritjen dhe mundësitë e reja të karrierës

Artikulli pas

Rreth 1 000 anije të bllokuara te ngushtica e Hormuzit, sa ndikon ajo në tregtinë globale?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet
Aktualitet

Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut
Aktualitet

Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

22 Tetor, 2026
Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”
Ekonomi

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rreth 1 000 anije të bllokuara te ngushtica e Hormuzit, sa ndikon ajo në tregtinë globale?

Rreth 1 000 anije të bllokuara te ngushtica e Hormuzit, sa ndikon ajo në tregtinë globale?

Të Përzgjedhura

Efektet e pesë minutave ushtrime në ditë, ndikojnë deri tek jetëgjatësia
Shëndet

Efektet e pesë minutave ushtrime në ditë, ndikojnë deri tek jetëgjatësia

Nga Editor
18 Maj, 2026
0

Rritje të vogla të aktivitetit fizik si pjesë e jetës sonë të përditshme mund të sjellin përfitime afatgjata për shëndetin...

Lexo të plotë
Kur udhëtimet humbin një ritual, vulat e pasaportave do të jenë një gjë e së kaluarës

Kur udhëtimet humbin një ritual, vulat e pasaportave do të jenë një gjë e së kaluarës

23 Dhjetor, 2025
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

18 Shtator, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

A ia vlen të investosh në blerjen e pronave? Tregu mund ta ketë arritur kulmin

1 Shtator, 2025
Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

9 Korrik, 2026

Të Fundit

Prekte vetëm gjedhët, Franca konfirmon rastin e parë të virusit Shamonda te njeriu

Prekte vetëm gjedhët, Franca konfirmon rastin e parë të virusit Shamonda te njeriu

22 Tetor, 2026
Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet

Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Euro bie sërish, i afrohet pragut të 90 lekëve

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr