• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria njofton mbylljen e akteve nënligjore deri në fund të majit dhe nisjen e Paqes Fiskale gjatë verës

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria po i hap rrugë zbatimit të paketës së re fiskale, ku në fokus janë falja e detyrimeve të vjetra dhe marrëveshja e ashtuquajtur e “paqes fiskale” me bizneset.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se brenda muajit maj do të përfundojnë aktet nënligjore dhe udhëzimet për zbatimin e dy ligjeve kryesore, pas konsultimeve me institucionet ndërkombëtare .

Ligji për fshirjen e detyrimeve parashikon faljen e plotë të borxheve të papaguara në tatime dhe dogana deri më 31 dhjetor 2014. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për një shumë që arrin rreth 1 miliard euro detyrime të akumuluara ndër vite .

Për detyrimet më të reja, nga viti 2015 deri në 2019, ligji parashikon falje të pjesshme. Tatimpaguesit mund të përfitojnë nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, ndërsa pjesa tjetër fshihet. Një alternativë tjetër është pagesa e 75% të detyrimit deri në fund të vitit 2026, duke përfituar fshirjen e pjesës së mbetur dhe të gjitha gjobave e kamatëvonesave .

Për detyrimet e krijuara nga viti 2020 deri në fund të vitit 2024, parashikohet vetëm fshirja e gjobave dhe interesave, me kusht që të paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026. E njëjta skemë aplikohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore .

Paralelisht me këtë ligj, paketa përfshin edhe marrëveshjen e “paqes fiskale”, e cila u mundëson bizneseve të mëdha të hyjnë në një marrëveshje vullnetare me administratën tatimore për parapagimin e tatimfitimit.

Sipas kësaj skeme, bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit do të parapaguajnë tatimin mbi një bazë të rritur, që llogaritet si fitimi i vitit të kaluar plus një marzh shtesë prej 18%. Nëse fitimi real e tejkalon këtë nivel, mbi diferencën aplikohet një tatim shtesë prej 5% .

Në këmbim, subjektet që hyjnë në këtë marrëveshje përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit, si dhe mundësinë për të rideklaruar pasqyrat financiare të pesë viteve të fundit pa penalitete, duke paguar vetëm 5% tatim për diferencat e deklaruara .

Nga kjo skemë përjashtohen bizneset ndaj të cilave janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion fiskal.

Me këtë paketë, qeveria synon të ulë stokun e borxheve të vjetra, të formalizojë ekonominë dhe të krijojë një marrëdhënie të re bashkëpunimi me biznesin, duke reduktuar konfliktet dhe duke rritur të ardhurat në buxhet. /skyweb.al

Artikulli para

Shqipëria hyn në prodhimin e anijeve ushtarake, “Kayo” firmos marrëveshje me gjigantin italian Fincantieri

Artikulli pas

BB: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance
Ekonomi

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”
Ekonomi

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
Aktualitet

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!
Ekonomi

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
BB: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

BB: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Të Përzgjedhura

U nisën për mirë, por….! Gjiganti i ajrit A350 i Iberia-s dëmtohet për shkaqe banale në Ekuador
Aviacion

U nisën për mirë, por….! Gjiganti i ajrit A350 i Iberia-s dëmtohet për shkaqe banale në Ekuador

Nga SkyWeb
5 Qershor, 2026
0

Një avion Airbus A350-941 i kompanisë spanjolle Iberia është dëmtuar gjatë një ceremonie tradicionale pritjeje me ujë në Aeroportin Ndërkombëtar...

Lexo të plotë
DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

7 Dhjetor, 2025
Infrastrukturë për temperatura mbi 55 gardë Celsius, si po bëhet gati Europa për “katastrofën e heshtur”

Infrastrukturë për temperatura mbi 55 gardë Celsius, si po bëhet gati Europa për “katastrofën e heshtur”

1 Gusht, 2026
Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

6 Tetor, 2026
Marrëveshja e madhe, Boeing pritet t’i shesë turqve 250 avionë: Erdogani shpreson rikthimin në programin F-35

Marrëveshja e madhe, Boeing pritet t’i shesë turqve 250 avionë: Erdogani shpreson rikthimin në programin F-35

26 Shtator, 2025

Të Fundit

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr