• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pronari i restorantit në Gjermani përshtat oraret e punës së grave sipas ciklit menstrual

Editor Nga Editor
23 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Pronari i restorantit në Gjermani përshtat oraret e punës së grave sipas ciklit menstrual
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një pronar restoranti në Bad Hindelang, Bavari, ka vendosur të marrë parasysh dhimbjet e forta menstruale të punonjëseve të tij gjatë hartimit të orareve të punës.

Peter Brutscher, pronar i restorantit Schlosskeller, tregon se prej vitesh u mundëson punonjëseve që vuajnë nga dhimbje të forta menstruale të mos caktohen në turne për 2 deri në 4 ditë, pa qenë nevoja të justifikohen apo të diskutojnë gjatë për gjendjen e tyre.

Ai thekson se ngërçet, të përzierat dhe problemet me qarkullimin e gjakut nuk duhen nënvlerësuar, sidomos në gastronomi, ku puna kërkon qëndrimin për orë të tëra në këmbë, bartjen e pjatave të rënda dhe përballimin e stresit.

“Cikli menstrual nuk duhet të injorohet, por të kuptohet”, është parimi i tij.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton automatikisht ditë shtesë pushimi me pagesë. Sipas raportimeve, punonjëset mund t’i zhvendosin turnet në një javë tjetër.

Se sa i përhapur është ky problem në Gjermani, e dëshmon edhe një studim i Institutit për Kërkime të Tregut të Punës (IAB):

63% e grave të anketuara thonë se shqetësimet menstruale ndikojnë në kryerjen e detyrave të përditshme në punë.

23% ndihen shumë të kufizuara nga këto shqetësime.

Vetëm 13% kanë munguar të paktën një ditë të plotë pune për shkak të dhimbjeve gjatë gjashtë muajve.

56% e grave që ndihen shumë të kufizuara nuk kanë marrë asnjë ditë pushim mjekësor.

Studimi përfshiu 2.107 gra të punësuara, të moshës 25 deri në 55 vjeç, të anketuara në pranverën e vitit 2026.

Një tjetër e dhënë shqetësuese është se, ndonëse më shumë se 80% mendojnë se gratë nuk duhet t’i fshehin shqetësimet menstruale në vendin e punës, 64% pranojnë se në realitet i fshehin ato. Më shumë se gjysma kanë frikë se mund të konsiderohen më pak të afta për punë nëse flasin hapur për këtë çështje.

Rasti i këtij restoranti rikthen në vëmendje një debat të rëndësishëm: A duhet që punëdhënësit të përshtatin oraret e punës edhe sipas nevojave shëndetësore të grave?

Sepse jo çdo dhimbje shihet, por kjo nuk do të thotë se nuk ekziston. /skyweb.al

Etiketat: grate
Artikulli para

Toyota, Honda dhe Nissan standardizojnë pjesët e këmbimit të makinave për të konkurruar prodhuesit kinezë

Artikulli pas

BE heton Coca-Cola-n për abuzim me pozitën dominuese në treg

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual
Shëndet

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual

21 Nëntor, 2026
Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë
Shëndet

Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë

21 Nëntor, 2026
Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri
Shëndet

Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri

21 Nëntor, 2026
ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë
Shëndet

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

20 Nëntor, 2026
IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale
Shëndet

IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale

20 Nëntor, 2026
Vaksina kundër HPV-së parandalon disa lloje kanceri, por vaksinimi i adoleshentëve mbetet i pabarabartë në Europë
Shëndet

Vaksina kundër HPV-së parandalon disa lloje kanceri, por vaksinimi i adoleshentëve mbetet i pabarabartë në Europë

20 Nëntor, 2026
Artikulli pas
BE heton Coca-Cola-n për abuzim me pozitën dominuese në treg

BE heton Coca-Cola-n për abuzim me pozitën dominuese në treg

Të Përzgjedhura

Kjo luginë në Kalabri prodhon 90% të Bergamotit në botë, fruti që aromatizon edhe parfumin Chanel No.5
Turizëm

Kjo luginë në Kalabri prodhon 90% të Bergamotit në botë, fruti që aromatizon edhe parfumin Chanel No.5

Nga SkyWeb
21 Gusht, 2025
0

Një sipërfaqe e vogël toke në Kalabri, mes kodrave dhe detit të ngushticës së Mesinës, prodhon mbi 90 për qind...

Lexo të plotë
Krizat kapin krizën, ligji për rezervat e naftës u premtua që para 7 vitesh

Krizat kapin krizën, ligji për rezervat e naftës u premtua që para 7 vitesh

18 Mars, 2026
Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

23 Prill, 2026
A është vërtet e mundur të “ruash” gjumin për më vonë?

A është vërtet e mundur të “ruash” gjumin për më vonë?

1 Shkurt, 2026
SPAK sekuestron pasuritë milionëshe të Agasit dhe Beqirit, goditet edhe Mirlinda Karçanaj

SPAK sekuestron pasuritë milionëshe të Agasit dhe Beqirit, goditet edhe Mirlinda Karçanaj

21 Prill, 2026

Të Fundit

BE heton Coca-Cola-n për abuzim me pozitën dominuese në treg

BE heton Coca-Cola-n për abuzim me pozitën dominuese në treg

23 Nëntor, 2026
Pronari i restorantit në Gjermani përshtat oraret e punës së grave sipas ciklit menstrual

Pronari i restorantit në Gjermani përshtat oraret e punës së grave sipas ciklit menstrual

23 Nëntor, 2026
Toyota, Honda dhe Nissan standardizojnë pjesët e këmbimit të makinave për të konkurruar prodhuesit kinezë

Toyota, Honda dhe Nissan standardizojnë pjesët e këmbimit të makinave për të konkurruar prodhuesit kinezë

23 Nëntor, 2026
VIDEO/ Si duket nga brenda avioni gjigant që lidh Tiranën me Toronton: Njihuni me Airbus A330, “ambasadori” i parë përtej Atlantikut në Shqipëri

VIDEO/ Si duket nga brenda avioni gjigant që lidh Tiranën me Toronton: Njihuni me Airbus A330, “ambasadori” i parë përtej Atlantikut në Shqipëri

23 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr